ZYRA E REKTORIT

ZYRA E REKTORIT

Zyra e Rektorit përbëhet nga:

Rektori
Prorektorët )3)
Dekanët (3)

Personeli mbështetës:

• Zyrtari për Komunikim me Publikun
• Asistenti administrative
• Vozitësi

Detyrat dhe përgjegjësitë e Rektorit, prorektorëve dhe dekanëve përcaktohen me Statutin e Kolegjit si dhe me legjislacionin tjetër në fuqi.

Asistenti Administrativ në zyrën e rektorit

– Koordinon punën në zyrën e presidentit/menaxherit/rektorit
– Regjistron takimet, thirrjet telefonike, mban adresarin e telefonave të stafit të Kolegjit
– Kujdeset që telefonat të përdoren vetëm për nevoja zyrtare
– Merr pjesë në përgatitjen e mbledhjeve, konfererncave, duke përfshirë këtu edhe aranzhmanet hoteliere si dhe regjistron visitorët e Kolegjit
– I mirëpret visitorët dhe bashkëbiseduesit në telefon, i përcjell mesazhet nga menaxhmenti dhe i përcjell mesazhet te menaxhmenti.
– Sipas nevojës merr pjesë gjatë përkthimeve nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas.
– Përpunon në kompjuterin personal tekste, memorandum, dokumente dhe formularë të tjerë për nevoja të menaxhmentit të Kolegjit
– Shtyp letra, raporte, dokumentacione të dërguara nga institucione të tjera.
– I përcjell dokumentet e Kolegjit për nënshkrim dhe i ruan dokumentet e dërguara.
– Informon personelin akademik për takimet që mbahen në Kolegj, për orarin e mësimit dhe orarin e provimeve.
– Kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i këtij vendi të punës, ashtu siç ia jep udhëheqësi.
Vozitësi:
– Kujdeset për mirëmbajtjen e veturave të Kolegjit
– Bën vozitjen e personelit të Kolegjit
– Kryen punët e vozitjes së rektorit dhe të udhëheqësve të tjerë
– Kryen edhe punë të tjera, të cilat ia cakton udhëheqësi.