Procesi Pranimit

Me vendimin nr. 641/15, të datës 13.07.2015 dhe vendimin nr. 820/15, të datës 31.08.2015 të AKA, programet studimore të Kolegjit të Shkencave Mjekësore "REZONANCA"

1. Stomatologji – Programi i integruar (300 ECTS)

2. Bachellor i Shkencave të Farmacisë komunitare (180 ECTS)

3. Bachellor i Shkencave të Fizioterapisë (180 ECTS)

4. Bachellor i Shkencave të Biokimisë Laboratorike (180 ECTS)

5. Bachellor i Shkencave të Mjekësisë Sanitare (180 ECTS)

6. Bachellor i Shkencave të Infermierisë (180 ECTS)

7. Bachellor i Shkencave të Radiologjisë Duagnostike (180 ECTS)

8. Magjistër i Shkencave të Farmacisë (120 ECTS)

9. Magjistër i Shkencave të Infermierisë (120 ECTS)

10. Magjistër i Shkencave të Radiologjisë Diagnostike (120 ECTS)

Janë të akredituara për periudhën 1 tetor 2015 – 30 shtator 2018.

A mund të paraqitem në konkurs?

Në konkurs mund të aplikoni nëse plotësoni një nga këto kushte:

-keni diplomuar në ndonjë shkollë të mesme të Kosovës, me programet e të cilës keni dëgjuar Biologji, Kimi dhe Fizikë;

-keni diplomuar në ndonjë shkollë të mesme të Kosovës, të profesioneve mjekësore, ose të farmacisë;

-keni diplomuar në ndonjë shkollë të mesme të shteteve të tjera (duhet të paraqitni certifikatën dhe diplomën për kryerjen e shkollimit 12-vjeçar);

Nëse jeni të graduar në një institucion të shkollimit të lartë, nga lëmenjtë e shkencave mjekësore ose shkencave natyrore (Biologji, Kimi, Fizikë), i plotësoni kushtet për pranim.

Njohjen e certifikatave, përkatësisht diplomave të jashtme duhet ta bëni në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Procedura e seleksionimit

1 . Për nxënësit që nuk kanë pasur provim të maturës, si dhe për kandidatët të cilët nuk e kanë kryer shkollën e mesme në Republikën e Kosovës:

Deri 20% të pikëve mund t’i arrini nga suksesi në shkollën e mesme (secila dëftesë e shkollës së mesme, nëse suksesi është maksimal, vlerësohet me pesë pike);

Deri 80% të pikëve mund t’i arrini në provimin pranues.

2. Për nxënësit që e kanë dhënë me sukses provimin e maturës:

Deri në 20% të pikëve mund t’i arrini nga suksesi në shkollën e mesme (secila dëftesë e shkollës së mesme, nëse suksesi është maksimal, vlerësohet me pesë pike);

Deri në 50% të pikëve mund t’i arrini nga provimi i maturës;

Deri në 30% të pikëve mund t’i arrini në provimin pranues.

Seleksionimi do të bëhet nëpër dy faza:

1. Faza e parë: Vlerësimi akademik (vlerësimi i njohurive nga lëndët: Biologji, Kimi dhe Fizikë) – 30% të pikëve (për
nxënësit që kanë dhënë me sukses provimin e maturës), përkatësisht 80% (për nxënësit që nuk kanë pasur provim të maturës);

2. Faza e dytë: Vlerësimi i kualiteteve personale joakademike

a. vlerësimi i shkathtësive komunikuese dhe psiko-motorike;

b. vlerësimi i qëndrimeve dhe tipareve personale, dhe

c. vlerësimi i personalitetit.

Në fazën e dytë të seleksionimit kalojnë kandidatët që arrijnë së paku 20% nga numri maksimal i pikëve në testin e
vlerësimit akademik.

Për të plotësuar kushtin për rangim, kandidatët duhet që në fazën e dytë të seleksionimit të paktën të arrijë vlerësimin –
“Rekomandohet për pranim”.

Për paraqitje në konkurs duhet të sjellni:

– Dëftesat e shkollës së mesme;

– Diplomën e shkollës së mesme;

– Fletë-aplikacionin (të cilin e merrni në Institucion).

– Vendimin nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mbi njohjen e dëftesave dhe diplomave të lëshuara jashtë
vendit.

Nëse pranoheni në studime, për regjistrim duhet të paraqitni:

- Fletë-aplikacionin për regjistrim (të cilin e merrni në Institucion);

– Dy fotografi për indeks (formati 4.5 x 6 cm);

– Fletëpagesën për këstin e parë.

Me rastin e regjistrimit ju do të nënshkruani Kontratën me Institucionin.

- Në kontrat nënshkruhet studenti dhe rektorati i KSHM Rezonanca

1. Detaje lidhur me vlerësimin akademik

Qëllimi kryesor i fazës së parë është vlerësimi i nivelit akademik lidhur me njohuritë nga biologjia, kimia dhe fizika,
sipas programit të shkollave të mesme.

1. a. Katalogu i njohurive nga Biologjia:

– Dallimet ndërmjet kafshëve prokariote dhe eukariote.

– Dallimet ndërmjet kafshëve heterotrofe dhe autotrofe.

– Karbohidratet. Ndarja e karbohidrateve.

– Struktura e proteinave

– Struktura kimike e aminoacideve

– Struktura kimike e ADN-së. Elementet kimike që ndodhen në ADN

– Bazat azotike që gjenden tek ARN-m dhe te ADN-ja?

– Llojet e ARN dhe funksioni i tyre

– Mitoza. Fazat e mitozës dhe çka ndodhë gjatë secilës fazë të mitozës.

– Organelet qelizore (ndërtimi dhe funksioni) – lizozomet, mitokondriet, kompleksi i Golxhit, retikulumi endoplazmatik.

– Enzimat. Substrati i veprimit të enzimave kryesore. Emërtimi i tyre

– Difuzioni. Osmoza. Transporti aktiv i substancave nëpër membranën qelizore

– Fagocitoza dhe pinocitoza

– Qarkullimi i madh i gjakut

– Grupet e gjakut. Antigjenet në eritrocite dhe aglutinogjenet sipas grupeve të gjakut. Cilat grupe mund të jenë

– Donatorë për grupet tjera të gjakut.

– Qendrat nervore në palcën e zgjatur

– Roli i hipofizës

– Hormonet seksuale. vendi i prodhimit

– Procesi i fekondimit të qelizës vezë

– Qendra e termorregullacionit

– Gjenet

– Kodi gjenetik

– Rregullat themelore të trashëgimisë

– Aberacionet kromozomale

1.b. Katalogu i njohurive nga Kimia:

– Struktura e Atomit

– Energjia e jonizimit të elementeve. Cilët faktorë ndikojnë në rritjen e kësaj energjie

– Faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e reaksionit kimik

– Hidroksidet

– pH e ambientit (ambienti neutral, acidik ose bazik)

– Vlerat e pH së tretësirave me përqëndrime të ndryshme të komponimeve kimike

– Hibridizimi i atomeve të karbonit te alkanet

– Llojet e lidhjeve karbon-karbon te alkenet

– Alkooleve alifatike (formula)

– Dienet

– Vlera energjetike e proteinave, karbohidrateve dhe lipideve

– Aldehidet

– Ketonet

– Grupet funksionale te aminoacidet

– Aminoacidet esenciale

– Përbërja e sakarozës

1.c. Katalogu i njohurive nga Fizika:

– Njësitë për matjen e punës, shtypjes, fuqisë, momentit të forcës

– Shpejtësia, te lëvizjet njëtrajtësisht të ngadalësuara përgjatë një drejtimi, me shpejtësi fillestare v0

– Ekuacioni i rënies së lirë

– Shprehja për punë

– Njësia Pa

– Njësia Tesla

– Njësia e fluksit magnetik

– Shprehja për shtypjen hidrostatike

– Njësia e kapacitetit elektrik

– Përçueshmëria e rrymës elektrike te tretësirat

– Roli i transformatorit të rrymës elektrike

– Ndryshimet izohorike të gjendjes së gazit

– Spektri i valëve elektromagnetike

– Rrezet alfa, beta dhe gama

– Energjia e fotoneve