Programet Hulumtuse

PROGRAMET HULUMTUESE të planifikuara për vitet 2018-2019

dhe projektet shkencore që mund të rrjedhin nga to, të cilat mund të shfrytëzohen për tema të magjistraturës

Hulumtimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore kryhen në Fakultet nga Departamenti i Mjekësisë, Departamenti i Stomatologjisë, Departamenti i Farmacisë dhe Departamenti i Radiologjisë Diagnostike.

Programet hulumtuese të planifikuara për 2011-2015 janë të fokusuara në këta lëmenjë themelorë hulumtues: farmakologji, kimi mjekësore dhe produktet natyrore, farmaceutikët dhe farmakokinetika e tyre, menaxhimi i përdorimit të barnave dhe studimet farmakoekonomike, efektet e barnave kardiovaskulare dhe sëmundjet infektive.

Buxheti shtesë i planifikuar për programet hulumtuese të reja për 2011-2015 në total është 400.000 euro (80.000 euro për çdo vit).

PROGRAMET HULUMTUESE

RESEARCH PROGRAMS

(1) Infection Disease Research Program (IDRP)

Programi Hulumtues për Sëmundjet Infektive

Vizioni: Të evaluohet, të përmirësohet diagnostikimi, parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve infektive, to minimizohet prevalenca dhe të eradikohen (zhduken) sëmundjet infektive në Kosovë.

Misioni: Të identifikohen dhe financiarisht të mbështeten hulumtimet bazike dhe hulumtimet klinike nga fusha e sëmundjeve infektive.

Qëllimet:

(1) të evaluohet situata epidemiologjike në Kosovë lidhur me sëmundjet infektive;

(2) të përmirësohet të kuptuarit e bazës shkencore të sëmundjeve infektive;

(3) të përmirësohet parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve infektive;

(4) të minimizohen kostot e trajtimeve;

(5) të minimizohet dhe të parandalohet rezistenca bakteriale ndaj antibiotikëve;

(6) të testohen modelet e reja të dozimit të antimikrobikëve te njerëzit.

Përmbledhje e Programit (Overview of the Program):

Paneli Shkencor ka përcaktuar që qëllimet e IDRP do të jenë mbështetja e hulumtimeve për përmirësim substancial në të kuptuarit, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve infektive.

Hulumtimet nga sëmundjet infektive do të kryhen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca”, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prishtinë dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

Programi IDRP synon të realizojë hulumtime lidhur me identifikimin e mekanizmave të rezistencës antibiotike, evaluimin e rezistencës bakteriale ndaj antibiotikëve të ndryshëm që përdoren në sistemin e gjerë të spitaleve në Kosovë dhe testimin e modeleve të reja të dozimit te njerësit.

Poashtu, do të studiohen modelet farmakokinetike të antibiotikëve të ndryshëm në populacione të veçanta, si dhe vlerësimin e përfshirjes së farmacistëve në studimin e sëmundjeve që mund të parandalohen me vaksinim.

(2) Cardiovascular Disease Pharmacotherapy Research Program (CVDPHRP)
Programi Hulumtues nga Farmakoterapia e Sëmundjeve Kardiovaskulare

Vizioni

Të evaluohet, të përmirësohet diagnostikimi, parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve kardiovaskulare.

Misioni

Të identifikohen dhe financiarisht të mbështeten hulumtimet bazike dhe hulumtimet klinike nga fusha e sëmundjeve kardiovaskulare.

QËLLIMET

(1) të evaluohet situata epidemiologjike në Kosovë lidhur me sëmundjet kardiovaskulare;

(2) të përmirësohet të kuptuarit e bazës shkencore të menaxhimit të faktorëve të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, si dhe parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare;

(3) të përmirësohet trajtimi i sëmundjeve të ndryshme të sistemit kardiovaskular;

(4) të minimizohen kostot e trajtimeve;

(5) të përmirësohet kualiteti i jetës (QoL) i të sëmurëve me sëmundje kardiovaskulare.

Përmbledhje e Programit (Overview of the Program):

Paneli Shkencor ka përcaktuar që qëllimet e CVDPHRP do të jenë mbështetja e hulumtimeve për përmirësim substancial në të kuptuarit, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Hulumtimet nga CVDPHRP do të kryhen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca”, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prishtinë dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – Repartin e Sëmundjeve Kardiovaskulare.

Interesat hulumtuese përfshijnë programet strategjike për prevenim të sëmundjeve, polifarmacinë, faktorët e rrezikut për paraqitjen e sëmundjeve dhe implementimin e menaxhimit interdisiplinor të sëmundjeve.

Interesat hulumtuese përfshijnë programet strategjike për prevenim të sëmundjeve, polifarmacinë, faktorët e rrezikut për paraqitjen e sëmundjeve dhe implementimin e menaxhimit interdisiplinor të sëmundjeve.

Poashtu, aktivitetet aktuale në farmakoterapinë e sëmundjeve kardiovaskulare përfshijnë hulumtimet klinike, farmakokinetike, farmakodinamike dhe studimet farmakoekonomike të barnave të reja dhe të barnave ekzistuese të sistemit kardiovaskular, përmirësimin e terapisë me barna te të sëmurët, posaqërisht të atyre me hiperlipidemi, hipertensio, pamjaftueshmëri të zemrës, fibrilacion atrial

Do të evaluohet përdorimi i antikoagulantëve dhe i antitrombotikëve te sëmundjet kardiovaskulare, si dhe do të vlerësohet përfshirja e farmacistëve në parandalimin-menaxhimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

(3) Pain Management Research Program (PMRP)
Programi Hulumtues lidhur me Menaxhimin e Dhimbjes

Vizioni :

Të përmirësohet të kuptuarit e farmakologjisë së dhimbjes dhe të analgjezionit.

Misioni :

Të identifikohen dhe financiarisht të mbështeten hulumtimet bazike dhe hulumtimet klinike nga fusha e kontrollit të analgjezionit, të indetifikohen substancat të cilat në mënyrë më efektive kontrollojnë si dhimbjet akute, ashtu edhe dhimbjet kronike, me më pak efekte anësore.

QËLLIMET

(1) të kontrollohen në mënyrë efektive dhimbja dhe simptomat të të sëmurët;

(2) të hulumtohet dhënia e barnave te të sëmurët në fazat terminale të sëmundjes;

(3) të përmirësohet trajtimi i dhimbjeve akute dhe kronike me sa më pak efekte anësore;

(4) të minimizohen kostot e trajtimeve;

(5) të përmirësohet kualiteti i jetës (QoL) i të sëmurëve me sindromë të dhimbjes intensive.

Përmbledhje e Programit (Overview of the Program):

Paneli Shkencor ka përcaktuar që qëllimet e PMRP do të jenë mbështetja e hulumtimeve për përmirësim substancial në të kuptuarit dhe trajtimin e dhimbjes akute dhe dhimbjes kronike.

Hulumtimet nga PMRP do të kryhen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca”, në bashkëpunim me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – Repartin e Anesteziologjisë dhe Reanimacionit.
Programi është fokusuar në profesionin e farmacistëve si mundësi të kontrollit efektiv të dhimbjes dhe të simptomave, si dhe të vlerësimet e nevojave arsimore në këtë fushë. Interesat tjera hulumtuese përfshijnë dhënien e barnave të të sëmurëve në fazat terminale të sëmundjeve që kanë dhimbje intensive. Identifikimi i komponimeve të cilat në mënyrë më efektive trajtojnë gjenjdet e dhimbjeve aktute dhe kronike, me sa më pak efekte anësore mbesin sfidat tona më të mëdha në hulumtimet biomjekësore dhe farmaceutike.
Poashtu, aktivitetet aktuale në farmakoterapinë e dhimbjes përfshijnë hulumtimet klinike, farmakokinetike, farmakodinamike, studimet farmakoekonomike të analgjetikëve opioidë dhe jo-opioidë të rinj ose ekzistues, racionalizimin e përdorimit të analgjezikëve, si dhe vlerësimin e përfshirjes së farmacistëve në menaxhimin e dhimbjeve akute dhe kronike.

(4) Health Services Research Pharmacoepidemiology Program (HSRPhEP)
Programi Hulumtues i Shërbimeve Shëndetësore dhe Farmakoepidemiologjike

Vizioni:

Të përmirësojë praktikën e përshkrimit të barnave në sistemin e gjerë të spitaleve në Kosovë.

Misioni:

Të studiohet sistemi i ofrimit të kujdesit shëndetësor në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të gjendjes aktuale dhe rezultatet përfundimtare në interes për të sëmurët.

QËLLIMET

(1) të evaluohen proceset në sistemin e ofrimit të kujdesit shëndetësor në Kosovë;

(2) të evaluohet, zhvillohet dhe implementohet praktika e përshkrimit racional të barnave në institucionet shëndetësore të Kosovës;

(3) të përmirësohet komplianca e të sëmurëve;

(4) të zhvillohen shërbimet farmaceutike klinike kost-efektive;

Përmbledhje e Programit (Overview of the Program):

Paneli Shkencor ka përcaktuar që qëllimet e HSRPhEP do të jenë mbështetja e hulumtimeve për përmirësim substancial në fushën Farmakoepidemiologjike.

Hulumtimet nga HSRPhEP do të kryhen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca”, në bashkëpunim me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – Institutin e Farmakologjisë me Toksikologji dhe me Barnatoret komunitare “Leka Med” në Prishtinë.

Programi është fokusuar në studimin e proceseve në sistemin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, duke shfrytëzuar dizajnin e hulumtimeve epidemiologjike observuese. Fusha specifike e interesit përfshinë karakterizimin e praktikës aktuale të përshkrimit të barnave, nëpërmjet implementimit të programit hulumtues për utilizimin e barnave, vlerësimin e ndikimit të legjislacionit farmaceutik në aspektet e kujdesit për të sëmurët dhe kostot, zhvillimin dhe testimin e intervenimeve që kanë për qëllim përmirësimin e parktikës së përshkrimit të barnave dhe rezultateve përfundimtare në interes për të sëmurët. Fushat aktuale të studimeve përfshijnë përdorimin e antibiotikëve, barnat që veprojnë në sistemin nervor qendror, barnat kardiovaskulare dhe barant antireumatike.

(5) Smoking Cessation Program – Role of the Pharmacists (SCP-RPh)
Programi për Braktisjen e Duhanit – Roli i farmacistëve

Vizioni:

Të minimizohet abuzimi/ose të braktiset abuzimi i duhanit në Kosovë.

Misioni:

Të identifikohen dhe financiarisht të mbështeten hulumtimet bazike dhe hulumtimet klinike nga fusha e abuzimit të duhanit.

Qëllimet:

(1) të evaluohet situata epidemiologjike në Kosovë lidhur me abuzimin e duhanit;

(2) të përmirësohen njohuritë e popullatës lidhur me efektet e dëmshme të duhanit në shëndetin e njeriut;

(3) të implementohet programi më i mirë me intervenim multidisiplinar për braktisjen e abuzimit të duhanit për një periudhë afatgjatë të përcjelljes në Kosovë;

(4) të promovohet komplianca dhe të parandalohet relapsi (rifillimi i abuzimit).

Përmbledhje e Programit (Overview of the Program):

Paneli Shkencor ka përcaktuar që qëllimet e SCP-RPh do të jenë mbështetja e hulumtimeve për përmirësim substancial në Programin për Braktisjen e abuzimit të duhanit në Kosovë.

Hulumtimet nga SCP-RPh do të kryhen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca”, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prishtinë dhe Zyrën e OBSH-së në Prishtinë.

Programi është fokusuar në studimin e proceseve të evaluimit dhe implementimit të intervenimeve multidisiplinare për braktisjen e abuzimit të duhanit me periudhë të gjatë të përcjelljes, duke përfshirë edhe promovimin e kompliancës dhe parandalimin e relapsit.

Fusha specifike e interesit përfshinë karakterizimin e situatës epidemiologjike aktuale në Kosovë lidhur me abuzimin e duhanit, zhvillimin dhe implementimin e programit më të mirë për braktisjen e duhanit në Kosovë, si dhe evaluimin e rezultateve përfundimtare të studimit në periudhë më të gjatë kohore. Fushat klinike të studimeve aktuale përfshijnë programet e skreeningut të statusit shëndetësor të popullatës duhanpirëse në Kosovë.

(6) Environmental Research Program (ERP)
Programi Hulumtues i Mjedisit

Vizioni:

Të mbrojë shëndetin publik dhe të përmirësojë faktorët mjedisorë që kanë ndikim në shëndetin e popullatës në Kosovë.

Misioni:

Të identifikohen dhe financiarisht të mbështeten hulumtimet bazike dhe hulumtimet klinike nga fusha e Ekologjisë.

QËLLIMET

(1) të evaluohet situata epidemiologjike në Kosovë lidhur me ekologjinë humane;

(2) të përmirësohen njohuritë lidhur me efektet e dëmshme të faktorëve mjedisorë në shëndetin e njeriut;

(3) të identifikohen faktorët mjedisorë me ndikimin më shqetësues në shëndetin e popullatës në Kosovë;

(4) të implementohen programet më të mira për mbrojtjen e shëndetit publik në Kosovë.

Përmbledhje e Programit (Overview of the Program):

Paneli Shkencor ka përcaktuar që qëllimet e ERP do të jenë mbështetja e hulumtimeve për përmirësim substancial të mjedisit në Kosovë.

Hulumtimet nga ERP do të kryhen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca”, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prishtinë dhe Zyrën e OBSH-së në Prishtinë.

Programi është fokusuar në studimin e kualitetit të ujit të pijshëm, ujit komercial, kualitetit të ajrit, kualitetit të ushqimit të importuar ose vendor, të preparateve kozmetike dhe të preparateve për higjienë si dhe përcaktimin e aditivëve në ushqim. Poashtu, aktivitetet aktuale përfshijnë studimet për përcaktimin e metaleve të rënda në ujë, ushqim, ajër dhe në gjakun e njerëzve, në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Fushat specifike të interesit përfshijnë karakterizimin e situatës aktuale në Kosovë lidhur me statusin nutricional të grupeve të ndryshme të popullatës në Kosovë, dhe implementimin e programit më të mirë për përmirësim të këtij statusi për një periudhë më të gjatë kohore. Fushat klinike të studimeve aktuale përfshijnë programet e skreeningut për monitorimin dhe evaluimin e statusit shëndetësor të popullatës nga ndikimi i dëmshëm i faktorëve mjedisorë, përmirësimin e gjendjes së higjienës në institucionet shëndetësore dhe në institucionet me rëndësi të veçantë për popullatën.

(7) Diagnostic Radiology Research Program (DRRP)
Programi Hulumtues nga Radiologjia Diagnostike

Vizioni:

Të përmirësohet procesi i diagnostikimit radiologjik të sëmundjeve dhe i trajtimit radioterapeutik në Kosovë.

Misioni:

Të identifikohen dhe financiarisht të mbështeten hulumtimet bazike dhe hulumtimet klinike nga fusha e Radiologjisë diagnostike.

QËLLIMET:

(1) të evaluohen rezultatet e metodave aktuale imazherike që shfrytëzohen në Kosovë për diagnostikimin e sëmundjeve;

(2) të përmirësohen njohuritë lidhur me shkencat bazike në radiologjinë diagnostike;

(3) të përmirësohen programet e screeningut për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve dhe kontrollin e sëmundjeve;

(4) të minimizohen kostot e procedurave diagnostikuese dhe terapeutike;

(5) të studiohen faktorët që kanë konsekuenca të rëndësishme në terapinë antitumorale dhe mund të kontribuojnë në progresin e tumorëve në fenotipe metastatike agresive;

(6) të testohen metodat e reja të trajtimit për të parandaluar radiorezistencën dhe kimiorezistencën e tumorëve solidë malinj në shtazë dhe në njerëz.

Përmbledhje e Programit (Overview of the Program):

Paneli Shkencor ka përcaktuar që qëllimet e DRRP do të jenë mbështetja e hulumtimeve për përmirësim substancial të diagnostikimit radiologjik dhe të radioterapisë në Kosovë.

Hulumtimet nga DRRP do të kryhen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca”, në bashkëpunim me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – Klinikën e Radiologjisë dhe Onkologjisë, si dhe me Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, Qendrën Onkologjike, në Shqipëri.

Programi është fokusuar në studimin e specifitetit dhe të sensitivitetit të metodave radiologjike diagnostike për diferencimin e gjendjeve, studimeve për determinimin e faktorëve që ndikojnë në radiorezistencë dhe kimiorezistencë të tumorëve malinjë, roli i ndryshimeve në mikroambientin e tumorëve në radiorezistencë.

Fushat klinike të studimeve aktuale përfshijnë programet e skreeningut klinik për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve, si të tumorëve, në fushën e onkologjisë, si dhe të testimit të metodave të reja të trajtimit, me qëllim të parandalimit të radiorezistencës e të kimiorezistencës së tumorëve malinj solidë dhe prevenimin e progresit të tumorëve në fenotipe metastatike agresive.

(8) ORAL HEALTH Research Program (OHRP)
Programi Hulumtues për Shëndetin Oral

Vizioni:

Të përmirësohet shëndeti oral i popullatës në Kosovë.

Misioni:

Të identifikohen dhe financiarisht të mbështeten hulumtimet bazike dhe hulumtimet klinike nga fusha e Stomatologjisë.

QËLLIMET

(1) të evaluohet situata epidemiologjike e shëndetit oral në Kosovë;

(2) të përmirësohet parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve stomatologjike;

(3) të minimizohen kostot e trajtimeve;

(4) të testohen teknikat dhe materialet e reja që mund të përdoren në stomatologji për të përmirësuar rezultatet përfundimtare klinike.

Përmbledhje e Programit (Overview of the Program):

Paneli Shkencor ka përcaktuar që qëllimet e OHRP do të jenë mbështetja e hulumtimeve për përmirësim substancial të shëndetit oral në Kosovë.

Hulumtimet nga OHRP do të kryhen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca”, në bashkëpunim me Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës dhe me Yeditepe Universitetin në Stamboll, Turqi.

Programi është fokusuar në studimin e situatës epidemiologjike të shëndetit oral të popullatës në Kosovë, studimin e programeve stomatologjike për promovimin e shëndetit oral, faktorët që ndikojnë në statusin aktual të shëndetit oral, testimin e teknikave të reja dhe të materialeve që mund të përdoren në stomatologji me qëllim të përmirësimit të rezultateve klinike, rolin e stomatologëve dhe të farmacistëve në parandalimin-menaxhimin e sëmundjeve orale në Kosovë.

Fushat klinike të studimeve aktuale përfshijnë programet e skreeningut klinik për prevenimin e sëmundjeve dentare dhe orale.

(9) Nursing Research Program (NRP)
Programi Hulumtues i Infermierisë

Vizioni:

Të evaluohen trendet e reja lidhur me kujdesin infermieror, legjislacionin te kujdesi infermieror, roli i infermiereve në procesin e kontrollit të infeksioneve dhe kujdesi infermieror sipas fushave specifike klinike.

Misioni:

Të identifikohen dhe financiarisht të mbështeten hulumtimet bazike dhe hulumtimet klinike nga fusha e infermierisë.

QËLLIMET

(1) Të evaluohen trendet e reja lidhur me kujdesin infermieror në Kosovë;

(2) të përmirësohet kujdesi infermieror sipas fushave specifike klinike;

(3) të përmirësohet ndikimi i infermiereve në parandalimin e infeksioneve intrahospitalore dhe kontrollin e këtyre infeksioneve;

(4) të minimizohet kostoja e kujdesit infermieror;

(5) të përmirësohet dokumentimi i intervenimit infermieror dhe roli i infermieres në punën e ekipës mjekësore.

Përmbledhje e Programit (Overview of the Program):

Paneli Shkencor ka përcaktuar që qëllimet e NRP do të jenë evaluimi i trendeve të reja lidhur me kujdesin infermieror në Kosovë, përmirësimi i kujdesit infermieror sipas fushave specifike klinike dhe minimizimi i kostos së kujdesit infermieror në institucionet shëndetësore të Kosovës.

Hulumtimet nga NRP do të kryhen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca”, në bashkëpunim me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe QEVI pranë MSH.

Interesat hulumtuese përfshijnë programet strategjike për rolin infermieror në prevenim dhe kontrollin e infeksioneve intrahospitalore, zbatimin e legjislacionit infermieror, përmirësimin e kujdesit infermieror në Kosovë, si dhe menaxhimin efikas të procesit infermieror në Kosovë.