Vizioni

Vizioni ynë për zhvillimin e arsimit të lartë në lëmenjtë e shkencave mjekësore brenda institucionit është:

  • arritja e standardeve të edukimit mjekësor dhe të punës kërkimore-shkencore në lëmenjtë mjekësorë në Kosovë sipas standardeve europiane të arsimit të lartë;
  • arritja e rejtingut si institucion akademik, me të cilin reputacion të arritur si institucion i arsimit të lartë do të bëhet tërheqës dhe atraktiv edhe për studentët e tjerë nga regjioni.

Në përputhje dhe mbështetje të misionit të Kolegjit, si objektiva kryesore institucionale afatmesme dhe afatgjata kemi përcaktuar:

  • Krijimin e një institucioni të arsimit të lartë respektivë, i cili siguron që arsimimi dhe kualifikimi në lëmenjtë mjekësorë të përputhet me standardet e Unionit Evropian.
  • Pasurimin e sistemit të tanishëm arsimor, zgjerimin e kapaciteteve të arsimit të lartë dhe ngritjen e cilësisë së arsimimit të lartë në shkencat mjekësore.
  • Vendosjen e konkurencës në tregun e Kosovës për edukim të lartë në fushat mjekësore.
  • Vendosjen e standardeve dhe krijimi i mekanizmave për përmirësimin dhe përparimin e cilësisë në edukimin mjekësor, që do të aplikohen nga institucioni.
  • Mbështetjen e stafit akademik për zhvillim profesional, akademik dhe shkencor.
  • Krijimin e kushteve për edukimin mjekësor gjatë tërë jetës (Long Life Learning).
  • Punën sipas standardeve evropiane;
  • Integrimin e plotë në zonën evropiane të arsimit të lartë (d.m.th. sipas Deklaratës së Bolonjës, Konventës së Lisbonës mbi Njohjen akademike) dhe në zonën evropiane të kërkimeve shkencore si dhe të ndërmarrë hapat adekuat reformues të nevojshëm për arritjen e këtij objektivi;
  • Të arrijë që të jetë qendër udhëheqëse për avancimin e dijes, të mendimit dhe shkollimit në regjion;
  • Të ndihmojë në procesin e ngritjes së demokracisë qytetare;
  • Të synojë të krijojë dhe të mbështesë standardet e larta për mësim dhe për kërkime shkencore;
  • T’i shfrytëzojë burimet e veta në mënyrën sa më efikase;
  • Të marrë pjesë plotësisht në komunitetin regjional dhe ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, hulumtimit dhe të shëndetësisë.