Shërbimet e Bibliotekës (Services)

Biblioteka e Kolegjit ofron një sërë shërbimesh dhe servisesh për të mbështetur veprimtarinë shkencore dhe mësimore të studentëve, stafit shkencor mësimor, personelit tjetër të fakultetit dhe vizitorëve të jashtëm. Për nevoja të programeve dhe të hulumtimeve, Kolegji ka siguruar numër të konsiderueshëm të Librave, revistave shkencore dhe materialeve të tjera, si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në gjuhën angleze.

  1. Si sistem për klasifikimin dhe katalogimin e literaturës së Bibliotekës së Kolegjit përdor NLM skemën e klasifikimit të fondit të librave.
  2. Sistemi i shifrimit të librave të bëhet sipas rregullës së tre rendeve:
    • Kodin e klasifikimi të librit (NLM klasa dhe nënklasa)
    • Inicialet e autorit të parë të librit, viti i botimit
    • Kodi i lokacionit: rafti, nr. rendor i librit, nr. i ekzemplarit
  1. Sistemi i menaxhimit të Bibliotekës së Kolegjit të bëhet sipas Rregullores për Menaxhimin e Bibliotekën e Kolegjit.
  2. Kolegji ka siguruar programin kompjuterik për menaxhimin elektronik të Bibliotekës. Stafi i Bibliotekës është i trajnuar për shfrytëzimin e programit të Bibliotekës.

 

Frekuentimi i Bibliotekës së Kolegjit mund të bëhet në sallën kryesore Bibliotekare ose në sallat e bibliotekave elektronike, deri në orarin kur mbahet mësimi në Kolegj, të paktën 60 orë në javë.

Gjatë periudhës së pushimeve frekuentimi i Bibliotekës mund të bëhet të paktën 30 orë në javë.

Të drejtë frekuentimi kanë pjesëtarët e Kolegjit.

Frekuentuesi mund të shfrytëzojë shërbimet bibliotekare vetëm nëse ka ID kartelën.

Frekuentuesi në momentin e hyrjen dhe daljes nga Biblioteka evidentohet nëpërmjet regjistrimit me ID kartelë në lexuesin digjital të kodit.

Biblioteka ofron këto shërbime:

  • Vë në dispozicion të gjitha meterialet dhe resurset tjera elektronike që shërbejnë për përmbushjen e detyrimeve të mësimdhënies, mësimnxënies dhe kërkimit shkencor
  • Huazimi i materialeve për përdorim jashtë Bibliotekës së Kolegjit.

Njëkohësisht mund të huazohen deri në 2 libra. Afati i huazimit është 15 ditë.

Zgjatja e afatit të huazimit lejohet deri në tre herë, nëse shtyrja bëhet brenda afatit të kthimit, si dhe për sa kohë që nuk ka kërkesa të reja për këto libra.

Në raste të veçanta, Biblioteka ka të drejtë të vendos afat më të shkurtër të huazimit, të ndalojë materiale për huazim, ose të kërkojë materialin para skadimit të afatit të kthimit.

Përjashtohen nga huazimi materialet që nevojiten vazhdimisht në Bibliotekë dhe materialet me vlerë të veçantë.

Në rast të moskthimit me kohë të materialit, nuk mund të huazohet më dhe paguhet gjoba prej 1 euro në ditë për libër.

Paralajmërimi për kthim të fondeve bëhet me postë elektronike, deri në tre herë.

Nëse materiali nuk kthehet edhe pas paralajmërimit të tretë, ndiqet rruga gjyqësore për kthimin e materialeve.

  • Gjetjen e materiale nga fondet e bibliotekave të tjera, si huazim në distancë. Huazimi në distancë mund të bëhet për një periudhë deri 30 ditë, për sa kohë që biblioteka huadhënëse nuk përcakton afate të tjera. Shpenzimet për këto lloj porosishë merren përsipër nga porositësi 50% dhe Kolegji 50%.
  • Kryerjen e shërbimeve informative për resurset bibliotekare dhe informacionit shkencor
  • Vënine në dispozicion të vendeve të punës dhe leximit
  • Shërbimet e Bibliotekës së Kolegjit janë pa pagesë.