Tutorët

Sistemi i Tutorimit

Zyra për Mbështetje të Studentëve, Karrierë dhe Alumni e Kolegjit, secilit student i cakton tutorin mësimdhënës (kujdestarin mësimdhënës), i cili ka për detyrë të:

· orientojë,
· këshillojë,
· mbrojë intersat e studentit dhe të
· përcjellë performancën dhe progresin e studentit.

Sesionet e tutorimit organizohen si takime kolektive (takime grupore) ose takime individuale. Kohëzgjatja e takimeve me tutor zgjasin sipas nevojave të studentit. Takimet bëhen vetëm në ambientet akademike të Kolegjit.
Sesionet e tutorimeve fillestare përcaktohen me orar.
Orari i takimeve duhet të respektohet nga të dyja palët.
Të dy palët obligohen ta ruajnë konfidencialitetin e bisedave gjatë sesioneve të tutorimit individual.
Demaskimi i konfidencialitetit të informatave bëhet vetëm gjatë parashtrimit të tyre në instanca të Kolegjit, por vetëm pas arritjes së pëlqimit gjatë tutorimit.
Nëse për arsye të ndryshme nuk mund të vendoset raporti i shëndoshë në relacionin student-tutor personal, si studenti, ashtu edhe tutori, mund të parashtrojnë kërkesën me shkrim për inicimin e procedurës së ndërrimit. Arsyet për inicimin e kësaj procedure duhet të justifikohen në formularin e veçantë për këtë qëllim.

Formulari merret në Zyrën për Mbështetje të Studentëve, Karrierë dhe Alumni të Kolegjit, ose duke shkarkuar versionin elektronik të kërkesës.


Mbikqyresit-Tutoret