Fakulteti i Farmacisë

Fakulteti i Farmacisë është njësi akademike e Kolegjit i angazhuar për mësimdhënie dhe për kërkime të aplikuara shkencore në disiplinat akademike përkatëse.

Mësimdhënia akademike përqendrohet në programet e studimeve të orientuara në praktikë, duke ndjekur konceptin e Institucioneve të Shkencave Mjekësore të Aplikuara të Evropës.

Fakulteti i Farmacisë e përqendron profilin e vet arsimor dhe kërkimor për nevojat e vendit, në riaftësimin dhe për mësimin gjatë gjithë jetës të profesionistëve, si dhe ofron shërbime praktike për partnerët vendorë.

Fakulteti i Farmacisë ofron këto lloje të studimeve:

  1. Studimet themelore – bachelor: BSc Farmaci Komunitare )180 ECTS)
  2. Studimet master shkencor: MSc Farmaci (120 ECTS):

Në përbërjen e vet Fakulteti i Farmacisë e ka departamentin:

1.1. Departamentin e lëndëve Farmaceutike;

Fakulteti udhëhiqet nga dekani: Prof.asoc. Nita Kelmendi

Prodekan për mësim: Prof.ass. Selvete Shuleta

Prodekan për Shkencë: Prof.ass. Nderim Kryeziu