Zyra Ligjore

ZYRA LIGJORE

Detyrat e Zyrës Ligjore janë:

– Përcjell dispozitat ligjore nga lëmia i fushëveprimit të vet dhe njofton menaxhmentin lidhur me ndryshimet e reja në legjislacion

–  Bashkërendon punën me menaxhmentin, përgatit materialet e nevojshme si dhe bënë përgatitjet teknike për takim.

– Regjistron takimet si dhe mban procesverbal në takimet e Këshillit Drejtues, Senatit dhe Bordit të Kolegjit.

– Harton procesverbalet e mbledhjeve, vendimet si dhe të gjitha shkresat tjera të Kolegjit.

– Procedon aktet e nxjerra nga Këshilli Drejtues dhe Bordi i Kolegjit për nënshkrim, evidentim/protokolim dhe publikim në web.

– Organizon dhe mirëmban materialet e Këshillit Drejtues dhe Bordit të Kolegjit sipas standardeve arkivore për ruajtjen e materialeve.

– Ofron mbështetje profesionale dhe ligjore në mbledhjet kolegjiale të KD-së, Bordit të Kolegjit, Senatit, Komisioneve, etj., në konsultim me eprorin.

– Harton rregullore, udhëzime, rekomandime për organet e Kolegjit,

– jep sqarime për dispozitat Ligjore, Statutit dhe të akteve tjera normative të zbatueshme në Republikën e Kosovë,

– përgatit format e vendimeve dhe të kontratave të cilat lidhen me personelin e Kolegjit dhe me subjektet tjera me të cilat ka raporte kontraktuese,

– sipas nevojës, përgatit edhe padi ndaj personave dhe subjekteve tjera të cilat i shkaktojnë dëme Kolegjit,

– përfaqëson Kolegjin në të gjitha procedurat të cilat zhvillohen në Gjykatat e Kosovës dhe organet e administratës,

– përmes sekretarit të përgjithshëm jep përgjigje në kërkesat që i drejtohen Këshillit Drejtues dhe Senatit dhe jep sqarime juridike për organet e Kolegjit,

– përgatitë materialet për mbledhjet e organeve të Kolegjit dhe merr pjesë në mbledhje,

– harton procesverbalin dhe ekstraktin e procesverbalit nga mbledhjet e organeve të Kolegjit,

– përpilon vendimet, konkluzionet dhe rekomandimet nga mbledhjet e organeve të Kolegjit,

– Kryen edhe punë tjera të ngjashme sipas kërkesës së Udhëheqësve.

Zyra Ligjore përbëhet nga juristët e Kolegjit.

Udhëheqës i Zyrës Ligjore është Sekretari i Kolegjit dhepër punët e veta i përgjigjet Rektorit të Kolegjit