Zyra për Çështje Akademike (ZÇA)

Detyrat e zyrës për Çështje Akademike janë:

– Organizon dhe koordinon punën për çështje akademike;
– Bën përgatitjen e materialit për mbledhjet e Senatit të Kolegjit, Bordit të Kolegjit, Këshillave të Fakulteteve dhe departamanteve në të cilat trajtohen çështjet akademike dhe shkencore;
– Menaxhon me sistemin e grupimit të studentëve (ndarja e studentëve nëpër grupe), zbaton kërkesat për ndryshimet e grupeve;
– Menaxhon orarin e mësimit, kërkesat për ndryshim të orareve, si dhe harton orarin e shfrytëzimit të sallave mësimore;
– Mban evidence për mbajtjen dhe realizimin e procesit mësimor sipas programeve. Viteve dhe lëndëve mësimore;
– Menaxhon evidencat për vijueshmërinë e studentëve në procesin mësimor, bën llogaritjet dhe gjeneron raportet finale lidhur me këtë çështje;
– Mbledh dhe procedon kërkesat e stafit për pasije, resurse mësimore, etj.
– Lëshon studentëve librat e curriculumeve të studimit, syllabuset e lëndëve të veçanta sipas kërkesave të studentëve
– Harton raportet lidhur me kohëzgjatjen mesatare të studimeve, notën mesatare të studimeve, notën mesatare sipas lëndëve, viteve dhe programeve;
– Përgatitë raportet për të graduarit;
– Përgatitë listen e studentëve inaktivë sipas programeve dhe viteve (në bashkëpunim me zyrën financiare të Kolegjit);
– Përgatitë formularët për propozimin e temave të diplomave bachelor dhe master;
– Lëshon Shtojcën e diplomave studentëve të diplomuar.
– Përgatitë materialin për botimin e pasqyrës së planeve dhe programeve të studimit.
– Kryen detyrën e sekretarisë në komisionin e studimeve në nivel të Këshillave të Fakulteteve dhe Senatit dhe shërben si zyre këshilldhënëse për komisionet e studimeve të njësive akdemike.

Zyra për Çështje Akademike përbëhet nga Zyrtari për Çështje Akademike dhe asistentet administrative për Shërbime të Studentëve
Zyrtari për Çështje Akademike raporton te Rektori dhe Prorektori për Çështje Mësimore.