Zyra e Resurseve Humane

Zyra për Resurse Humane (ZRH) – shërbejnë fakultetit dhe stafit në zhvillimin, zbatimin dhe vlerësimin e një sistemi gjithëpërfshirës të personelit, trajnimit dhe marrëdhënieve të punës. Përmes konsultimit dhe shpërndarjes së informacionit, ZRH ndihmon Kolegjin të parashikojë dhe të plotësojë kërkesat e burimeve njerëzore të një mjedisi edukues që ndryshon.

Zyra për Resurse Humane e ka:

  • Udhëheqësin – Prof.asoc. Naim Fanaj
  • Proff. Ass. Skender Zatriqi – anëtar
  • Janina Gafuri – anëtar,
  • Zyrtaren e Lartë të ZRH – Ajna Ismaili.

Mandati i anëtarëve të ZRH është prej pesë vjetësh, me mundësi të rizgjedhjes.

Qëllimi i ZRH është furnizimi i Kolegjit me resurse adekuate njerëzore, gjithnjë duke u mbështetur në ligjet, Statutin, rregulloret dhe procedurat në fuqi. Në këtë kuadër bën pjesë edhe udhëheqja dhe menaxhimi i procesit të rekrutimit të stafit administrativ dhe zgjedhja në thirrjet mësimore shkencore të stafit akademik.

Detyrat dhe përgjegjësitë e ZRH:

– E bën administrimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të ZRH dhe siguron që të përmbushen detyrat në mënyrë efektive;
– Kontribuin në rritjen e performancës së personelit, nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të planeve të trajnimit;
-Koordinon aktivitetet me administratorin për zhvillim dhe trajnim lidhur me zhvillimin e stafit;
– Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të Kolegjit, asiston menaxhimin dhe organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative dhe logjistike;
– Siguron zbatimin e procedurave për rekrutimin e personelit të Kolegjit;
– Mbikëqyr, procedon dhe mbështet stafin akademik gjatë procesit të zgjedhjes në thirrje mësimore shkencore e (në bazë të Rregullores për zgjedhje në thirrje)
– Përgatitë kontrata pune për stafin akademik të rregullt dhe të angazhuar, si dhe për stafin jo akademik;
– Përpilon informata, analiza dhe raporte të ndryshme statistikore lidhur me personelin e Kolegjit;
– I azhurnon të dhënat për personelin akademik të Kolegjit;
– I përcjell CV e kompletuara të stafit akademik në Qendrën Kompjuterike të Kolegjit për publikim në web-faqe;
– Përpilon informata dhe bashkëpunon me Fakultetet lidhur me publikimin dhe realizimin e konkurseve për zgjedhje të stafit akademik
– Përgatit dhe përditëson përshkrimet e vendeve të punës
– Procedon ankesat e stafit (në bazë të Procedurës për ankimim)
– Menaxhon mbrojtjen dhe përpunimin e të dhënave personale sipas legjislacionit në fuqi;
– Menaxhon systemin e arkivimit dhe dokumentet e brenshme të Kolegjit që kanë të bëjnë me personel;
– Lëshon vërtetime dhe dokumente tjera lidhur me statusin e personelit;
– Si dhe detyra të tjera sipas nevojës, me vendim të organeve të Kolegjit.

Zyra për Resurse Humane përbëhet nga Zyrtari për RH.

Zyrtari për RH raporton te Rektori dhe Prorektori për Çështje Mësimore.