Bordi i Ekzaminuesve (BE)

BORDI I EKZAMINUESVE

Bordi i Ekzaminuesve (BE) – është përgjegjës për të kontrolluar metodat e vlerësimit, kriteret vlerësuese dhe sistemin e vlerësimit të studentëve brenda Kolegjit.

BE-në e përbëjnë:

  • Udhëheqësi i BE – Prof.asoc. Fahri Gavazaj
  • Tre mësimdhënës vendor – Prof.ass. Fitim Skeraj, Prof. asoc. Agim Krasniqi, dhe Prof. ass. Vildane Goga.
  • Tre mësimdhënës të huaj – Prof.asoc. Nuhi Arsllani, Acad.Prof.dr. Gudar Beqiraj, Prof.dr. Ender Kazazoglu.
  • Zyrtare: Rrezarta Sadikaj

 

Detyrat e Bordit të Ekzaminimeve:

  1. të përpilojë dhe kontrollojë hartën e provimeve;
  2. të kontrollojë metodat e vlerësimit, kriteret vlerësuese dhe sistemin e vlerësimit;
  3. të kontrollojë besueshmërinë dhe vlefshmërinë  e testeve ose pyetjeve të caktuara në test në bazë të kërkesës së Dekanit, prodekanëve,  udhëheqësve të katedrave, mësimdhënësve, tutorëve ose studentëve;
  4. merret me analizën e të dhënave lidhur me ekzaminimet;
  5. pranon raportet statistikore të suksesit për çdo lëndë mësimore;
  6. organizon provimin përfundimtar;
  7. përpilon katalogun e përmbajtjes së provimeve përfundimtare në bashkëpunim me udhëheqësit e bordeve mësimore për të cilat lëndë organizohet provimi.

Kriteret e vlerësimit

Vlerësimi i përgatitjes akademike të studentit mbështete në parimin e kontrollit të vazhdueshëm gjatë gjithë periudhës mësimore të rezultateve në të gjitha elementet e kontrollit dhe vlerësimit të njohurive të studentit.

Pjesëmarrja e elementëve të vlerësimit të vazhdueshëm gjatë vitit akademik është si në vijim:

  • Ndjekja e lëndës dhe pjesëmarrja active = 5-10%
  • Plotësimi i detyrave (assignment, detyra kursi) = 10-20%
  • Vlerësimet në Midterm = 10-30%
  • Projekte, seminare, prezantime, etj. = 10-20%
  • Provim praktik = 10-30%
  • Provim përfundimtar = 30-70%

Kolegji përdorë sistemin elektronik të vlerësimit dhe testimit (nëpërmjet menaxhimit të testeve me Moodle platformë), me zbatim të sistemit të bankës së pyetjeve të punuara nga mësimdhënësit e lëndës, me zgjedhje të përkëmbyer të pyetjeve në test dhe korrigjim automatik nga platform, të cilat ulin mundësinë e abuzimit në vlerësim. Për lëndët profesionale vlerësimet mund të bëhen edhe me gojë.

Për të rritur transparencën e vlerësimit, çdo pedagog dorëzon së bashku me procesverbalin edhe formatin e vlerësimit të vazhdueshëm për çdo student lidhur me frekuentimin dhe aktivizimin, cilësinë e detyrave të kursit (eseve) dhe provimet (testet) e pjesëshme semestrale.

 

Pragu i kalueshmërisë është i përcaktuar sipas sistemit:

Pikë (përqindja)

Nota

ETCS nota

Përkufizimi

91-100

10

A

Shkëlqyeshëm – njohuri të shkëlqyeshme me vetëm disa gabime minore

81-90

9

B

Shumë mirë – mbi mesatare standarde, por me disa gabime

71-80

8

C

Mirë – rezultat në përgjithësi i mirë, me disa gabime që vërehen

61-70

7

D

Kënaqshëm – mirë, por me mjaft gabime

50-60

6

E

Mjafton – rezultatet plotësojnë kriteret minimale

<50

5

F

Dobët – kërkohet shumë punë për të fituar kreditë

 

OSCE dhe OSLER provimet vlerësohen sipas kësaj shkalle të vlerësimit:

Shkalla

Shkathtësia klinike

Pjesëmarrja

Iniciativa dhe entuziazmi

A: Shkëlqyeshëm

E shkëlqyeshme

Merr pjesë në të gjitha sesionet mësimore, plus punë shtesë klinike

I lartë

B: Mirë

E mirë

Merr pjesë në të gjitha sesionet mësimore

Disa

C: Kalim me kusht

Dështim në disa fusha

Të humbura disa sesione

Minimale

D: Dështim

Jo të kënaqshme

Të humbur numër të madh të sesioneve

Mungon

 

Afatet e provimeve:

Publikohet Harta e provimeve: për vitin 2021.