AMECC Rezonanca përfaqëson Kosovën në Kongresin Evropian të Fizioterapisë në Madrid! 

Kolegji AMECC Rezonanca po merr pjesë në Kongresin e 6-të Evropian të Fizioterapisë (6th Europe Region Physiotherapy Congress), i cili po mbahet më 5–6 nëntor 2026, në Madrid të Spanjës.

Me 15 mësimdhënës dhe 7 prezantime shkencore, AMECC Rezonanca po përfaqësohet në këtë ngjarje prestigjioze ndërkombëtare përmes sesioneve shkencore, simpoziumeve të fokusuara, prezantimeve në platformë dhe e-posterëve.

Pjesëmarrja në këtë kongres dëshmon përkushtimin e Kolegjit AMECC Rezonanca ndaj zhvillimit akademik, kërkimit shkencor dhe avancimit të fizioterapisë, duke krijuar mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave me profesionistë e ekspertë ndërkombëtarë.

Përmes kontributit aktiv shkencor, institucioni ynë vazhdon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të promovojë potencialin akademik e profesional të Kosovës në arenën evropiane.

Nga Kosova në Evropë, me dije, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj shkencës!

Leave a Reply