Framework for the Evaluation of Academic Programs
In order to guide the development process and approval the following framework needs to be followed. This framework is based on identification of characteristic of primary importance when evaluating Academic Programmes. An academic Programme should:
In addition to the three primary characteristics related to quality, demand and resource, for some programs it is also important to consider:
The Report Draft: Office for Quality Assurance
Working groups:
MISIONI I PROGRAMIT
Misioni i programit BSc i Biokimisë Laboratorike është:
Për të demonstruar përputhshmërinë e misionit të programit BSc Biokimi Laboratorike me misionin e Kolegjit, në vijim paraqesim Matriksën e marrëdhënies midis misionit të programit BSc Biokimi Laboratorike me Misionin e Kolegjite:
Mission Component |
BSc Biochemistry Laboratory Mission Components |
||||
College Mission Components |
1 |
2 |
3 |
4 |
5 |
1. Zhvillimi dhe zbatimi i koncepteve të reja të arsimimit mjekësor të shekullit XXI në Kosovë |
X |
|
|
X |
X |
2. Ofrimi, promovimi dhe zhvillimi i programeve studimore kualitative, të të tria cikleve të studimit, sipas standardeve ndërkombëtare, në përputhje me nevojat e shoqërisë |
X |
X |
|
X |
X |
3. Angazhimi për zhvillimin dhe zbatimin e një sistemi formal dhe të integruar të menaxhimit të Sigurimit të Cilësisë në të gjitha proceset e Kolegjit |
X |
X |
X |
|
|
4. Realizimi dhe nxitja e kërkimit shkencor në fushat e mjeksësisë, përmes ngritjes së kapaciteteve të përgjithshme për punë kërkimore-shkencore në arsimin e lartë |
|
|
X |
|
|
5. Krijimi i infrastrukturës institucionale dhe ngritja e kapaciteteve intelektuale për punë akademike dhe kërkimore-shkencore |
X |
|
X |
|
|
6. Pasurimi i sistemit shëndetësorë në komunitet me shërbimet cilësore, e posaçërisht të shërbimeve mjekësore deficitare në Kosovë |
|
X |
|
X |
|
7. Ofrimi i shërbimeve në komunitet, nëpërmjet promovimit të shëndetit dhe edukimit shëndetësor të popullatës në përgjithësi. |
|
|
|
X |
|
Fusha e programit të studimit si dhe përmbajtja e programit është në përputhje me drejtimin akademik të Kolegjit.
OBJEKTIVAT E PROGRAMIT
Objektivat në lidhje me NJOHURITË
REZULTATET PËRFUNDIMTARE TË PROGRAMIT:
Programi BSc të Biokimisë Laboratorike është i modeluar në objektivat e kualifikimit. Programi BSc të Biokimisë Laboratorike i referohet kompetencave akademike, aftësisë për të marrë punësim adekuat për plotësimin e nevojave të tregut të punës, aftësisë për të marrë punësim adekuat duke gërshëtuar aspektin teorik me atë praktik dhe zhvillimin e personalitetit të studentëve në fushat e specializimit.
Rezultatet e të nxënit për programin BSc të Biokimisë Laboratorike janë:
PËRSHKRIMI I PROGRAMIT/KURSE
Struktura e Programit
Programi është i strukturuar në një sërë lëndësh me kredite të ndryshme, disa të detyrueshme ndërsa të tjera me zgjedhje.
Në përgjithësi, programi përbëhet nga:
Kurset bazë, kurset në relacion me biokiminë laboratorike dhe bazë për shkathtësi komunikimi janë të gjitha kurse të detyrueshme.
Kurset zgjedhore janë tre llojesh:
Programi i studimit është me kohë të plotë, në kohëzgjatje 3 vite akademike, secili me nga dy semestra, gjithsej 6 semestra. Secili semestër ka kohëzgjatje normale 15 javë. Në secilin semestër trajtohen lëndët të cilët janë të vlerësuar me kredite sipas sistemit europian (ECTS). Numri i lëndëve në çdo semestër akademik është 5-7 kurse. Sipas semestrave: në semestrin e parë janë 6 kurse, semestrin 2,3 dhe 4 janë 7 kurse, kurse në dy semestrat e fundit janë nga 5 kurse. Në semestrin e gjashtë marrin e projektin e diplomimit, të cilin e mbrojnë në mënyrë publike. Pas përfundimit të kurseve individuale studenti kalon edhe provimin përfundimtar gjithpërfshirës.
Një vit akademik korrespondon me 60 pikë të kredive ECTS. Një vit akademik ka 1800 orë mësimi, përfshirë edhe orët e mësimit të vetëdrejtuar. Një ECTS korrespondon me 30 orë ngarkesë të studentit, përfshirë edhe mësimin e vetëdrejtuar. Programi është i hartuar në përputhje me Procesin e Bolonjës, ciklin e parë të edukimit të lartë profesional, niveli 6 sipas KKK/EQF. Programi është në përputhje me Direktivën 2013/55/EC dhe Direktivën 2005/36/EC, të Bashkimit Evropian (BE), mbi Njohjen e Kualifikimeve Profesionale. Si i tillë programi është i krahasueshëm me programet e vendeve të Unionit Evropian.
Komponentët individualë të programit kombinohen ashtu që të arrijnë më së miri objektivat e specifikuara të kualifikimit dhe ofrojnë forma adekuate të mësimdhënies dhe të mësuarit.
Disiplinat brenda kurrikulit janë të organizuara në një rrjedhë logjike dhe plotësojnë përkufizimin dhe përcaktimin e saktë të kompetencave të përgjithshme dhe specifike, si dhe pajtueshmërinë me programet e studimit dhe kurrikulat e dorëzuara në ZEAL.
Programet lëndore të lëndëve të ofruara në programin e studimit BSc Biokimi Laboratorike ofrojnë nivel të kënaqshëm në përputhje me profiling dhe fushën e programit. Emërtimet e kurseve janë të ngjashme me programet ndërkombëtare të kësaj dispipline.
Elementet e ngarkesës totale të programit të studimit BSc Biokimi Laboratorike në formë të përmbledhur është paraqitur në vijim:
Forma e ngarkesës |
Numri i orëve |
Leksione |
1140 |
Seminare |
230 |
Ushtrime Laboratorike |
1165 |
Mësim i vetëdrejtuar |
2505 |
Diploma/Provimi përfundimtar |
360 |
Total |
5400 |
Programi i studimit zhvillohet në gjuhën shqipe.
Në përfundim të programit lëshohet diplomë Bachelor i Shkencave të Biokimisë Laboratorike.
Tabela me informatat për programin BSc të Biokimisë Laboratorike:
YEAR I |
|||||||||||
Semester I |
Orë në javë |
|
|||||||||
No. |
O/Z |
Course |
L |
P |
S |
CP |
CH |
IS |
Total |
ECTS |
Academic staff |
1 |
O |
Communication Skills&English Language for Medicine-1 |
30 |
30 |
0 |
60 |
30 |
90 |
3 |
|
|
Communication Skills |
15 |
15 |
0 |
30 |
15 |
45 |
1.5 |
Dr.Bujar Berisha |
|||
English Language for Medicine-1 |
15 |
15 |
0 |
30 |
15 |
45 |
1.5 |
Ligj.Laureta Kadrijaj MSc.Diellza Namani |
|||
2 |
O |
Chemistry |
120 |
135 |
0 |
255 |
165 |
420 |
14 |
Prof.asoc.Rafi Bytyçi Prof.asoc. Njomza Ajvazi Prof.ass.Ardian Rugova Prof.ass. Imer Sadriu Ass.Shpresa Thaçi Ass.Majlinda Ramadani Ass.Elida Dreshaj Ass.Fatjonë Krasniqi |
|
3 |
O |
Biophysics |
30 |
15 |
0 |
45 |
45 |
90 |
3 |
Prof.Meleq Bahtijari Ass.Florentina Hamidi |
|
4 |
O |
Cell Biology&Basis of Genetics |
30 |
30 |
60 |
45 |
105 |
3.5 |
Prof.asoc.Fahri Gavazaj Ass.Ramiz Kozhani |
||
5 |
O |
Biostatistics |
30 |
30 |
60 |
45 |
105 |
3.5 |
Prof.asoc.Blerim Krasniqi Ass.Mrikë Bunjaku Ass.Genta Radoniqi |
||
6 |
Z |
Elective course I |
30 |
15 |
45 |
45 |
90 |
3 |
|
||
Semester II |
|||||||||||
1 |
O |
English Language for Medicine-2 |
15 |
15 |
15 |
|
45 |
45 |
90 |
3 |
Ligj.Laureta Kadrijaj |
2 |
O |
Human Anatomy & Histology & Physiology |
90 |
90 |
|
|
180 |
150 |
330 |
11 |
Prof.Ibrahim Behluli Ass.Besfort Kryeziu Prof.ass.Arlinda Jakupi Ass.Fjolla Shoshi Ligj.Ilir Kurtishi Ass.Diana Gjata |
3 |
O |
Protection in Laboratory |
30 |
15 |
|
|
45 |
45 |
90 |
3 |
Prof.asoc.Luan Daija Ass.Fitore Kurtaj |
4 |
O |
Microscopy and Photo techniques |
30 |
30 |
|
|
60 |
60 |
120 |
4 |
Prof.asoc.Fahri Gavazaj Ass.Burbuqe Kurtaj Ass.Ramiz Kozhani |
5 |
O |
Public Health |
30 |
15 |
|
|
45 |
45 |
90 |
3 |
Prof.asoc.Milazim Gjocaj Ass.Shqipe Ukelli |
6 |
O |
Medical Sociology&Human Psychology |
30 |
15 |
|
|
45 |
45 |
90 |
3 |
Ligj.Desdemona Kotroçi Prof.ass.Nderim Rizanaj |
7 |
Z |
Elective course II |
30 |
15 |
|
|
45 |
45 |
90 |
3 |
|
YEAR II |
|||||||||||
Semester III |
Orë në javë |
|
|||||||||
No. |
O/Z |
Course |
L |
P |
S |
CP |
CH |
IS |
Total |
ECTS |
Academic staff |
1 |
O |
Biochemistry |
45 |
45 |
0 |
90 |
90 |
180 |
6 |
Prof.asoc.Zehadin Gashi Ass.Qëndresa Hoti |
|
2 |
O |
Medical Microbiology |
30 |
30 |
0 |
60 |
60 |
120 |
4 |
Prof.ass.Ardita Kërveshi Ass.Lumnije Mikullovci Ass.Dea Mula Dervishi Ass.Kujtesa Hoti |
|
3 |
O |
General and Clinical Hematology |
45 |
15 |
0 |
30 |
90 |
60 |
150 |
5 |
Prof.Emrush Kryeziu Ass.Indira Rexhepi Ass.Fejsal Mehmeti |
4 |
O |
Pathology with Pathohistological Techniques |
45 |
30 |
75 |
75 |
150 |
5 |
Prof.ass. Labinot Shahini Ass.Njomza Durmishi |
||
5 |
O |
Pathophysiology |
30 |
15 |
45 |
45 |
90 |
3 |
Ligj.Taulant Sadriu |
||
6 |
O |
Laboratory Clinical Diagnosis |
30 |
30 |
60 |
60 |
120 |
4 |
Prof.asoc.Valdete Topçiu Prof.asoc.Zana Baruti Ass.Liridona Gashi Ass.Agron Muçolli |
||
7 |
Z |
Elective course III |
30 |
15 |
45 |
45 |
90 |
3 |
|
||
Semester IV |
|||||||||||
1 |
O |
Professional practice I |
0 |
0 |
0 |
240 |
240 |
0 |
240 |
8 |
|
2 |
O |
Clinical Microbiology |
30 |
30 |
0 |
60 |
60 |
120 |
4 |
Ligj.Arsim Kurti Ass.Lumnije Mikullovci Ass.Dea Mula Dervishi |
|
3 |
O |
Clinical Chemistry – 1 |
45 |
45 |
0 |
90 |
90 |
180 |
6 |
Prof.asoc.Valdete Topçiu Prof.asoc.Zana Baruti Ass.Liridona Gashi Ass.Agron Muçolli |
|
4 |
O |
Automatization at Medical Laboratory |
15 |
15 |
15 |
45 |
45 |
90 |
3 |
Ligj.Fatmir Cakaj |
|
5 |
O |
Citodiagnosis |
15 |
30 |
0 |
45 |
45 |
90 |
3 |
Ligj.Arijeta Baruti Ass.Njomza Durmishi |
|
6 |
O |
Immunology |
15 |
30 |
45 |
45 |
90 |
3 |
Prof.ass.Dukagjin Zogaj |
||
7 |
Z |
Elective course IV |
30 |
15 |
45 |
45 |
90 |
3 |
|
YEAR III |
|||||||||||
Semester V |
Orë në javë |
|
|||||||||
No. |
O/Z |
Course |
L |
P |
S |
CP |
CH |
IS |
Total |
ECTS |
Academic staff |
1 |
O |
Professional practice II |
0 |
0 |
0 |
240 |
240 |
0 |
240 |
8 |
|
2 |
O |
Nuclear Medicine&Radiochemistry |
30 |
30 |
0 |
60 |
60 |
120 |
4 |
Prof.asoc.Ramë Miftari Ass.Armend Jashari Prof.asoc.Fadil Hasani |
|
3 |
O |
Clinical Chemistry – 2 |
60 |
60 |
0 |
120 |
90 |
210 |
7 |
Prof.asoc.Valdete Topçiu Prof.asoc.Zana Baruti Ass.Liridona Gashi Ass.Agron Muçolli |
|
4 |
O |
Clinical Immunology&Immunogenetics |
30 |
15 |
0 |
30 |
75 |
45 |
120 |
4 |
Prof.ass.Dukagjin Zogaj |
5 |
O |
Toxicological Chemistry |
30 |
30 |
0 |
60 |
60 |
120 |
4 |
Prof.ass.Ardian Rugova |
|
6 |
Z |
ELECTIVE COURSE V |
30 |
15 |
0 |
0 |
45 |
45 |
90 |
3 |
|
Semester VI |
|||||||||||
1 |
O |
Professional practice III |
0 |
0 |
0 |
300 |
300 |
0 |
300 |
10 |
|
2 |
O |
Research Methodology |
15 |
30 |
0 |
45 |
45 |
90 |
3 |
Prof.asoc.Nuhi Arsllani Prof.ass Valon Zejnullahu |
|
3 |
O |
Tissue Culture and Characteristic |
30 |
15 |
0 |
30 |
75 |
45 |
120 |
4 |
Prof.asoc.Fahri Gavazaj Ass.Ramiz Kozhani |
4 |
Z |
ELECTIVE COURSE VI |
30 |
15 |
45 |
45 |
90 |
3 |
|
||
5 |
O |
BACHELOR THESIS |
0 |
0 |
0 |
300 |
300 |
10 |
|
ELECTIVE COURSES |
Hours/week |
|
|
||||
No |
E |
Course |
L |
P |
S |
ECTS |
Academic staff |
|
|
Discipline Specific EC (DSEC) |
|
|
|
|
|
1 |
E |
Molecular Biology and Genetic Engineering |
30 |
15 |
|
3.0 |
Fahri Gavazaj Ramiz Kozhani Kushtrim Dina Buirbuqe Kurtaj |
2 |
E |
Cytogenetic Diagnosis of Chromosomal Disease |
30 |
15 |
|
3.0 |
Fahri Gavazaj |
3 |
E |
Quality Controll in Medical Laboratory |
30 |
15 |
|
3.0 |
Fatmir Cakaj |
4 |
E |
Nutritional Biochemistry |
30 |
15 |
|
3.0 |
Valdete Topçiu |
5 |
E |
Techniques in Biochemistry |
30 |
15 |
|
3.0 |
Zana Baruti |
|
|
Skills Improve EC (SIEC) |
|
|
|
|
|
6 |
E |
Advance English Language for Medicine 1 |
30 |
15 |
|
3.0 |
Laureta Kadrijaj Diellza Namani Besa Krasniqi |
7 |
E |
Advance English Language for Medicine 2 |
30 |
15 |
|
3.0 |
Laureta Kadrijaj Diellza Namani Besa Krasniqi |
8 |
E |
Advance German Language for Medicine 1 |
30 |
15 |
|
3.0 |
Ramiz Krasniqi |
9 |
E |
Advance German Language for Medicine 2 |
30 |
15 |
|
3.0 |
Ramiz Krasniqi |
10 |
E |
Bioinformatics |
30 |
15 |
|
3.0 |
Besnik Hajdari |
11 |
E |
Health Management |
30 |
15 |
|
3.0 |
Mimoza Maksutaj |
|
|
General EC (GEC) |
|
|
|
|
|
12 |
E |
Emergency Medicine |
30 |
15 |
|
3.0 |
Basri Lenjani Isuf Bajrami |
13 |
E |
Social and Health Legislation |
30 |
15 |
|
3.0 |
Hysni Bajrami Ilirjana Bajrami |
14 |
E |
General Ecology |
30 |
15 |
|
3.0 |
Raif Bytyçi Luan Daija |
Legend: L=Lecture; P-Practice; S=Seminars; CP=Clinical Practice; CH=Contac hours; IS=Independent study; O=Obligatory course; E=Elective course
Politikat
Kriteret dhe proceset e miratimit të lëndëve
Programet e studimit hartohen nga Komisioni i Studimeve, kurse aprovimi përfundimtar bëhet nga Senati (neni 20 i Statutit).
Kolegji në Kornizën e Politikave për Sigurimin e Cilësisë 2021, në kapitullin 8, i ka përcaktuar politikat dhe procedurat për aprovimin, monitorimin dhe rivlerësimin e programeve të studimit (Kornizën e Politikave për Sigurimin e Cilësisë).
Aprovimi i programeve bazohet në identifikimin e karakteristikave me rëndësi parësore gjatë vlerësimit të Programeve Akademike. Një program akademik duhet:
Përveç tre karakteristikave kryesore që lidhen me cilësinë, kërkesën dhe resurset, për disa programe është gjithashtu e rëndësishme të merren parasysh:
Programi i ri hartohet nga Komisioni i Studimit. Komisioni për Vlerësimin Permanent të Programeve me Shefin e Departamentit dhe Komisionin e Studimeve ndërlidhen me Zyrën për Sigurimin e Cilësisë në një fazë të hershme për këshillim, për të siguruar që programi të zhvillohet në përputhje me formatet e Kolegjit.
Komisioni për Vlerësimin Permanent të Programeve dhe Zyra për Sigurimin e Cilësisë shqyrton programin e propozuar, për të konstatuar se formati i programit është i saktë dhe më pas e rekomandon atë në hapin tjetër. Raporti i Performancës së Programit duhet të dorëzohet në Këshillin e Fakultetit për diskutim. Këshilli i Fakultetit e konsideron programin e propozuar dhe programin e propozuar akademik ia dorëzohet Komitetit të Sigurimit të Cilësisë.
Komiteti i Sigurimit të Cilësisë do të shqyrtojë propozimin dhe do të përcaktojë:
1) Nëse Departamenti që propozon Programin ka mandatin për të drejtuar Programin dhe
2) nëse kurrikula e propozuar plotëson standardet e kërkuara.
Komiteti i Sigurimit të Cilësisë e rekomandon atë në Këshillin e Fakultetit, i cili e rekomandon atë në Senat për miratim përfundimtar.
Vlerësimet e rregullta të programeve, çdo tre vjet, bëhen nga Komisioni për Evaluimin Permanent të Plaprogrameve studimore në kuadër të Zyrës për Çështje Akademike, në të cilin proces përfshihet edhe Komisioni i studimeve, i cili e ka hartuar atë program. Ndryshimet e propozuara miratohen nga Senati i Kolegjit (neni 98 i Statutit).
Kolegji vazhdimisht shqyrton dhe përmirëson procesin e të mësuarit bazuar në dëshmitë e arritjes së rezultateve të synuara të mësimit (rezultatet e provimit, seminaret, prezantimet, etj.).
UDHËHEQJA/ORGANIZIMI
Udhëheqja e programit
Bartësit e programit janë:
I gjithë personeli i punësuar në institucion (akademik, shkencor, administrativ) ka kualifikimet përkatëse në pajtim me standardet ndërkombëtare, Udhëzimin Administrativ nr.15/2018 për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës dhe me Ligjin nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të menaxhojnë në mënyrë efektive aktivitetet edukative, shkencore, kërkimore, krijuese dhe proceset administrative. Zgjedhja e stafit akademik bëhet në mënyrë transparente, në bazë të konkursit publik, i cili publikohet nga Senati i Kolegjit. Të gjitha emërimet bëhen pas shqyrtimit të aplikacioneve të kandidatëve nga Komisioni vlerësues Profesional, i formuar nga Këshilli i Fakultetit.
Tabela e stafit akademik Full-Time (FTE) sipas seksit dhe gradës shkencore
Academic degree |
Female |
% |
Male |
% |
Grand Total |
% |
Ass. |
17 |
70.8 |
9 |
33.3 |
26 |
51.0 |
BSc |
0.0 |
2 |
7.4 |
2 |
3.9 |
|
Dr.Med. |
10 |
41.7 |
3 |
11.1 |
13 |
25.5 |
MSc |
6 |
25.0 |
3 |
11.1 |
9 |
17.6 |
PhDc |
1 |
4.2 |
1 |
3.7 |
2 |
3.9 |
Lecturer |
3 |
12.5 |
4 |
14.8 |
7 |
13.7 |
Prof. |
0.0 |
2 |
7.4 |
2 |
3.9 |
|
Prof.asoc. |
1 |
4.2 |
8 |
29.6 |
9 |
17.6 |
Prof.Ass. |
3 |
12.5 |
4 |
14.8 |
7 |
13.7 |
Total |
24 |
100.0 |
27 |
100.0 |
51 |
100.0 |
Indikatorët (FTE n=51) |
No. |
% |
Numri i stafit akademik me PhD (FTE) |
18 |
35.3 |
Nummri i stafit akademik me MSc (FTE) |
13 |
25.5 |
Numri i stafit akademik me specializim (FTE) |
30 |
58.8 |
Numri i Profesorëve të rregullt(FTE) |
2 |
3.9 |
STUDENTËT |
|
|
Nummri i studentëve |
184 |
|
INDIKATORËT E MENAXHIMIT EFEKTIV |
|
|
Raporti Student : Stafi akademik (FTE) |
3.6 : 1 |
|
Stafi akademik nuk mbulon brenda një viti akademik më shumë se dy pozita mësimore (një me orar të plotë, një me kohë të pjesshme), pavarësisht nga institucioni arsimor ku ata kryejnë veprimtarinë e tyre konform Udhëzimit Administrativ Nr.15/2018 për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë Republikën e Kosovës, të datës 28.09.2018.
Kjo çështje është e rregulluar me Statutin e Kolegjit, neni 74, pika 4, 2. Sipas së cilës Personeli në marrëdhënie të rregullt pune nuk mund të ketë kontrata tjetër të punësimit me normë të plotë mbrenda apo jashtë Kolegjit.
Sipas dispozitave ligjore në fuqi të paktën 50% e stafit akademik në programin e studimit janë punonjës me kohë të plotë dhe përbëjnë të paktën 50% të klasave të programit të studimit.
Në programin BSc Biokimi Laboratorike gjithsej kemi 65 mësimdhënës, prej të cilëve 51 (78.5%) janë në marrëdhënie Full-time të punës, kurse 14 (21.5%) janë në marrëdhënie pune Part-time. Raporti i stafit akademik Full-time me Part-time për program është 3.6:1. Stafi akademik full-time i mbulon mbi 50% të orëve mësimore të programit të studimit (88.3%), sipas nenit 26, pika 5.3.3 e Udhëzimit Administrativ Nr.15/2018 për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës, të datës 28.09.2018.
Sfati akademik |
F |
% |
M |
% |
Total |
% |
Raporti FT:PT |
% e orëve mësimore që mbulon |
Full-time |
24 |
80.0 |
27 |
77.1 |
51 |
78.5 |
3.6 : 1 |
88.3 |
Part-time |
6 |
20.0 |
8 |
22.9 |
14 |
21.5 |
|
11.7 |
Total |
30 |
100.0 |
35 |
100.0 |
65 |
100.0 |
|
100.0 |
Staff |
Teaching hours |
% |
Full-Time |
14252 |
88.3 |
Part-Time |
1895 |
11.7 |
Grand Total |
16147 |
100.0 |
Kolegji e ka përmbushur kriterin sipas këtij standardi, sepse ka punësuar numër edhe më të madh të stafit në marrëdhënie të rregullt pune me thirrje shkencore Doktor shkence. Numri i stafit akademik me PhD është 18 (35.3%).
Përgjegjësitë e stafit akademik
Personeli akademik gjatë procesit arsimor është i obliguar t’i përmbushë këto detyra:
1) të përgatitë dhe të ofrojë mësimet, seminaret, ushtrimet dhe format e tjera të mësimit;
2) të përgatitë tekste universitare dhe literaturë të përshtatshme për studime brenda strukturës së kursit;
3) të mbikëqyrë punimet seminarike, punimet e diplomës dhe punimet tjera kërkimore të studentëve;
4) të zbatojë sistemin e përshtypjeve kthyese për studentët;
5) të angazhohet në mbikëqyrjen e rregullt të progresit të studentëve;
6) të sigurojë mbajtjen pa pengesë të provimeve gjatë afatit të caktuar të provimeve;
7) të merr pjesë rregullisht në mbledhjet e organeve dhe të komisioneve ku janë të caktuar dhe
8) të ofrojë shërbime në komunitet.
FINANCIMI
Ekziston plani financiar për programin e Biokimisë Laboratorike për periudhën 2022-2024, i cili demonston qëndrueshmërinë e programit të studimit për tre vitet e planifikuara
Plani financiar për programin BSc Biokimi Laboratorike për 2022-2024
|
2022 |
2023 |
2024 |
Total Revenues |
467500 |
442500 |
425000 |
Expenses |
|
|
|
Salaries and Benefits |
291458 |
291458 |
291458 |
Research |
41200 |
41200 |
41200 |
Academic support |
11800 |
11800 |
11800 |
Student Services |
6000 |
6000 |
6000 |
Operation and Maintenance of Equipments |
7260 |
7260 |
7260 |
Scholarships |
2700 |
2700 |
2700 |
Diploma thesis |
10000 |
12800 |
8333 |
Total Expenses |
370418 |
373218 |
368751 |
Net Profit |
97082 |
69282 |
56249 |
Net Profit after Tax |
87373.8 |
62353.8 |
50624.1 |
Net Profit coefficient |
18.7 |
14.1 |
11.9 |
VLERËSIMI I TË NXËNIT DHE EFEKTIVITETI I PROGRAMIT
Mënyra e vlerësimit të studentëve bëhet sipas sistemit të akumulimit të pikëve me të gjitha aktivitetet mësimore gjatë kursit dhe shprehet me pikët dhe përqindjet (%) përkatëse në syllabusin e çdo lënde. Korrektësia e implementimit të këtij sistemi të vlerësimit mbikqyret nga ZSC dhe Njësitë Akademike të Kolegjit. Në fillim të çdo lënde studentët njoftohen nga titullari i lëndës me objektivat e lëndës, rezultatet e mësimit, skicën e lëndës dhe metodat e vlerësimit.Këto elemente janë pjesë e programeve lëndore të cilat vendosen në dispozicion të studentëve duke u ngarkuar në sistemin elektronik të menaxhimit të mësimit (Moodle Rezonanca), ku janë të aksesueshëm studentët e ati vitit/semestri të studimit.
Në programet lëndore të disiplinave të programit përfshihen elemente të larmishme të kontrollit dhe vlerësimit të njohurive të studentëve, si: provimet dhe testimet e ndërmjetme dhe përfundimtare, vlerësimet e detyrave të kursit, niveli i aktivizimit në ligjërata, seminare apo punë laboratorike, kuizet, projektet, pjesëmarrjen, vlerësimet praktike, etj.
Vlerësimi i përgatitjes akademike të studentit mbështete në parimin e kontrollit të vazhdueshëm gjatë gjithë periudhës mësimore të rezultateve në të gjitha elementet e kontrollit dhe vlerësimit të njohurive të studentit.
Pjesëmarrja e elementëve të vlerësimit të vazhdueshëm gjatë vitit akademik është si në vijim:
Kolegji përdorë sistemin elektronik të vlerësimit dhe testimit (nëpërmjet menaxhimit të testeve me Moodle platformë), me zbatim të sistemit të bankës së pyetjeve të punuara nga mësimdhënësit e lëndës, me zgjedhje të përkëmbyer të pyetjeve në test dhe korrigjim automatik nga platform, të cilat ulin mundësinë e abuzimit në vlerësim. Për lëndët profesionale vlerësimet mund të bëhen edhe me gojë.
Për të rritur transparencën e vlerësimit, çdo pedagog dorëzon së bashku me procesverbalin edhe formatin e vlerësimit të vazhdueshëm për çdo student lidhur me frekuentimin dhe aktivizimin, cilësinë e detyrave të kursit (eseve) dhe provimet (testet) e pjesëshme semestrale.
Pragu i kalueshmërisë është i përcaktuar sipas sistemit:
Pikë (përqindja) |
Nota |
ETCS nota |
Përkufizimi |
91-100 |
10 |
A |
Shkëlqyeshëm – njohuri të shkëlqyeshme me vetëm disa gabime minore |
81-90 |
9 |
B |
Shumë mirë – mbi mesatare standarde, por me disa gabime |
71-80 |
8 |
C |
Mirë – rezultat në përgjithësi i mirë, me disa gabime që vërehen |
61-70 |
7 |
D |
Kënaqshëm – mirë, por me mjaft gabime |
50-60 |
6 |
E |
Mjafton – rezultatet plotësojnë kriteret minimale |
<50 |
5 |
F |
Dobët – kërkohet shumë punë për të fituar kreditë |
OSCE dhe OSLER provimet vlerësohen sipas kësaj shkalle të vlerësimit:
Shkalla |
Shkathtësia klinike |
Pjesëmarrja |
Iniciativa dhe entuziazmi |
A: Shkëlqyeshëm |
E shkëlqyeshme |
Merr pjesë në të gjitha sesionet mësimore, plus punë shtesë klinike |
I lartë |
B: Mirë |
E mirë |
Merr pjesë në të gjitha sesionet mësimore |
Disa |
C: Kalim me kusht |
Dështim në disa fusha |
Të humbura disa sesione |
Minimale |
D: Dështim |
Jo të kënaqshme |
Të humbur numër të madh të sesioneve |
Mungon |
Afatet e rregullta të provimeve janë: afati i janarit, afati i qershorit, afati i shtatorit dhe afati i tetorit. Çdo afat i rregullt i provimeve zgjatë së paku 4 javë. Nëse mësimi tejkalon 15 qershorin, afati i qershorit zgjatet për aq ditë për sa është zgjatur mësimi. Afat i jashtëzakonshëm është afati i prillit. Te mësimi i organizuar në tornus, provimi sumativ i organizuar në fund të kursit konsiderohet si afat i jashtëzakonshëm. Për absolventë, si afate të jashtëzakonshme janë: afati i prillit dhe afati i nëntorit. Afatet e provimeve shtypen në hartën e provimeve që përpilohet nga BE dhe publikohet në fillim të vitit akademik. Harta e provimeve përmban informacione lidhur me: Ditën dhe datën e provimit, terminin, provimi praktik me informata lidhur me sallën dhe mësimdhënësin që e mban provimin praktik, provimi sumativ, salla dhe mësimdhënësi, si dhe data e mbajtjes së konsultimeve pas provimit lidhur me suksesin e studentëve në provim. Me ngjyrna identifikohen lëndët sipas semestrave kur janë dëshuar.
Objektivat mësimore të nxënësve:
Metodat e përdorura për vlerësimin e objektivave të të nxënit
Rezultatet e të mësuarit brenda një kursi të caktuar vlerësohen bazuar në arritjet e studentëve, p.sh. në teste, seminare, prezantime dhe provime përfundimtare. Në fillim të semestrit përshkruhen rezultatet e të mësuarit dhe metodat për të vlerësuar arritjet e studentëve. Për të siguruar që studentët janë të përgatitur për tregun e punës kur kryejnë studimet e tyre, ata kanë mundësi të shumta për t’u njohur me praktikën profesionale nëpërmjet praktikave (praktikës klinike), seminareve, si dhe tezave bachelor dhe master. Përmes këtyre aktiviteteve dhe mentorëve të tyre, studentët konsultohen me ekspertë në terren.
Syllabusi liston kriteret dhe metodat e vlerësimit, vlerësimin përfundimtar dhe kushtet për kualifikimin për të marrë provimet dhe për dështim. Syllabuset janë futur në Moodle platformën e Kolegjit, janë publike dhe përmbajnë informacion në gjuhën shqipe.
Me qëllim të rritjes së kualitetit të procesit mësimor, rritjes së nivelit të njohurive të studentëve, kompetencave dhe aftësive profesionale të fituara gjatë studimit, Kolegji nga viti akademik 2021/2022 ka kërkuar të zbatohen këto aktivitete:
– Hartimin e katalogut të njohurive dhe katalogut të shkathtësive (kompetencave) për secilën lëndë të programit;
– Vlerësimi i kompetencave të fituara të studentëve në çdo formë të mësimit praktik/klinik
– Vlerësimin e kompetencave të fituara përmes OSCE dhe OSLER provimeve
– Përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtarë në provimet përfundimtare sipas programeve (sa here që është e mundshme)
– ZSC të kontrollojë arritjen e kompetencave për çdo lëndë sipas syllabuseve
– ZKC të bëjë analizën e kompetencës akademike të stafit sipas thirrjeve akademike
– Në kurset e trajnimit të stafit akademik të marrin pjesë të gjithë mësimdhënësit, dhe jo vetëm mësimdhënësit e rinj të punësuar në Kolegj
– Efektiviteti i programit të vlerësohet në masë më të madhe edhe nga punëdhënësit
– Të shfrytëzohet Udhëzuesi për ECTS i Kolegjit gjatë rishikimit të alokimit të kredive sipas lëndëve
– Të zbatohet Projektimi i mësimdhënies nga stafia akademik para realizimit të saj.
Rezultatet e studentëve në vite, kompetencat dhe aftësitë profesionale të fituara janë në nivel të kënaqshëm dhe përmbushin kërkesat aktuale të tregut të punës në lidhje me nivelin e kualifikimit, që dëshmon se në Kolegj diplomohen studentë të aftë profesionalisht për të shërbyer në çdo nivel të shërbimit shëndetësor, brenda dhe jashtë vendit. Mangësitë në kompetencat dhe aftësitë profesionale të studentëve gjatë mësimit në kushte pandemie rikuperohen me Programin për Përmirësim dhe rivlerësohen përmes OSCE dhe OSLER provimeve.
Vlerësimi i arritjeve të nxënësve dhe nivelet e arritjes së qëllimeve mësimore të përgjithshme:
Shkalla e përgjithshme e kalueshmërisë së studentëve në provime dhe nota mesatare sipas viteve të studimit është si në vijim:
Analiza: Nga rezultatet e paraqitura vërejmë se shkalla e përgjithshme e kalueshmërisë në provime për të gjitha afatet e provimeve është më e ulëta për studentët e vitit të parë (overall: 59.9%), me rritje të shkallës së kalueshmërisë sipas rritjes së viteve të studimit (71.2%, përkatësisht 85.3%). Kjo dukuri vlen edhe afatet e provimeve veç e veç.
E njëjta dukuri vlen edhe për notën mesatare në provime: nota mesatare më e ulëta është për studentët e vitit të parë (average=6.4) me rritje të notës mesatare me rritjen e viteve të studimit (6.9, përkatësisht 7.3). Kjo dukuri vlen edhe afatet e provimeve veç e veç.
Shkalla mesatare e braktisjes së studimeve në programin BSc Biokimi Laboratorike për periudhën 2019-2021 është 4.3% (sipas viteve 2019-2021 është 2.7,%, 6.8%, përkatësisht 3.3%).
Numri i të diplomuarve për periudhën 2019-2021 është 99, prej të cilëve sipas viteve kanë qenë 48 (48.5%), 28 (28.3%), përkatësisht 23 (23.2%).
Viti |
Nr.i të diplomuarve |
% |
2019 |
48 |
48.5 |
2020 |
28 |
28.3 |
2021 |
23 |
23.2 |
Total |
99 |
100.0 |
Kohëzgjatja mesatare e studimeve sipas programeve është paraqitur në vijim:
Programi |
Kohëzgjatja e diplomimit (vjet) |
Nota mesatare |
BSc BL |
5.9 |
7.62 |
BSc F |
5.1 |
7.31 |
BSc FT |
4.8 |
7.55 |
BSc INF |
5.0 |
7.73 |
BSc RD |
3.9 |
8.22 |
STOM |
6.7 |
7.79 |
MScF |
3.5 |
7.84 |
MScINF |
2.8 |
8.83 |
Grand Total |
5.1 |
7.86 |
Kohëzgjatja mesatare e studimeve për programin BSc Biokimi Laboratorike (180 ECTS) për periudhën 2019-2021 ka qenë 5.9 vjet.
Nota mesatare totale e të gjithë studentëve të diplomuar në programin BSc Biokimi Laboratorike për periudhën 2019-2021 ka qenë 7.62
Koha e diplomimit në programet 3 vjeçare prej momentit të regjistrimit në program, për periudhën 2019-2021:
Rreth 24.2% të studentëve diplomojnë brenda 6 muajve pas absolvimit, kurse brenda periudhës e cila nuk kalon dyfishin e kohëzgjatjes së studimeve në program (brenda 6 vjetëve në total) diplomojnë 66.7% të studentëve.
Graduation |
Nr |
% |
Cumulative percentage |
3 year |
0 |
0.0 |
0.0 |
+6 months later |
24 |
24.2 |
24.2 |
+1 year later |
18 |
18.2 |
42.4 |
+2 years later |
16 |
16.2 |
58.6 |
+3 years later |
8 |
8.1 |
66.7 |
over 3 years later |
33 |
33.3 |
100.0 |
Total |
99 |
100.0 |
|
Vlerësimi i të diplomuarve nga anketa e punëdhënësve-2020 tregon se kënaqësia e përgjithshme e punëdhënësve me cilësinë e aftësive dhe kompetencave të arritura të të diplomuarve është 93,1%, dhe vlerësim mesatar të cilësisë së punonjësve 4,3+/-0,5. Ne dëshirojmë të rrisim targetin tonë të synuar i cili duhet të jetë (5.0) dhe të punojmë drejt arritjes së tij me bashkëpunimin e stafit dhe administratës së Kolegjit.
Arsyeshmëria e programit për tregun e punës
Sipas kornizës së mëparme të kualifikimeve të Kosovës, për profesionin e laborantit është kërkuar diploma e shkollës së mesme profesionale. Me harmonizimin e kornizës së kualifikimeve me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, për ushtrimin e profesionit të laborantit të biokimisë kërkohet diploma e nivelit bachelor.
Për shkak të mungesës së kuadrit dhe kapaciteteve të limituara të universiteteve publike, paraqitet nevoja për organizimin e studimeve në këtë program.
REZULTATET E SHQYRTIMIT TË PROGRAMIT AKADEMIK
Përmbledhje Ekzekutive e Gjetjeve të Efektivitetit të Programit
Karakteristikat |
Komponentet |
Komentet |
Kualiteti i lartë |
Curriculumi |
1. Programi BSc të Biokimisë Laboratorike është i modeluar në objektivat e kualifikimit. Programi BSc të Biokimisë Laboratorike i referohet kompetencave akademike, aftësisë për të marrë punësim adekuat për plotësimin e nevojave të tregut të punës, aftësisë për të marrë punësim adekuat duke gërshëtuar aspektin teorik me atë praktik dhe zhvillimin e personalitetit të studentëve në fushat e specializimit. Programet lëndore të lëndëve të ofruara në programin e studimit BSc Biokimi Laboratorike ofrojnë nivel të kënaqshëm në përputhje me profilin dhe fushën e programit. Emërtimet e kurseve janë të ngjashme me programet ndërkombëtare të kësaj dispipline. Disiplinat brenda kurrikulit janë të organizuara në një rrjedhë logjike dhe plotësojnë përkufizimin dhe përcaktimin e saktë të kompetencave të përgjithshme dhe specifike, si dhe pajtueshmërinë me programet e studimit dhe kurrikulat e dorëzuara në ZEAL. Programi është i strukturuar në një sërë lëndësh me kredite të ndryshme, disa të detyrueshme ndërsa të tjera me zgjedhje. Programi i studimit është me kohë të plotë, në kohëzgjatje 3 vite akademike, secili me nga dy semestra, gjithsej 6 semestra. Secili semestër ka kohëzgjatje normale 15 javë. Në secilin semestër trajtohen lëndët të cilët janë të vlerësuar me kredite sipas sistemit europian (ECTS). Programi është aktual, si në përmbajtje ashtu edhe në mënyrat e dhënies së udhëzimeve, dhe pasqyron një reagim ndaj ndryshimeve në discipline. Programi i plotëson ose tejkalojnë standardet kombëtare për akreditim. Deri më tani është akredituar dhe riakredituar 6 herë (që nga viti 2011). |
|
Stafi Akademik |
1. Një numër adekuat i stafit të trajnuar siç duhet është në dispozicion për të mbështetur programin. 2. Stafi akademik përgjegjës i përfshirë në program është i mirëkualifikuar, d.m.th. ka kualifikimet e duhura akademike dhe/ose profesionale për të mbështetur dhe zhvilluar programin. 3. Stafi akademik ruan dhe përditëson aftësitë dhe njohuritë e përshtatshme për disiplinën e tyre nëpërmjet përfshirjes në organizata akademike, profesionale dhe/ose shkencore. 4. Stafi akademik njihet në nivel kombëtar/ndërkombëtar për punën e tyre shkencore dhe/ose profesionale. Stafi prezanton në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar punën e tyre shkencore e profesionale para kolegëve në discipline. 5. Stafi është i përkushtuar për të zhvilluar aftësitë e tyre të mësimdhënies. |
|
Të mësuarit dhe Mjedisi |
1. Programi përfshin një sërë mënyrash të mësimdhënies, akomodon stile të ndryshme të të mësuarit dhe ku është e mundur lejon fleksibilitet në planifikim. 2. Mësimdhënia brenda programit demonstron reagim ndaj zhvillimeve të reja në fushë, duke bërë përfshirjen e përvojave praktike aty ku është e përshtatshme. 3. Qasjet ndaj mësimdhënies dhe studentëve pasqyrojnë një përkushtim ndaj qëllimeve të barazisë në arsim. 4. Metodat dhe filozofitë e mësimdhënies janë në përputhje me objektivat e programit 5. Puna shkencore e stafit akademik përmirëson mjedisin mësimor. |
|
Infrastruktura |
1. programi ofrohen ambientet dhe pajisjet e nevojshme. 2. Burimet e duhura të bibliotekës janë në dispozicion. 3. Organizimi dhe administrimi i programit dhe njësitë akademike që ofrojnë programin janë efektive dhe mbështetëse të programit. |
|
Rezultatet |
1. Programi arrinë objektivat e veta arsimore. 2. Studentët janë të kënaqur me ndihmën që iu ofron programi që të arrijnë qëllimet e tyre personale dhe/ose profesionale. 3. Studentët që përfundojnë programet e diplomimit janë të suksesshëm për të gjetur punë ose për të vazhduar edukimin e tyre pasdiplomik në fushën e tyre të studimit 4. Ngarkesa akademike nuk paraqet pengesë për përfundimin e programit në kohën e caktuar të rregullt. 5. Kualifikimet e studentëve të diplomuar në program pranohen nga organet licencuese dhe/ose punëdhënësit. 6. Studentët janë të suksesshëm në provimet e licencimit.. 7. Punëdhënësit ose mbikëqyrësit e të diplomuarve janë të kënaqur me performancën dhe përgatitjen akademike të studentëve. |
Nevojat |
Kërkesa e studentëve kërkesa e tregut dhe/ose nevoja shoqërore |
1. Interesi i studentëve është i mjaftueshëm për të krijuar ose mbajtur një program dhe për të ndarë burime për të. 2. Kërkesa e tregut kombëtar për të diplomuarit justifikon madhësinë e programit që ofrohet. 3. Programi tërheq studentë të shquar nga brenda dhe jashtë vendit, ndërkohë që ofron akses të përgjithshëm për aplikantët e tjerë. 4. Kërkesa e lartë për shërbime të të graduarve të rinj është e mjaftueshme për të mbajtur programet brenda një zone akademike. |
Përdor burimet mjaftueshëm |
|
1. Programi ofrohet me një kosto efektive, sikurse programet e tjera të ngjashme. 2. Kur kërkesa e studentëve për një program është e ulët, kërkesa e lartë për shërbimet e kurseve justifikon mirëmbajtjen e fushës së studimit dhe kostoja shtesë për ofrimin e programit është e ulët. 3. Fushat kryesore të punës kërkimore shkencore ose artistike lidhen me mundësitë për arsimim pasuniversitar |
Unike |
|
Programi është unik në përmbajtje dhe qasje në nivel kombëtar/rajonal. |
Relevanca |
|
1. Programi mbështetet dhe kontribuon në zhvillimin social dhe fuqinë ekonomike të shtetit 2. Stafi dhe personeli tjetër i lidhur me programin ofrojnë shërbime dhe ekspertizë të pa ofruar diku tjetër. |
Vlerësimi përmbledhës i programit/Summary Rating of Program
Programi BSc të Biokimisë Laboratorike është i modeluar në objektivat e kualifikimit. Programi BSc të Biokimisë Laboratorike i referohet kompetencave akademike, aftësisë për të marrë punësim adekuat për plotësimin e nevojave të tregut të punës, aftësisë për të marrë punësim adekuat duke gërshëtuar aspektin teorik me atë praktik dhe zhvillimin e personalitetit të studentëve në fushat e specializimit. Programet lëndore të lëndëve të ofruara në programin e studimit BSc Biokimi Laboratorike ofrojnë nivel të kënaqshëm në përputhje me profilin dhe fushën e programit. Emërtimet e kurseve janë të ngjashme me programet ndërkombëtare të kësaj dispipline
Sipas kornizës së mëparme të kualifikimeve të Kosovës, për profesionin e laborantit është kërkuar diploma e shkollës së mesme profesionale. Me harmonizimin e kornizës së kualifikimeve me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, për ushtrimin e profesionit të laborantit të biokimisë kërkohet diploma e nivelit bachelor. Për shkak të mungesës së kuadrit dhe kapaciteteve të limituara të universiteteve publike, paraqitet nevoja për organizimin e studimeve në këtë program
Programi ofrohet me një kosto efektive, sikurse programet e tjera të ngjashme. Paisjet laboratorike, klinike dhe akademike shfrytëzohen nga programet e ngjashme në mënyrë efektive.
Programi është unik në përmbajtje dhe qasje në nivel kombëtar/rajonal sepse orientohet në aftësimin professional të të graduarve për fushat e diagnostikimit laboratorik. Në Kosovë nuk ka program tërësisht të ngjashëm të studimit.
Programi mbështetet dhe kontribuon në zhvillimin social dhe fuqinë ekonomike të shtetit, duke përmirësuar shërbimet diagnostike laboratorike me staf kompetent për këtë fushë.