MSc Farmaci

MSc Farmaci (120 ECTS):

Programi është i modeluar në objektivat e kualifikimit. Programi i referohet kompetencave akademike, aftësisë për të marrë punësim adekuat duke gërshëtuar aspektin teorik me atë praktik dhe zhvillimin e personalitetit të studentëve në fushat e specializimit.

Komponentët individualë të programit kombinohen ashtu që të arrijnë më së miri objektivat e specifikuara të kualifikimit dhe ofrojnë forma adekuate të mësimdhënies dhe të mësuarit.

Disiplinat brenda kurrikulit janë të organizuara në një rrjedhë logjike dhe plotësojnë përkufizimin dhe përcaktimin e saktë të kompetencave të përgjithshme dhe specifike, si dhe pajtueshmërinë me programet e studimit dhe kurrikulat e dorëzuara në ZEAL.

Programet lëndore të lëndëve të ofruara në programin e studimit BSc Pharmacy ofrojnë nivel të kënaqshëm në përputhje me profilin dhe fushën e programit. Emërtimet e kurseve janë të ngjashme me programet ndërkombëtare të kësaj dispipline.

Një vit akademik korrespondon me 60 pikë të kredive ECTS. Një vit akademik ka 1500 orë mësimi, përfshirë edhe orët e mësimit të vetëdrejtuar. Një ECTS korrespondon me 25 orë ngarkesë të studentit, përfshirë edhe mësimin e vetëdrejtuar. Programi është i hartuar në përputhje me Procesin e Bolonjës, ciklin e dytë të edukimit të lartë profesional, niveli 7 sipas KKK/EQF. Programi është në përputhje me Direktivën 2013/55/EC dhe Direktivën 2005/36/EC, të Bashkimit Evropian (BE), mbi Njohjen e Kualifikimeve Profesionale. Si i tillë programi është i krahasueshëm me programet e vendeve të Unionit Evropian.

Disiplinat brenda kurrikulit janë të organizuara në një rrjedhë logjike dhe plotësojnë përkufizimin dhe përcaktimin e saktë të kompetencave të përgjithshme dhe specifike, si dhe pajtueshmërinë me programet e studimit dhe kurrikulat e dorëzuara në ZEAL.

Programi është i strukturuar në një sërë lëndësh me kredite të ndryshme, disa të detyrueshme ndërsa të tjera me zgjedhje.

Në përgjithësi, programi përbëhet nga:

  • kurse farmaceutike (PhC – Pharmaceutical Courses);
  • kurset zgjedhore (EC – Elective Courses).

Kurset farmaceutike janë të gjitha kurse të detyrueshme.

10% të kurseve janë kurse zgjedhore.

Programi i studimit është me kohë të plotë, në kohëzgjatje 2 vite akademike, secili me nga dy semestra, gjithsej 4 semestra. Secili semestër ka kohëzgjatje normale 15 javë. Në secilin semestër trajtohen lëndët të cilët janë të vlerësuar me kredite sipas sistemit europian (ECTS). Numri i lëndëve në çdo semestër akademik është 4 kurse, kurse në semestrin e katërt janë 2 kurse dhe tema e masterit. Pas përfundimit të kurseve individuale studenti kalon edhe provimin përfundimtar gjithpërfshirës.

Në përfundim të programit  lëshohet diplomë Master i Shkencave të Farmacisë.

Rezultatet e të nxënit për programin MSc Farmaci:

Rezultatet e të nxënit për programin MSc të Farmacisë janë:

  • Rritja e njohurive dhe aftësitë akademike të studentit, për të rritur kualifikimet teorike dhe metodologjike te studentët e graduar në një program bachelorë Farmacisë mbi bazën e kërkimeve më të larta në këtë fushë.
  • T’i sigurojë studentit një shkallë të konsiderueshme të njohurive akademike përmes aplikimit të elementeve akademike bazë dhe të avancuara nga disiplinat dhe metodat farmaceutike
  • T’i kualifikojë studentët për të vazhduar studimet e tij në nivelin e doktoraturës.
  • Ngritja e njohurive në nivelin më të lartë në disiplinat kryesore akademike të zbulimit, zhvillimit, prodhimit dhe aplikimit të barnave.
  • Të kuptojë proceset kryesore multidisiplinare dhe marrëdhëniet midis fazave kryesore të zhvillimit të barnave në bazë të njohurive të disiplinave individuale akademike.
  • Të zgjerojnë njohuritë nga fusha e farmakologjisë dhe fiziologjisë, kimisë mjekësore, formulimit dhe prodhimit të produkteve farmaceutike dhe disiplinave të ngjashme.
  • Të kuptojnë mekanizmat e veprimit të barnave te të sëmurët dhe se si biosistemet komplekse ndikojnë te barnat në kuptimin më të gjerë.
  • Të kuptojnë dhe identifikojnë problemet shkencore në fushat e zbulimit, zhvillimit, prodhimit dhe aplikimit të barnave në shoqëri.
  • Të fitojnë njohuri për kërkesat rregullatore kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe standardet e cilësisë të vendosura për procesin e zhvillimit të barnave në tërësi.
  • Të zotërojnë metodat kryesore eksperimentale shkencore në lidhje me disiplinat akademike: analiza sasiore të të dhënave, llogaritjet komplekse matematikore, raportimi shkencor duke përfshirë vlerësimin dhe diskutimin e të dhënave eksperimentale ose të mbledhura, një qasje kritike ndaj literaturës në këtë fushë, sigurimin e cilësisë dhe njohuri për kërkesat e përgjithshme dhe shkencore dhe etike mbi këto metoda në drejtim të zhvillimit të barnave.
  • Janë në gjendje të propozojnë dhe gjejnë zgjidhje të problemeve shumëdimensionale në fushat e zbulimit, zhvillimit, prodhimit dhe aplikimit të barnave.
  • Është në gjendje të prezantojë, komunikojë dhe diskutojë njohuritë ndërdisiplinore dhe problemet e lidhura me barnat me kolegë, specialistë të tjerë dhe jospecialistë.
  • Të përdorin laboratorë të kualitetit të lartë ku zhvillojnë dhe avansojnë aftësitë thelbësore praktike. Laboratorët përfshijnë laboratorët analitikë, laboratorët për prodhimin në industrinë farmaceutike, laboratorët për hulumtime mikrobiologjike, kimike dhe farmakologjike.