Fakulteti i Stomatologjisë

Fakulteti i Stomatologjisë është njësi akademike e Kolegjit i angazhuar për mësimdhënie dhe për kërkime të aplikuara shkencore në disiplinat akademike përkatëse.

Mësimdhënia akademike përqendrohet në programet e studimeve të orientuara në praktikë, duke ndjekur konceptin e Institucioneve të Shkencave Mjekësore të Aplikuara të Evropës.

Fakulteti i Stomatologjisë e përqendron profilin e vet arsimor dhe kërkimor për nevojat e vendit, në riaftësimin dhe për mësimin gjatë gjithë jetës të profesionistëve, si dhe ofron shërbime praktike për partnerët vendorë.

Fakulteti i Stomatologjisë ofron këto lloje të studimeve:

  1. Studimet themelore të integruara (Dr.Stomatologjisë, me 300 ECTS)
  2. Studimet bachelor me diplomë të asociuar: BSc Asistent Dentar dhe Higjienist Dentar (240 ECTS)                                

Në përbërjen e vet Fakulteti i Stomatologjisë i ka këto departamente:

  1. Departamentin e lëndëve Stomatologjike;
  2. Departamentin për Asistent Dentar dhe Higjienist Dentar

Fakulteti udhëhiqet nga dekani: Prof.asoc.Teuta Kutllovci

Prodekan: Prof.ass. Vlora Cakolli