KOLEGJI “REZONANCA” ORGANIZOJ TRAJNIMIN ME TEMË “TRAJNIM I AVANCUAR I TRAUMËS PËR MJEKËT, INFERMIERËT DHE STUDENTET E MJEKËSISË”

Kolegji “REZONANCA” në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Kosovë organizoi trajnimin dy ditorë me temën “Tranimi i avancuar i traumas për mjekët , infermierët dhe studentët e mjeksisë” .

Qëllimi i ketij trajnimi në kolegjin “REZONANCA” nga ligjëruesit Prof.Dr. Bernard M JAFFE, Dr.Donna Jean TESI, Dr.Robert Emmett REILY ,Dr. Jeremy Richard JOHN për studentët ishin :ndihma e pare dhe e saktë tek rastet traumatike , dallimi i llojeve të traumave dhe se si duhet reaguar njerëzit që ndodhen afër një aksidenti të ndodhur .
Kolegji “REZONANCA” falenderon ligjëruesit, studentët, mjekët, infermierët, drejtorët e qendrave Emergjente nga anë të ndryshme të Kosovës, që na nderuan me prezencën e tyre në kolegjin tonë, ku me anë të pytjeve të ndryshme dhe përgjigjjet e tyre ata ndanë me ne përvojën e tyre shumë vjeçare në fushën e mjeksisë Emergjente .
Organizimet e tilla nuk do të mungojnë nga kolegji “REZONANCA” dhe dita ditës po tregon që eshtë lider në fushën e mjeksisë , ku me konferenca , trajnime dhe seminarë të ndryshëm po bënë informimin e opinionit me më të rejat në këtë fushë , e cila ka ndikim të madhë ne jetën e qytetarëve.

Leave a Reply