KONKURS
Për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2022/2023
Alma Mater Europaea Campus College “REZONANCA” në Prishtinë, në vitin e parë të studimeve, në programet e studimeve Bachelor dhe Master, në vitin akademik 2022/2023, do të regjistrojë studentët në programet e akredituara të paraqitura në tabelën vijuese:
Paraqitja e dokumenteve fillon nga data 19 korrik 2022, prej orës 09:00-18:00.
Për afatin e parë, provimi pranues do të mbahet më 29 korrik 2022, në orën 10:00. Paraqitja e
dokumenteve për afatin e dytë të konkursit zgjatë deri më 04 tetor 2022, kurse provimi pranues
për afatin e dytë do të mbahet më 04 tetor 2022, në orën 10:00.
Paraqitja e dokumenteve për studimet Master bëhet deri më 08 nëntor 2022.
Paraqitja e dokumenteve bëhet në Alma Mater Europaea Campus College Rezonanca (në
Veterrnik).
Për paraqitje në konkurs kandidatët duhet të sjellin:
Certifikatën e lindjes
Dëftesat e shkollës së mesme;
Diplomën e shkollës së mesme;
Fletë-aplikacionin (që merret dhe plotësohet në Institucion).
Vendimin për njohjen e shkollimit jashtë vendit (nostifikimi) nga Ministria e Arsimit,
Shkencës,Teknologjisë dhe Inivacionit.
Kopjen e leternjoftimit
Për paraqitje në konkurs për studimet Master kandidatët duhet të sjellin:
Certifikatën e lindjes.
Diplomën Bachelor (me 180 ECTS).
Fletë-aplikacionin (që merret dhe plotësohet në Institucion).
Vendimin për njohjen e shkollimit jashtë vendit (nostifikimi) nga Ministria e Arsimit,
Shkencës, Teknologjisë dhe Inivacionit.
Kopjen e leternjoftimit.
Dëshmitë lidhur me publikimet shkencore (kopjet).
Dëshmitë lidhur me trajnimet tjera (certifikatat/diplomat).
Dëshmitë për testin e gjuhës angleze (certifikata/diploma).
Me rastin e paraqitjes në konkursin për pranim kandidatët paguajnë 15 Euro.
Në të gjitha fazat e procedurës së pranimit kandidatët me vete duhet të sjellin dokumentin e
identifikimit.
Kandidatët e pranuar, për regjistrim duhet të paraqesin:
Fletë-aplikacionin për regjistrim (i cili merret në Institucion);
Një fotografi të formatit 4.5 x 6 cm;
Fletëpagesën për këstin e parë të pagesës së studimeve.
Me rastin e regjistrimit kandidatët e nënshkruajnë Kontratën me Kolegjin.