Komiteti Etik

Komiteti Etik – i cili ka përgjegjësinë e përgjithshme për rishikimin etik dhe miratimin e hulumtimit dhe veprimtarisë së tij në kuadër të Kolegjit.
Me propozimin e rektorit, Këshilli Drejtues i Kolegjit e ka themeluar Komitetin e Etikes, i cili ka 9 (nëntë) anëtarë nga radhët e mësimdhënësve të Kolegjit, 1 (një) anëtar nga stafi administrativ i Kolegjit dhe një student:

– Prof.ass. Murat Berisha – kryetar
– Prof.ass. Nderim Kryeziu – anëtar nga Fakulteti i Farmacisë
– Prof.ass. Dashnor Bukleta – anëtar nga Fakulteti i Stomatologjisë
– Prof.ass. Arlinda Jakupi – anëtar nga Departamenti i Biokimisë Laboratorike
– Ligj. Hasan Gashi – anëtar nga Departamenti i Infermierisë dhe Mamisë
– Prof.ass. Vildana Goga – anëtar nga Departamenti i Radiologjisë Diagnostike
– Prof.ass. Zheralldin Durguti – anëtar nga Departamenti i Fizioterapisë
– Prof.asoc. Ramadan Halimi – anëtar nga Departamenti i Menaxhimit Shëndetësor
– Prof. dr. Naser Ramadani – anëtar nga Departamenti i Shëndetit Publik dhe Mjedisor
– Arsim Rizanaj – anëtar nga Administrata e Kolegjit
– Studenti Artan Sylani.

Përfaqësuesi i studentëve merr pjesë në seancat kur objekt i diskutimeve janë studentët. Mandati i Komitetit të Etikës është 4 vjeçar.
Komiteti i Etikës është përgjegjës për promovimin e parimeve etike në Kolegjin, kështu që monitoron zbatimin e këtyre parimeve, përcakton nëse akuzat për sjellje joetike duhet të përpunohen më tej dhe shpreh mendime mbi ankesat e punonjësve dhe studentëve. Komiteti i Etikës vepron në përputhje me Kodin, i cili përcakton strukturën dhe aktivitetet e Komisionit dhe procedurat që duhen ndjekur. Komiteti i Etikës është përgjegjës për zhvillimin e procedurave disiplinore që do të shoqërojnë këtë Kod të Etikës, duke përfshirë edhe të drejtën për te organizuar seance dëgjimore për secilin person të akuzuar për shkelje te këtij Kodi. Gjithashtu Komiteti i Etikës është përgjegjës për miratimin e propozimeve shkencore kërkimore. Komiteti i Etikës përgatit një raport vjetor mbi aktivitetet e tij në vitin paraprak akademik, që ia dorëzon Këshillit Drejtues të Kolegjit.
Komiteti i Etikës, në ushtrim të kompetencave të tij, ka kryer këto punë:

– Ka shqyrtuar tre (3) raste të adresuara këtij organi lidhur me lejimin e realizimit të pjesës eksperimentale në kuadër të projektit hulumtues të studimeve të doktoratës nga institucione të tjera jashtë Kosovës;
– ka bërë rishqyrtimin e kodit të etikës;
– ka aprovuar temat kërkimore të studentëve të studimeve bachelor dhe master, si dhe
– ka shqyrtuar pesë (5) raste të pretenduar për mosrespektim të kërkesave të moralit dhe të etikës në realizim të funksionit të detyrave të individëve-studentëve (Raporti i punës së Komitetit Etik për vitet 2019-2021).