News & Events

MEMORANDUM BASHKËPUNIMI

Sot me datë 27.07.2018 u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit në mes të përfaqësuesit të Kolegjit të Shkencave Mjekësore “REZONANCA” dhe HANDIKOS të dy palët rënë dakord që bashkëpunimi të përfshijë

-Projekte të përbashkëta shëndetësore

  1. Ku Kolegji i Shkencave Mjekësore “REZONANCA” dhe Qendra Diagnostike Terapeutike “REZONANCA” të ofroj 50% zbritje për personat me aftësi të kufizuara .

  2. Angazhim të studentëve të dalluar në kuadër të HANDIKOS sipas projekteve .

  3. Shkëmbimi i informatave dhe statistikave nga HANDIKOS të cilat mund të përdoren për punime shkencore nga “REZONANCA” . 

  4. Realizimin e punës praktike për studentet në qendrat e HANDIKOS nën mbikqyrjen e përsonave të autorizuar .

  5. Organizimin e ligjeratave, këshillimeve dhe trajnimeve gratis .

  6. Bashkëpunim në projekte me interes të përsonave me aftësi të kufizuara .

  7. Shërbime të tjere bashkëpunimi me qëllim të lehtësimit dhe motivimit të personave me aftësi të kufizuara

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Kolegjit të Shkencave Mjekësore “REZONANCA” dhe “HANDIKOS”