
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit, Departamenti i Infermierisë në AMECC “Rezonanca”, në bashkëpunim me Albi Mall Shopping Centre, organizoi një aktivitet me studentët e infermierisë, duke ofruar shërbime falas për komunitetin.
Qytetarët patën mundësinë të matin vlerat e sheqerit në gjak, tensionit arterial, saturimit të oksigjenit dhe BMI-së (Indeksi i Masës Trupore).
Pjesëmarrja e qytetarëve ishte e kënaqshme dhe jemi mirënjohës për të gjithë ata që mundësuan realizimin e këtij aktiviteti.