Udhëzimet dhe Doracakët

Rregullorja per temen e diplomes Bachelor dhe Master 2020 Kolegji Rezonanca

Në bazë të Ligjit mbi Arsimin e lartë dhe në bazë të nenit 20 alineja 1 pika i dhe neni 21 të Statutit të Kolegjit të Shkencave Mjekësore “Rezonanca”, Senati i Kolegjit, në mbledhjen e mbajtur me datën 07.10.2020 miratoi këtë:

RREGULLORE

mbi hartimim e punimit të diplomës bachelor dhe master

 

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1.

  1. a) Me këtë Rregullore rregullohet mënyra e paraqitjes, hartimit dhe e vlerësimit të punimit të diplomës Bachelor dhe Master në Kolegjin e Shkencave Mjekësore “Rezonanca” (në tekstin e mëtejmë: “Kolegji”).

 Neni 2.

  1. a) Për marrjen e diplomës mbi studimet e përfunduara në nivelin themelor në Kolegj është e nevojshme që studenti, përveç ECTS kredive të akumuluara (që fitohen me një numër të provimeve të dhëna) dhe kryerjes së obligimeve të tjera, të hartojë edhe punimin e zgjedhur të diplomës, i cili poashtu vlerësohet me ECTS kredi.
  2. b) Studenti duhet që së bashku me provimin e diplomës të akumuloj së paku 180 ECTS kredi, për studimet tre vjeçare, përkatësisht 300 ECTS për studimet pesëvjeçare dhe 120 ECTS për studimet Master.
  3. c) Punimi i diplomës parimisht bëhet nga lëndët mësimore të cilat i ka kryer studenti gjatë studimeve në fakultet.

Neni 3.

  1. a) Studenti që diplomon në Kolegj në shkallën Bachelor ose Master, e që paraprakisht ka diplomuar në institucionet tjera akademike, pavarësisht nivelit, është i detyruar ta bën punimin e diplomës nga lëmi i disiplinave shkencore – mësimore të cilat i ka studiuar sipas programit të studimeve.

Neni 4.

  1. a) Punimi i diplomës është punim i pavarur i temës së përcaktuar.

 

  1. b) Me hartimin e punimit të diplomës studenti duhet të tregon aftësi dhe pavarësi të zgjidhjes së problemeve nga fusha shkencore – mësimore të cilat kanë qenë përmbajtje e studimeve të tij.
  2. c) Tema e hartimit të diplomës në përmbajtjen e vet, sipas rregullit duhet të përfshinë, përveç pjesës teorike, mundësitë e zgjedhjes së problemeve konkrete shëndetësore.
  3. d) Përmbajtjen e punimit të diplomës me propozim të studentit, e konfirmon mentori. Në programin e hartimit të punimit të diplomës, studenti është i detyruar të bashkëpunojë me mentorin që nga fillimi i punës së punimit.
  4. c) Mentori është i obliguar që për secilin student të mbajë nga 9 orë mësimore konsultime lidhur me punimin e temes se diplomës. Konsultimet mbahen vetëm në lokalet e Kolegjit. Për konsultimet e mbajtura duhet të plotësohet formulary për mbajtjen e tyre, që merret në administratën e Kolegjit.

 

TEMAT DHE MENAXHIMI I PUNIMIT TË DIPLOMËS PARA MBROJTJES PUBLIKE

Neni 5.

  1. a) Regjistrin e temave të punimeve të diplomave, sipas propozimit të mësimdhënësit e lejon Këshilli i Fakultetit.
  2. b) Temat e propozuara për punimin e diplomave sipas mundësisë shpallen në tabelë, web – faqen e Kolegjit, në fillim të çdo viti akademik, në mënyrë që në kuadër të tyre studenti ta bën zgjedhjen e temës së caktuar.
  3. c) Edhe studentët mund të propozojnë temën e cila nuk është shpall në regjistrin e temave për punimet e diplomës, me kusht që ajo temë nuk është shtjelluar gjatë tre viteve të fundit, por gjithnjë në marrëveshje me mentorin.

Neni 6.

  1. a) Studenti është i detyruar që temën e punimit të diplomës ta paraqet në vitin e tretë të studimeve, përkatësisht në vitin e dytë të studimeve Master.
  2. b) Studenti i rregullt është i detyruar që temën ta paraqet deri në fillimin e semestrit të gjashtë, përkatësisht deri në fillimin e semestrit të katërt për studimet Master.
  3. c) Llojet e studimeve në kuadër të temave të diplomës mund të jenë:

– hulumtimet kërkimore-shkencore

– rishikimet e literaturës

– studimet e rastit

Neni 7.

  1. a) Studenti e zgjedhë temën ashtu që me udhëzimet e mësimdhënësit – mentorit bën konceptin e punimit të diplomës, në Formularin për propozimin e temës së diplomës Bachelor, përkatësisht Master.
  2. b) Studenti ka të drejtë të propozojë mentorin dhe anëtarët e komisionit.
  3. c) Në procedurën e përcaktimit të temës së punimit të diplomës, studenti është i detyruar që bashkë me temën dhe përmbajtjen e punimit të diplomës, ta citojë edhe literaturën dhe materialet e tjera me të cilat do të shërbehet me rastin e hartimit të punimit të diplomës.
  4. d) Kolegji do të publikojë edhe Udhëzuesin se si mund të punohet teknikisht një punim diplome Bachelor ose Master; Për numrin e kandidatëve që mund të ketë një mentor vendos Këshilli i Fakultetit pasi të vlerësojë se sa studentë potencial janë për diplomim;
  5. e) Koncepti i përpunimit të punimit të diplomës me propozim të përmbajtjes i dorëzohet mentorit. Pas vlerësimit nga mentori se Formulari për propozim të temës është plotësuar në mënyrë korrekte, e plotëson Deklaratën e mentorit për pranim të kësaj teme dhe të kandidatit për udhëheqje, të cilat i dorëzon në arkivën e Kolegjit për protokollim dhe procedim për miratim.
  6. e) Dekani i Fakultetit, pas shqyrtimit të kërkesës për lejimin e temës së diplomës bachelor, vendos për “miratimin” ose “refuzimin” e temës së propozuar. Nëse tema miratohet, Dekani emëron komisionin prej tre anëtarësh për vlerësim të punimit dhe mbrojtjen finale të tij, në përbërje: kryetari i Komisionit, anëtari i Komisionit dhe mentori i punimit. Kryetar i Komisionit për mbrojtjen e punimit të diplomës nuk mund të jetë mentori.
  7. f) Shqyrtimi i kërkesës për lejimin e temës së diplomës Master bëhet nga Komisioni i Studimeve Master, i cili vendos për “miratimin” ose “refuzimin” e temës së propozuar. Nëse tema miratohet, Këshilli i Fakultetit, me propozimin e Komisionit të Studimeve Master e emëron komisionin prej tre anëtarësh për vlerësim të punimit dhe mbrojtjen finale të tij, në përbërje: kryetari i Komisionit, anëtari i Komisionit dhe mentori i punimit. Kryetar i Komisionit për mbrojtjen e punimit të diplomës master nuk mund të jetë mentori.
  8. g) Dekani i Fakultetit nëpërmjet një procedure të veçantë është i detyruar që të bëjë shpërndarje të balancuar temash në të gjithë pedagogët.
  9. h) Asnjë mentor nuk mund të pranojë kandidatë nëse nuk i disponon formularët e vërifikuar dhe të konfirmuar të marrë nga Kolegji;
  10. i) Formulari është pjesë e dosjes së studentit;

Neni 8.

  1. a) Mentori i punimit duhet të ketë titullin profesor, apo të ketë doktoraturë të mbrojtur, dhe mund të zgjidhet vetëm nga radha e profesorëve të Fakultetit.
  2. b) Për tema të diplomave në programin bachelor të Infermierisë dhe Mamisë mentor mund të zgjidhet edhe mësimdhënësi me master të përfunduar.

Neni 9

  1. a) Vlerësimin e parë të punimit të diplomës e bën mentori i punimit, jo më larg se 30 ditë nga momenti i pranimit të temës së palidhur të diplomës. Pas vlerësimit, mentori plotëson “Fletë-vlerësimin e mentorit” për temën e diplomës së kandidatit, në verzionin fizik të nënshkruar, të cilin e dorëzon në arkivën e Kolegjit. Mentori i punimit e dërgon me email “Fletë-vlerësimin e mentorit” dhe temën e diplomës së kandidatit te zyrtarja e programit.
  2. b) Zyrtarja e programit e përcjell temën e dorëzuar të diplomës dy anëtarëve të Komisionit për vlerësim.
  3. c) Nëse anëtarët e tjerë të komisionit vlerësojnë se punimi nuk është i përshtatshëm për mbrojtje, kandidati atë duhet ta plotësojë ose ndryshojë. Kryetari i komisionit ia kthen punimin studentit me udhëzim se çka duhet plotësuar (ndryshuar) në punim. Studenti obligohet që në një afat jo më shumë se 30 ditë të bëjë plotësimet e kërkuara. Në këto raste procedura e aprovimit të raportit të Komisionit për vlerësim të punimit te diplomes në Këshillin e Fakultetit përsëritet.
  4. d) Pas plotësimeve dhe ndryshimeve eventuale në temë nga ana e studentit, Kryetari i Komisionit, së bashku me mentorin dhe anëtarin e Komisionit e përpilon Referatin për temën e diplomës (në afat jo më larg se një javë prej marrjes së punimit), të cilin e nënshkruajnë dhe e dorëzojnë në Kolegj për miratim nga Këshilli i Fakultetit. Referati dorëzohet në verzionin fizik dhe elektronik.
  5. d) Nëse njëri anëtar i Komisionit ka mendim ndryshe, ai mund të hartojë Referatin në mënyrë të ndarë dhe të njëjtin ta dorëzojë në Kolegj.
  6. e) Në qoftë se dy anëtarë të Komisionit e vlerësojnë negativisht punimin e diplomës, përkundër vlerësimit pozitiv të mentorit, mentori mund të kërkon nga Dekani të emërojë Komisionin tjetër profesional prej tre anëtarësh, i cili është i detyruar që të shikon punimin e diplomës dhe dokumentacionin mbi vlerësimin e punimit të diplomës në kohë prej 14 ditësh, në formë të shkruar.
  7. f) Këshilli i Fakultetit merr vendim për miratim ose refuzim të temës.
  8. g) Nëse punimi miratohet dhe i lejohet mbrojtja, atëhere në afatin prej 15 ditësh Komisioni në bashkëpunim me kandidatin propozojnë datën e mbrojtjes së temës.
  9. h) Dekani, në bazë të propozimit të Komisionit dhe kandidatit cakton datën e mbrojtjes së temës.
  10. i) Mbrojtja e temës duhet të bëhet brenda 30 ditëve nga dita e aprovimit të raportit të Komisionit për vlerësim të punimit të diplomës nga Këshilli i Fakultetit.

Neni 10.

  1. a) Studenti e fiton të drejtën për mbrojtjen publike të punimit të diplomës nëse ka përfunduar të gjitha provimet individuale sipas programit të studimeve, ka përfunduar me sukses provimin përfundimtar dhe ka prezentuar një punim ose pjesë të punimit të diplomës në Kongresin e Studentëve të Kolegjit, i cili organizohet në fund të qershorit. Prezentimi mund të jetë oral ose poster-prezentim.
  2. b) Punimi i lejuar i diplomës duhet të përfundohet branda afatit të paraparë, që nuk kalon vitin e parë të stazhit të absolventit.
  3. c) Afati mund të shtyhet në përputhje me vendimin për zgjatjen e stazhit të absolventit edhe për një vit akademik.

Neni 11

  1. a) Me rastin e hartimit të punimit të diplomës, studenti duhet të ketë kujdes për përmbajtjen e domosdoshme dhe cilësinë formale të punimit.
  2. b) Në cilësi formale hyjnë: stili, gjuha, drejtshkrimi, faqet e punimit, klasifikimi dhe radhitja e përmbajtjes, citimi i burimeve, regjistri i rregullt i literaturës së përdorur sipas stilit të Vankuverit.
  3. c) Në cilësinë e përmbajtjeve të punimit hyjnë: respektimi konsekuent i temës, aplikimi korrekt i metodës së analizës dhe sintezës si dhe metodave të tjera gjegjëse shkencore, argumentimi i qëndrimeve, shprehja e rregullt e qëndrimeve, konkludimeve, propozimeve etj.
  4. d) Në qoftë se studenti gjatë studimeve ka bërë një ose më shumë punime të cilat për nga përmbajtja dhe vëllimi i përgjigjen punimit të diplomës, ai punim (ose punime) mund të pranohet si punim i diplomës dhe vazhdon procedura normale e mbrojtjes.
  5. e) Tema e diplomës nuk guxon të jetë kopje apo duplikim i një punimi tjetër të një autori apo autorëve të tjerë.
  6. f) Plagjiatrura e punimit do të ndëshkohet sipas Rregullores së Kolegjit.

Neni 12

  1. a) Punimi i diplomës shkruhet me kompjuter në letër të formatit A4 (21 X 29.7 cm) dhe përbëhet nga:

– kopertinat – duhet të përmbajë këto informata:

  • stemën e institucionit
  • Titullin e punimit të diplomës
  • Racionalet e prezantimit: Punim i diplomës Bachelor
  • Emri i studentit/ëve
  • Emri i mbikqyrësit të punimit
  • Data e dorëzimit:

– fleta e pastër

– mirënjohjet

– Lista e shkurtesava

– Përmbajtja

– Rezymeja shqip

– Summary

– I. Hyrja

– II. Qëllimi i punimit

– III. Materiali dhe metodat

– IV. Rezultatet

– V. Diskutimi

– VI. Përfundimet

– VII. Referencat

  1. b) Te punimet grupore duhet të plotësohet Deklarata e Përgjegjësive Autoriale dhe Kontributet për secilin student në grup.
  2. c) Punimi i diplomës në studime duhet të përfshihet në minimum 30 faqe, për punimet individuale, përkatësisht 50 faqe për punimet grupore, dhe 70 faqe për punimet e diplomës Master, duke e përdorur teknikën si në vijim:

– Margjinat në të gjitha anët 30 mm;

– Paragrafët të renditur në rreshta të gjerë (Line spacing 1.5 lines);

– Fonti që përdoret në shkrim – Times New Roman, të madhësisë 12 pts me renditje në të dy anët (justify);

– Çdo ilustrim duhet të ketë titullin, pjesën tekstuale, shënimet ose shpjegimet, të gjitha në gjuhën shqipe. Shpjegimet (legjenda) shënohen në ilustrim. Marrja dhe riprodhimi i ilustrimeve nga autorë të tjerë, duhet të bëhet me lejen e botuesit dhe të autorit. Në tekstin e punimit autori vendosë ilustrimet përkatëse. Ilustrimet duhet kufizuar në numër të arsyeshëm, meqë këto e shtrenjtojnë botimin. Titulll, i shkruar në krye të ilustrimit, duhet të jetë konciz dhe përmbajtësor, ashtu që lexuesi ta ketë të qartë për çka është fjala.

Tabelat dhe grafikonët duhet të jenë të qarta dhe të kuptueshme lehtë, jo të komplikuara dhe të stërngarkuara me të dhëna. Shkurtesat e përdorura (shifrat romake, shkronjat e mëdha, ose shenjat e tjera) shpjegohen nën ilustrim, të renditura si fusnota.

– Zbatohen të gjitha rregullat ortografike efektive gjatë shkrimit të tekstit.

– Për termet në gjuhën angleze konsultoni The Oxford English Dictionary.

Neni 13

  1. a) Studenti para se të bëjë lidhjen e fortë (me kopertina) duhet që temen e vet ta dorëzojë me email mentorit të punimit.
  2. b) Vetëm pasi që të merret leja – konfirimi se tema është miratur nga Këshilli i Fakultetit, studenti mund të dorëzojë katër (4) kopjet e diplomës, me kopertina të forta dhe një kopje elektronike (CD).

Neni 14

  1. a) Studentët janë të detyruar që ta mbrojnë punimin e diplomës para komisionit tre anëtarësh.
  2. b) Mbrojtja e punimit të diplomës është publike dhe mbahet në kohën që e cakton mentori në marrëveshje me anëtarët e Komisionit. Mentori për kohën e mbajtjes së mbrojtjes e lajmëron administratoren e programit, e cila e lajmëron studentin.

Neni 15

  1. a) Në mbrojtjen e punimit të diplomës verifikohet dija teorike dhe praktike si dhe aftësia e studentit që të merr mbrojë dhe argumentojë përfundimet vetanake në lidhje me materien të cilën e ka përpunuar në punim.

Procedura e mbrojtjes së punimit të diplomës është si vijon:

  • Kryetari i Komisionit e hap procedurën e mbrojtjes, duke lexuar Protokollin dhe procesverbalin për mbrojtjen e punimit të diplomës;
  • Mentori i punimit e paraqet Raportin e shkurtër lidhur me temën e diplomës së kandidatit.
  • Kandidati e prezanton problematikën themelore të punimit, metodat me të cilat është shërbyer dhe rezultatet të cilat i ka arritur në punim. Prezantimi zgjatë rreth 10-20 minuta.
  • Anëtarët e Komisionit i bëjnë pyetje kandidatit.
  • Çdo anëtar mund t’i parashtrojë më së shumti 3 pyetje.

– Pas parashtrimit të pyetjeve, kandidati ka të drejtë të mendojë deri në 5 minuta, pas së cilës kohë duhet të përgjigjet në pyetje.

  1. b) Pasi që të përgjigjet në të gjitha pyetjet e parashtruara, Komisioni e shqyrton kualitetin e punimit të diplomës, paraqitjen gojore të kandidatit mbi punimin dhe përgjigjet e tij në pyetjet e parashtruara si dhe në bazë të kësaj përcakton notën përfundimtare të punimit të diplomës.
  2. c) Notat e punimit të diplomës janë: shkëlqyeshëm (10 ose 9), shumë mirë (8), mirë (7), mjaftueshëm (6) dhe pamjaftueshëm (5).

Neni 16

  1. a) Në rast të mungesës të një anëtari të Komisionit në mbrojtje të punimit, Dekani mund të emërojë zëvendësin.

Neni 17.

  1. a) Nëse mentori dhe anëtarët e Komisionit vijnë deri te përfundimi se kandidati e ka mbrojtur me sukses punimin ose nëse kanë ardhur deri te konstatimi se në këtë nuk ka pas sukses, ia komunikojnë kandidatit vlerësimin (notën) drejtpërdrejtë pas mbrojtjes.
  2. b) Kandidatit ia komunikon notën publikisht Kryetari i Komisionit.

Neni 18.

  1. a) Me rastin e mbrojtjes së punimit të diplomës zbatohet Protokolli për mbrojtjen e punimit të diplomës dhe plotësohet Procesverbali për mbrojtjen e punimit të diplomës, të përcaktuar nga Kolegji.
  2. b) Procesverbali mbi mbrojtjen e punimit të diplomës, i nënshkruar, i dorëzohet procesmbajtëses, e cila pas protokolimit, e fotokopjon në dy kopje, prej të cilave origjinalen e vendos në dosje të studentit, njërën kopje në arkivë dhe njërën kopje në fajllin e administratores për temat e mbrojtura.

Neni 19.

  1. a) Kur kandidatit i komunikohet nota e dobët e punimit të diplomës, obligimisht ceken shkaqet për notë të tillë, të cilat hyjnë në procesverbal mbi vlerësimin e punimit të diplomës.
  2. b) Kandidati, punimi i diplomës të të cilit është vlerësuar me notë të dobët, duhet të zgjedhë dhe të paraqesë temë tjetër të re për punim diplome.

DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 20

Për interpretimin e dispozitave të caktuara të kësaj Rregulloreje është kompetent Këshilli i Fakultetit

Neni 21.

  1. c) Pas hyrjes në fuqi të kësaj Rregulorjeje shfuqizohen të gjitha dispozitat tjera që drejtpërdrejtë ose terthorazi e rregullojnë këtë materie;
  2. d) Té gjitha dokumentet tjeta né formé rekomandimesh konsiderohen anekse tö kétij dokumenti;

Neni 22

Rregullorja mund tä ndryshohet sipas procedurés sä miratimit té saj.

Neni 23

Kjo Rregullore hyn né fuqi ditén e miratimit nga Senati i Kolegjit.

 

Nr.AD-4173/20

UDHËZUESI per shkrimin e SEMINAREVE REZONANCA 2021