College Publishing Council

Këshilli Botues përbëhet nga 9 anëtarëme të drejtë vote. Prorektori për mësim ose prorektori për kërkime shkencore është anëtar i Këshillit Botues sipas detyrës zyrtare dhe ka të drejtë vote. Këshilli vendosë me shumicë votash. Në rast se numri i votive është i barabartë, vota e kryetarit është vendimtare.
Anëtarët e Këshillit Botues i propozon rektori, ndërsa i zgjedh Senati i Kolegjit, sipas fushave përkatëse të shkencës.
Mandati i anëtarëve të Këshillit Botues zgjat katër vjet.
Kryetari i Këshillit Botues zgjidhet nga anëtarët e tij.

Këshilli Botues, përveç të tjerash, e shqyrton dhe e lejon botimin e publikimeve në bazë të pëlqimit me shkrim të këshillit të njësisë akademike, të së paku dy recenzentëve të fushës përkatëse dhe të redaktorit.
Këshilli Botues vendos për zgjedhjen ideore të ballinës dhe për redakturën e tekstit.
Anëtarët e zgjedhur të Këshillit Botues janë njëkohësisht edhe redaktorë të publikimeve nga fusha shkencore e profesionale, të cilës i përkasin.
Recensentët dhe redaktori mbajnë përgjegjësi për cilësinë e dorëshkrimeve, për nivelin professional dhe shkencor të dorëshkrimeve.
Redaktori, në bazë të vlerësimit pozitiv të recensentëve dhe të analizës së dorëshkrimit, i jep mendim me shkrim Këshillit Botues për lejimin e botimit të dorëshkrimit.
Punën e vet redaktuese për një dorëshkrim redaktori është i obliguar ta kryejë Brenda afatit prej 30 ditësh nga dita kur e merr dorëshkrimin e kompletuar.
Autori mban përgjegjësi për cilësinë dhe për origjinalitetin e punimit.
Këshilli Botues jep ide, mendime dhe pikëpamje për politikën dhe për avancimin e publikimeve të Kolegjit.
Këshilli Drejtues dhe Senati e mbështesin Këshillin Botues për realizimin e publikimeve të Kolegjit.
Këshilli Botues për punën e vet i përgjigjet Senatit.

 

Rregullorja per Publikimet e Kolegjit Rezonanca