

Me konferencën finale “Advancing Physiotherapy and Medical Sciences in the Digital Era”, mbajtur në Universitetin Europian të Tiranës, u përmbyll me sukses projekti E-Physio, i dedikuar modernizimit të edukimit të fizioterapistëve në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë dy viteve të zbatimit, E-Physio ka ndërtuar një platformë digjitale bashkëpunimi, ka lançuar modulin e parë të Telerehabilitimit në rajon, ka krijuar Klinikën Virtuale dhe ka trajnuar pedagogë e studentë në aftësi digjitale, duke kontribuar në transformimin e mënyrës së mësimdhënies dhe praktikës në fizioterapi.
Projekti është pjesë e Erasmus+ dhe i financuar nga Bashkimi Europian, i udhëhequr nga UMFCV – Rumani, me 8 partnerë nga Ballkani dhe Europa dhe Alma Mater Europea – Campus College “Rezonanca.



