CERTIFIKATË PËR AKREDITIM TË PROGRAMIT TË VAZHDUESHËM PROFESIONAL

Çertifikata për pikët akredituese të konferencës nderkombëtare ICMS e çertifikuar nga oda e mjekëve të Kosovës

Në bazë të kërkesës së KSHM “REZONANCA” me seli në adresë Veternik-Prishtinë, me përfaqësues të autorizuar Adelina Shuki, në bazë të dokumentacionit
të paraqitur pranë Komisionit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional të OMK-së, Komisioni për EVP vlerëson se :
Aplikuesi në cilësi të shoqatës, institucionit të arsimit të lartë Kolegji i Shkencave Mjekësore “REZONANCA” për aktivitetin Konferencë Mjekësore dy ditore, në bazë të përshkrimit të përmbajtjes së aktivitetit, akreditohet aktiviteti në kuadrin e edukimit të vazhdueshëm profesional .Aktiviteti akreditohet në cilësi të Konferencës vendore me gjithësej 15 pikë për pjesëmarrje aktive dhe 10 pikë pjesëmarrje pasive .
Me këtë certifikatë vërtetohet se aktiviteti ka përmbushur kriteret për të plotësuar nivelin e kompetencave të nevojshme në procesin e edukimit të vazhdueshëm profesional të mjekëve
Kjo certifikatë verifikon përshtatshmërinë e aktivitetit lidhur me procesin e edukimit të vazhdueshëm profesional.

KËSHILLË JURIDIKE : Ndaj këtij akti, pala e pakënaqur mund të paraqesë ankesë në afat prej 30 ditëve nga dita pranimit të tij. Ankesa duhet parashtruar pranë Këshillit Drejtues të OMK-së

 

Leave a Reply