AKREDITIMI

Më 13.07.2015 akreditohet si Kolegj i Shkencave Mjekësore “Rezonanca”, për periudhën trevjeçare (1 tetor 2015-30 shtator 2018).

Sipas vendimit nr. 452/18D, datë 18.05.2018 të KSHC, i zgjatet periudha e akreditimit institucional dhe e programeve të studimit për periudhën njëvjeçare (1 tetor 2018 – 30 shtator 2019).

Sipas vendimit nr. 1366/19D, dt. 29.07.2019 riakreditohet në nivel institucional, për periudhën 1 tetor 2019 – 30 shtator 2022. Sipas këtij vendimi, për periudhën 1 tetor 2019 – 30 shtator 2022, riakreditohen edhe programet:

  • BSc Biokimi Laboratorike, me kuotën për regjistrim 50 studentë;
  • BSc Radiologji Diagnostike, me kuotën për regjistrim 50 studentë;
  • BSc Mami, me kuotën për regjistrim 40 studentë;
  • MSc Farmaci, me kuotën për regjistrim 50 studentë.
  • Sipas këtij vendimi programi BSc Infermieri, riakreditohet për periudhën 1 tetor 2019-30 shtator 2024, me kuotën për regjistrim 100 studentë.

Sipas vendimit nr. 147/20D, dt. 11.02.2020 riakreditohet për periudhën 1 tetor 2020 – 30 shtator 2023, programet:

  • BSc Farmaci Komunitare, me kuotën për regjistrim 120 studentë, dhe
  • BSc Fizioterapi, me kuotën për regjistrim 120 studentë.

Sipas vendimit nr. 571/20, dt. 11.09.2020 riakreditohet për periudhën 1 tetor 2020 – 30 shtator 2023 programi i Integruar i Stomatologjisë (300 ECTS, Dr.Stom.), me kuotën për regjistrim 60 studentë.

Sipas vendimit nr. 3031/21, dt. 12.08.2021 akreditohen për periudhën 1 tetor 2021 – 30 shtator 2024, programet:

  • BSc Asistent Dentar dhe Higjienist Dentar, me kuotën për regjistrim 20 studentë, dhe
  • BSc Shëndeti Publik dhe Mjedisor, me kuotën për regjistrim 60 studentë.
  • Sipas këtij vendimi programi MSc Menaxhment Shëndetësor, akreditohet për periudhën 1 tetor 2019-30 shtator 2023, me kuotën për regjistrim 40 studentë.

Këshilli Shtetëror i Ciliësisë në mbledhjen e 78, të mbajtur më datë 27 shtator 2019, e ka miratuar ndryshimin e emërtimit të Kolegjit të Shkencave Mjekësore “Rezonanca” në Alma Mater Europaea Campus College :Rezonanca”.

Me vendimin nr. 302/21, dt. 14.05.2021, MASHT, nëpërmjet Komisionit për shqyrtimin e ankesave, aprovohet ndryshimi i emërtimit të Kolegjit në Alma Mater Europaea Campus College “Rezonanca”.