Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në vizitë nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “SHMM Rezonanca” nga drejtimi i Farmacisë. Ata u pritën nga Dekanja e Fakultetit, znj. Nita Kelmendi, dhe Prof. Ardian Ukmata, të cilët ndanë me ta përvojat dhe mundësitë akademike që ofron institucioni ynë.
Nxënësit u shoqëruan nga profesoresha e tyre, znj. Flaka Rexha, e cila është një ish-studente e dalluar e Farmacisë në kolegjin tonë, duke shërbyer si një shembull i suksesit dhe përkushtimit në këtë fushë.
Urime dhe suksese të vazhdueshme të gjithë nxënësve në rrugëtimin e tyre akademik!