Administrata e Kolegjit është përgjegjëse për çështjet profesionale, administrative dhe teknike në lidhje me:
Me administratën e Kolegjit udhëheq Sekretari i Kolegjit dhe Zyrtarja e Lartë për Menaxhimin e Administratës.
Organogrami i Administratës:
Sekretari i Kolegjit ka këto detyra dhe përgjegjësi:
1.1. është zyrtari më i lartë i administratës;
1.2. është zyrtar përgjegjës për udhëheqje efektive të Kolegjit;
1.3. është përgjegjës për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sisteme informative të menaxhimit dhe për përgatitjen dhe organizimin e të dhënave për menaxhim;
1.4. është zyrtar përgjegjës për përgatitjen teknike të procesit buxhetor;
1.5. mbajtjen e evidencës së rregullt për kandidatët e paraqitur në konkursin për pranim, të studentëve të regjistruar, të diplomuar, të personelit me kontratë, dokumentacionin e pronës, etj.
1.6. dhënien e mendimeve dhe përgatitjen e akteve të tjera të Kolegjit;
1.7. është përgjegjës për çështje të tjera që kërkohen nga Këshilli Drejtues dhe Rektori, të cilat nuk janë përcaktuar me këtë Statut.
Sekretari i përgjigjet Rektorit për udhëheqje efektive të Kolegjit. Në këtë pozitë sekretari përgjigjet për të gjitha çështjet që nuk janë kompetencë e organeve, ose e udhëheqësve të tjerë.