Zyra për marrëdhënie me jashtë dhe Erasmus+

Zyra për Marrëdhënie me Jashtë – nën udhëheqjen e Prorektorit për Marrëdhëniet me Jashtë, Zhvillimin dhe Cilësinë, përparon qëllimet strategjike të Kolegjit në një kontekst global duke zhvilluar dhe forcuar partneritetet ndërkombëtare, duke ofruar mundësi ndërkombëtare për Kolegjin dhe administratorët, duke pritur delegacione të huaja dhe ngjarjet, dhe mbështetur integrimin e aktiviteteve globale të njësive të ndryshme në Kolegj.

Me krijimin e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, e cila është një strukture relativisht e re në kuadrin e Kolegjit, synon forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekzistues me analogët nëpër botë dhe në të njëjtën kohë edhe përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit brenda territorit të Kosovës.

Duke qenë pjesë e hartimit te politikave dhe strategjisë së zhvillimit të Kolegjit, kjo Zyrë bashkërendon punën me institucione të tjera si brenda edhe jashtë vendit, për të nxitur bashkëpunimin në të gjitha fushat e arsimit të lartë.

Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, promovon ndërkombëtarisht aktivitetin e Kolegjit dhe krijon bazat për bashkëpunim të mëtejshëm duke shkëmbyer informacionin e nevojshëm.

Zyra për Marrëdhënie me Jashtë ofron edhe shërbime lidhur me projekte për personelin akademik dhe studentët e Kolegjit, duke ndihmuar në gjetjen e fondeve, dhënien e informatave për grante të ndryshme, projekte, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj. si dhe funksionon gjithashtu në ndihmë dhe në shërbim të studentëve dhe stafit akademik të Kolegjit, lidhur me lëvizjen e tyre në vende të tjera në kuadrin e programeve të ndryshme akademike ndërkombëtare.

Zyra për Marrëdhënie me jashtë kryen të gjitha aktivitetet e nevojshme për anëtarësim të Kolegjit në Associacione dhe organizata të arsimit të lartë në Europë dhe Botë.

Zyra për Marrëdhënie me Jashtë përbëhet nga Zyrtari për Marrëdhënie me Jashtë.

Zyra për Marrëdhënie me Jashtë  raporton te Rektori dhe Prorektori për Marrëdhënie Me Jashtë, Zhvillim dhe Sigurim të Cilësisë.