Konkurs

Bashkangjitu me kohë në Alma Mater Europae Campus College “REZONANCA”

 I vetmi Kolegj, i profilizuar për shkenca Mjekësore në vend, që ka fituar besim ndërkombëtar duke qenë pjesë e rrjetit të Alma Mater Europae.

Krenari të shihen jashtë vendit, rezultate e Rezonancës, respekti për këtë tempull të dijes!

Rezultatet tona, impuls për shumë prind dhe student që të vazhdojnë të jenë pjesë e jona, në konkursin e radhës!

Me mburrje ju themi se do të zgjedhim më të mirët, e me keqardhje se nuk do të kemi vend për të gjithë!

Ne vazhdojmë me suksese dhe rezultate!

Ne jemi profesionalizmi!

Ne i prekim vetëm majat!

Ne jemi e tashmja dhe e ardhmja e Shëndetësisë Kosovare!

Koha ecë, nuk pret!

Ne dhe vetëm ne, jemi zgjedhja e juaj e parë për studim, punësim e pse jo edhe mësimdhënie për më të mirët!

Çka mund të studioni te ne, në BACHELOR:

  1. Programi BSC Radiologji Diagnostike (180 ECTS) me vendim të akreditimit 928/22D të datës 15.07.2022 me kohëzgjatje për 5 vitet e ardhshme. Te e janë të gjitha kushtet e studimit, madje edhe të punës me mjete më moderne në Poliklinike dhe në Spitalin tonë të ardhshëm. Studio aty ku është ajka e Radiologjisë. Aty ku çdo gjë është perfektë.
  2. Programi BSC Fizioterapi (180 ECTS) me vendim të akreditimit 147/20D të datës 11.02.2020, me stafin më të kualifikuar në vend, me pajisje mbresëlënëse, me salla gjimnastike, me pishinë dhe me të gjitha këto mjete e hapësira, që vetëm në vendet më të zhvilluara mund të imagjinohen. Pse jo, edhe puna e garantuar, për ata që janë të gatshëm!
  3. Programi BSC Farmaci Komunitare (180 ECTS) me vendim të akreditimit 147/20D të datës 11.02.2020, shkollim të garantuar me laboratorë dhe Institut për Kontroll të Barnave. Laboratorët shkollor më moderne për mësim, me pajisjet adekuate dhe të lakmueshme për çdo institucion, jo vetëm vendor.
  4. Programi BSC Shëndet Publik dhe Mjedisor (180 ECTS) me vendim të akreditimit 3032/21 të datës 12.08.2021. Profesion i së tashmes dhe së ardhmes. Inspektor në shëndetin publik, për shëndetësi, farmaci, sanitar, kozmetik dhe mbrojtjen e mjedisit. Aftësim nga ekspertet më të mirë të vendit dhe të jashtëm. Mundësi punësimi në inspektim, prodhim, doganë, mjedis. Rëndësia e këtij profesioni, shpërfaqur në pandemi. Bëhu gardian i shëndetit publik dhe mjedisit si dhe ndiko në mbrojtjen dhe menaxhimin e tij.
  5. Programi BSC Asistent Dentar dhe Higjienist Dentar (240 ECTS) me vendim të akreditimit 3032/21 të datës 12.08.2021, dalë nga shkolla më e mirë dentare në vend, Fakulteti Stomatologjik i Rezonancës. Përgatitje për preventivë, trajtim dhe rehabilitim të shëndetit oral. Punësim i garantuar. Programi më i ri i studimit në fushën e Stomatologjisë. Mundësi gradimi pas dy viteve të para, me diplomë shoqëruese (Associate Degree) Asistent Dentar. Vetëm te ne mund të edukoheni ashtu siç ju dëshironi dhe siç tregu i punës e kërkon. Mos u vono!
  6. Programi BSC Infermieri (180 ECTS) me vendim të akreditimit 1366/19D të datës 29.07.2019. Shkollimi për këtë profesion nuk do koment. Më të mirët janë studentët e Rezonancës, dëshmuar në kohë pandemie, dëshmuar jashtë vendit, dëshmuar kudo, sepse kanë ku dhe si të edukohen nga mësimdhënësit më të kualifikuar që ka sot vendi.
  7. Programi BSC Biokimi Laboratorike (180 ECTS) me vendim të akreditimit 928/22D të datës 15.07.2022, me kompetencë the profesionalizëm më të mirin në vend. Ne jemi ata që bartem dhe po bartim laboratorët në vend edhe në këtë kohë. Ne do jemi ata që do ta vazhdojmë bëjmë këtë edhe më tutje.
  8. Programi Doktor i Stomatologji (300 ECTS) me vendim të akreditimit 1571/20D të datës 11.09.2020. rezonanca është lider i pa kontestueshëm për Stomatologji. Të gjitha të arriturat shkencore, teknologjike dhe profesionale të shndërruara në një drejtim, edukim për stomatologji.

Mos harroni, tek ne mund të studioni edhe në MASTER:

  1. Program MSc Farmaci (120 ECTS), dhe
  2. Program MSC Menaxhment Shëndetësor (120 ECTS).

Konkursi shpallet së shpejti për këto dy drejtimi. Përgatituni me kohë. Ne ju dëshirojmë por konsiderojeni konkurrencën.

Provimi pranues mbahet me 29 korrik 2022.

Leave a Reply