Vizitë edukative në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Oral

 

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit Oral, u realizua një aktivitet edukativ në shkollën fillore “Selman Riza” në Fushë Kosovë, i organizuar nga profesoresha Lulëjeta Ferizi Shabani, së bashku me studentët e vitit të tretë të Kolegjit AMECC Rezonanca.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte promovimi i rëndësisë së shëndetit oral dhe ndërgjegjësimi i nxënësve për rolin e higjienës orale në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm. Gjatë aktivitetit, studentët zhvilluan sesione informuese dhe bashkëbisedime interaktive me nxënësit, duke trajtuar tema të tilla si praktikat e duhura të higjienës së dhëmbëve, metodat e parandalimit të sëmundjeve dentare, si dhe rëndësia e kontrolleve të rregullta stomatologjike.

Në kuadër të aktiviteteve edukative, nxënësve iu shpërndanë materiale informuese në formë fletushkash, të cilat përmbanin udhëzime praktike dhe këshilla të thjeshta për mirëmbajtjen e shëndetit oral në përditshmëri.

Ky aktivitet synon të kontribuojë në rritjen e vetëdijes tek nxënësit dhe në nxitjen e adoptimit të shprehive të shëndetshme që në moshë të hershme, duke theksuar rëndësinë e parandalimit si komponent kyç i kujdesit shëndetësor

 

 

Leave a Reply