AMECC Rezonanca në Konferencën e Parë të Terapisë Manuale në Shqipëri

AMECC Rezonanca ka pasur nderin të bashkëpunojë me Albanian University në organizimin e Konferencës së Parë të Terapisë Manuale në Shqipëri – një ngjarje historike për avancimin e fizioterapisë në rajon. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Departamenti i Fizioterapisë i AMECC Rezonanca u përfaqësua me dinjitet nga anëtarët e stafit akademik, të cilët kontribuan në mënyrë të dalluar në sesionet shkencore dhe praktike:

  • Prof. Asoc. Dr. Bekim Haxhiu, PT — Udhëheqës i Departamentit të Fizioterapisë
  • Prof. Asist. Dr. Feim Gashi, PT — Kryetar i Odës së Fizioterapisë së Kosovës
  • Prof. Asoc. Dr. Ismet Shalaj, PT — Prezantues
  • Prof. Asoc. Dr. Zheralldin Durguti, PT — Prezantues

Konferenca mbledhi profesionistë të njohur nga rajoni dhe Evropa, duke ofruar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe avancimin e terapisë manuale si një shtyllë e rëndësishme e praktikës moderne të fizioterapisë.

Shprehim falënderimet tona të sinqerta për Albanian University, Odën e Fizioterapisë së Kosovës dhe Shoqatën e Fizioterapisë së Shqipërisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen. Ky angazhim vërteton përkushtimin tonë të përbashkët ndaj edukimit të vazhdueshëm dhe ngritjes së standardeve profesionale në fushën e fizioterapisë.

AMECC Rezonanca — Lider në shkencat mjekësore.

Leave a Reply