HULUMTIMI

Veprimtaritë e Kolegjit në fushën e kërkimit themelor dhe të zbatuar drejtohen nga Prorektori për Hulumtim, i cili është përgjegjës për aktivitetet kërkimore, duke përfshirë çështjet që lidhen me hulumtimet në studimet pasdiplomike, si dhe për organizimin dhe zhvillimin e promovimit të kërkimit.
Në kuadër të Kolegjit funksionon Instituti për Kërkime dhe Shkencë (IKSH).
Instituti për Kërkim dhe Shkencë (IKSH) është institucion i brendshëm i Kolegjit me të drejta, detyra dhe përgjegjësi të përcaktuara me LIGJI Nr. 04/L-135 PËR VEPRIMTARI KËRKIMORE-SHKENCORE të Republikës së Kosovës dhe me Statutin e Institutit.
Instituti per Kërkime dhe Shkencë merret me këto aktivitete:
• kujdeset në mënyrë të vazhdueshme për ngritjen e brezit të ri kërkimor-shkencor; përfshirjen e studentëve dhe të studentëve të studimeve pasuniversitare në punën kërkimore-shkencore që realizohet në Kolegj;
• nxit veprimtarinë kërkimore-shkencore me qëllim të integrimit në hapësirën shkencore ndërkombëtare, rrënjosjen e parimeve të metodës shkencore dhe zhvillimin e njohurive të reja ndër brezat e rinjë të shoqërisë në përgjithësi;
• zhvillon aktivitetet për intensifikimin e bashkëpunimit në sferën e veprimtarisë kërkimore-shkencore me institucionet tjera vendore dhe të jashtë, në kuptim të zhvillimit të programeve hulumtuese të përbashkëta, kryerjen e studimeve dhe kërkimeve me karakter teorik e praktik nga fusha të ndryshme me interes të veçantë;
• motivon dhe përkrahë tërë stafin e vet akademik për punë krijuese sistematike, me qëllim të kërkimit dhe zhvillimit të njohurive të reja, si dhe shfrytëzimit dhe zbatimit të këtyre rezultateve në praktikë;
• planifikon infrastrukturën e domosdoshme për veprimtari të mirëfilltë kërkimore-shkencore dhe ndërmerr aktivitetet për zhvillimin e laboratorëve hulumtues;
• kujdeset për paisjen dhe funksionimin e mirëfilltë të bibliotekës shkencore;
• funksionalizimin e shërbimit informativ shkencor;
• mbështetë veprimtarinë botuese shkencore;
• merret me përcjelljen e aktivitetit mentorues të stafit akademik për punimet e diplomës master dhe disertacionet e doktoratës;
• merret me vlerësimin e propozim-projekteve kërkimore-shkencore sipas kritereve të përgjithshme për pranim të projektit;
• harton planin e aktiviteteve kërkimore-shkencore për çdo vit kalendarik dhe analizon realizimin e tyre;
• vlerëson kompetencat profesionalo-shkencore të realizuesve të projekteve dhe të punëtorëve të tjerë shkencorë të përfshirë në projekte;
• vlerëson përmbushjen dhe respektimin e normave etike të projekteve shkencore të propozuara;
• inicon procedurat e aprovimit të hulumtimeve nga Odat e profesionistëve shëndetësore, për lëmentë e shkencave mjekësore;
• merret me aktivitetet për realizimin e takimeve profesionale, simpoziumeve, konferencave, kongreseve, etj., si organizime vetanake;
• organizon punën e vazhdueshme të Shërbimit Informativ Shkencor (SHISH). SHISH, në mënyrë sistematike, gjatë tërë viti kalendarik, bën njoftimin e stafit akademik me agjendën e takimeve, konferencave dhe kongreseve, nacionale dhe internacionale të lëmenjëve përkatës, në mënyrë që të përparojë veprimtarinë në fushën e publikimeve si dhe të informimit adekuat kërkimor-shkencor.

Në planin strategjik të Kolegjit për periudhën 2022-2024, në pikën e parë janë planifikuar aktivitetet për fushën e hulumtimit dhe inovacionit, të cilat janë në përputhje me natyrën dhe misionin e Kolegjit dhe nevojat e zhvilimit ekonomik të rajonit. Hulumtimi është një nga tre krahët në të cilën qëndron misioni i Kolegjit. Kolegji ka një reputacion shumë të njohur në fushën e kërkimeve mjekësore shkencore.