Kolegji “Rezonanca” është themeluar më 12 maj 2003, nga Akademik Prof. Dr. Ramadan Idrizaj, në pajtim me Ligjin mbi Arsimin e Lartë të Kosovës nr.2003/14, në fillim si Universiteti i Shkencave Mjekësore “Rezonanca” me gjithsej pesë Fakultete: Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologji, Farmaci, Radiologji Diagnostike dhe Fizioterapi.
Në kuadër të Kolegjit funksionon edhe Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca”, me seli në Prishtinë, rr. Mbreti Zog, nr. 1.
Më 30.12.2008 bashkohet me Kolegjin “ILIRIA”, si njësi akademike e saj.
Më 13.07.2015 akreditohet si Kolegj i Shkencave Mjekësore “Rezonanca”, për periudhën trevjeçare (1 tetor 2015-30 shtator 2018).
Nga 18.01.2016 nënshkruan marëveshje me Alma Mater Europaea për përfshirje në këtë rrjetë të institucioneve akademike, si kampus i ri i saj.
“REZONANCA” në vitin 2004 hapi Universitetin e Shkencave Mjekësore, si Universiteti i parë i Shkencave Mjekësore në Ish-Jugosllavi. Institucioni u themelua më 19.10.2004
SHMM “REZONANCA” filloi hapat e parë në vitin 2016 me vetëm një klasë në drejtimin Infermier i përgjithshëm me 20 nxënës. Sot kjo shkollë ka 600 nxënës me profile të ndryshme.
A wonderful serenity has taken possession of my entire soul, like these sweet mornings of spring which I enjoy with my whole heart. I am alone, and feel the charm of existence.
ALMA MATER EUROPAEA ka formuar rrjetën e institucioneve akademike në Europë, ku në këtë Aleancë janë integruar këto kampuse:
1. Austri: Alma Mater Europaea – Campus Salzburg
2. Austri: Fachhochschule Salzburg – University of Applied Sciences
3. Austri: Vienë – Interreligiöse Kompetenz: Master
4. Gjermani: Institute for Medical Ethics, Psychotherapy and Health Culture
5. Gjermani: Center for Applied Policy Research – Munich (CAP)
6. Gjermani: Deggendorf Institute of Technology
7. Itali: International School on Safety and Environmental Protection (I.S.S.E.P.)
8. Slloveni: Alma Mater Europaea – European Center Maribor
9. Kosovë – Kolegji i Shkencave Mjekësore Rezonanca (me emrin e ri “Alma Mater Europaea Campus College Rezonanca”).
Adresa e web faqes së AMEU është http://ameu.eu/
Këshilli Shtetëror i Ciliësisë në mbledhjen e 78, të mbajtur më datë 27 shtator 2019, e ka miratuar ndryshimin e emërtimit të Kolegjit të Shkencave Mjekësore “Rezonanca” në Alma Mater Europaea Campus College :Rezonanca”.
Me vendimin nr. 302/21, dt. 14.05.2021, MASHT, nëpërmjet Komisionit për shqyrtimin e ankesave, aprovohet ndryshimi i emërtimit të Kolegjit në Alma Mater Europaea Campus College “Rezonanca”.
Të dy bizneset: Kolegji i Shkencave Mjekësore “Rezonanca” dhe Poliklinika “Rezonanca” tani funksionojnë me të njëjtën certifikatë të biznesit, si Alma Mater Europaea Campus College “Rezonanca”.
Alma Mater Europaea Campus College “Rezonanca” ofron studime në nivelin bachelor, në programet trevjeçare (180 ECTS): BSc Biokimi Laboratorike, BSc Farmaci Komunitare, BSc Fizioterapi, BSc Infermieri, BSc Mami, BSc Radiologji Diagnostike, programin e integruar të Stomatologjisë (300 ECTS Dr.stom.), BSc Asistent Dentar dhe Higjienist Dentar, BSc Shëndet Publik dhe Mjedisor dhe dy programet e ciklit të dytë master (120 ECTS): MSc Farmaci dhe MSc Menaxhment Shëndetësor.
Alma Mater Europaea Campus College “Rezonanca” është strukturuar në përputhje me strukturën administrative të përcaktuar për Kolegjet universitare private në kuadër të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës nr. 04/L-037, neni 10, pika 3.