Zyra për Mbështetje të Studentëve, Karrierë dhe Alumni

Zyra për Mbështetje të Studentëve, Karrierë dhe Alumni – ofron këshilla akademike, planifikim të karrierës dhe këshillim për punësim.

Misioni 

Asociacioni Alumni i KSHMR-së ka për qëllim t’i shërbejë Kolegjit, të diplomuarve (alumnive të Kolegjit), studentëve të tjerë dhe miqve të Kolegjit. Misioni i Asociacionit është forcimi dhe zhvillimi i KSHMR nëpërmjet ofrimit të ndihmës në procesin e rekrutimit të studentëve të rinj, angazhimit në aktivitete për të rritur reputacionin e Kolegjit në vend dhe jashtë, si dhe nëpërmjet promovimit të imazhit pozitiv të Kolegjit dhe të alumnive.

Qëllimet: 

Qëllimet e Qendrës për Zhvillim të Karrierës janë t’i ndihmojë studentët e Kolegjit gjatë punësimit, t’i ndihmojë studentët në fitimin e përvojës së punës gjatë studimeve, të njohin tregun e punës si dhe të ofrojë këshilla dhe informata për maturantët rreth studimeve në Kolegj.

Për realizimin e këtyre qëllimeve Qendrës për Zhvillim të Karrierës do të:
1. Promovojë lidhjet e ndërsjllta ndërmjet alumnive, studentëve, stafit dhe miqve të Kolegjit;
1. Nxis marrëdhëniet ndërmjet Kolegjit dhe alumnive të tij;
3. Zhvillojë bashkëpunimin me alumnit dhe organizata të tjera;

  1. Organizojë programeve socialo-edukative, programeve të bamirësisë dhe programeve të tjera shërbyese;
  2. Ndërmjetësojë mes studentëve, fakulteteve dhe kompanive duke patur si qëllim forcimin e lidhjeve bashkëpunuese dhe ngritjen e nivelit të përgatitjes së studentëve për tregun e punës;
  3. Zhvillojë aftësitë e studentëve për procesin e punësimit dhe të diplomuarve;
  4. Ofrojë shërbimeve elektronike për edukim, këshillim, zhvillim dhe orientim në Karrierë.
  5. Ofrojë informacioneve për mundësitë e arsimimit të mëtejm pasdiplomik, mundësitë e punës praktike dhe aktiviteteve të ndryshme;
  6. Ofrojë këshilla dhe udhëzime për procesin e përzgjedhjes së mundësive për zhvillimin e karrierës;
  7. Bashkëpunojë me fakultetet e Kolegjit për zhvillimin profesional të studentëve dhe karrierës së tyre;
  8. Ofrojë shërbime për kompanitë për prezantimin e ofertave të tyre për punë para të diplomuarve.

Bordi i Alumnit

Alumni i Kolegjit e ka Bordin e Alumnit, që paraqet organin kryesor të Asociacionit të Alumnit të KSHMR. Bordi i Alumnit është përgjegjsë për krijimin e politikave të alumnit, për miratimin dhe implementimin e planit vjetor të asociacionit, përgaditjen e informatorëve, organizimin e aktivieteteve të ndryshme edukative, sociale dhe shoqërimeve në komunitet. Bordi i Alumnit përbëhet nga udhëheqësi, një anëtarë i alumnit të KSHMR dhe një zyrtar administrativ. 

Zyra e Alumni-t ndodhet në kampusin e Kolegjit dhe shërben për punët e alumnive, si kontakt kryesor për të gjithë të diplomuarit e KSHMR.

Anëtarët e Alumnit dhe mënyra e regjistrimit 
Anëtar i Alumnit mund të jenë të gjithë studentët e diplomuar në KSHMR, stafi administrativ dhe akademik i Kolegjit.
Anëtarësimi në Alumni bëhet duke plotësuar Formularin për anëtarësim, i cili mundet të gjindet në zyrën e Alumni-t, ose t’i dërgoni të dhënat e juaja personale në e-mailin zyrtar te Kolegjit

Mënyra e involvimit më të madh në Asociacionin Alumni? 
Njëra mënyrë e involvimit në Asociacionin Alumni është pjesëmarrja në organizimet tona.

Kolegji ka themeluar dhe e ka funksionalizuar Zyrën për Mbështetje të Studentëve, Karrierë dhe Alumni. Kjo zyrë do të ndjekë zhvillimin profesional dhe karrierën e çdo të diplomuari, që del nga auditoret e Kolegjit.

Studentët e Kolegjit do të vazhdojnë të jenë pjesë aktive e Alumnit të Kolegjit, duke marrë këshilla dhe asistencë teknike, duke ndjekur kurse të ndryshme, duke shfrytëzuar partneritetet e Kolegjit brenda dhe jashtë vendit.  

Kolegji në vazhdimësi do të vendosë bashkëpunimeve me institucione të ndryshme vendore e internacionale për punësim, në kuptim të asistencës që i ofrojmë këtyre institucioneve punëdhënëse në rekrutimin e kandidatëve potencialë për punësim.