Kolegji AMECC Rezonanca ka lidhur Marrëveshje Bashkëpunimi me NAMO GROUP LLC, në kuadër të angazhimit institucional për zgjerimin e partneriteteve dhe avancimin e bashkëpunimit me sektorin profesional. Në këtë kuadër, marrëveshja lidhet nga Prorektori për Çështje Akademike, Prof. asoc. Blerim Krasniqi, dhe Dekani i Fakultetit të Stomatologjisë, Prof. asoc. Dr. Shefqet Mrasori.
Ky bashkëpunim synon krijimin e një kuadri të qëndrueshëm ndërinstitucional në fushat arsimore, profesionale, praktike dhe kërkimore, duke forcuar ndërlidhjen ndërmjet arsimit të lartë dhe praktikës profesionale. Në veçanti, synohet të krijohen mundësi që studentët e AMECC Rezonanca të
përfitojnë nga përvoja praktike dhe të njihen nga afër me proceset e punës dhe organizimin profesional në ambientet e NAMO GROUP LLC.
Përmes këtij partneriteti synohet të mbështetet zhvillimi i kompetencave profesionale të studentëve, të nxitet shkëmbimi i njohurive dhe ekspertizës, si dhe të forcohet lidhja ndërmjet formimit akademik dhe zbatimit praktik të njohurive. Këto forma bashkëpunimi kontribuojnë në përgatitjen e studentëve për kërkesat e tregut të punës dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së arsimit të lartë.

