Procedurat për kontrollin e cilësisë dhe të vlerësimit realizohen nga Zyra për Sigurimin e Cilësisë, e themeluar brenda Kolegjit, dhe udhëheqen në përputhje me standardet ndërkombëtare të vlerësimit. Zyra për Sigurimin e Cilësisë përbëhet nga një grup i stafit akademik, të emëruar nga Rektori dhe i aprovuar nga Këshili Drejtues.
ZKC përbëhet nga 14 (katërmbëdhjetë) anëtarë:
- Drejtori i ZKC – Prof.asoc. Basri Lenjani
Anëtarët nga stafi akademik:
- ass. Murat Berisha
- ass. Imer Sadriu
- ass. Jeta Kelmendi
- Antigona Sadikaj
- Jetmir Sejdiu
- Ardian Ukmata
Zyrtarët e lartë të ZKC:
- Jahir Gashi,
- Nora Brajshori,
- Marigona Shala,
- Vanesa Kabashi
- Përfaqësuesit student: tre (3) përfaqësues studentë
Detyrat e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë janë:
- Administrimi i proceseve të vlerësimit sipas planifikimit të bërë, në përputhje me Kornizën e Politikave për Sigurimin e Cilësisë të Kolegjit.
- Kryerja e proceseve operacionale për realizimin e aktiviteteve vlerësuese të cilësisë në Kolegj
- Përpunimi i informacioneve të grumbulluara nga faza e grumbullimit të të dhënave
- Grumbullimi i materialit të nevojshëm referent për vlerësim të brendshëm të aktiviteteve të veçanta të Kolegjit
- Menaxhimi i procesit të shpërndarjes dhe publikimit të raporteve të aktiviteteve vlerësuese
- Themelimi i grupeve punuese sipas rekomandimeve të Komitetit të Kolegjit për Sigurimin e Cilësisë për të realizuar aktivitetet e vlerësimit sipas nevojës.
Detyrat më specifike të ZSC janë:
- Rritja e veprimtarive ndërgjegjësuese brenda institucionit në lidhje me rëndësinë e sigurimit të cilësisë;
- Koordinon me anëtarët e tjerë të stafit të Kolegjit zbatimin e planit strategjik;
- Harton dokumente dhe udhëzime të tjera të nevojshme për sigurimin e cilësisë;
- Kontribuon në mënyrë aktive në Kolegj në funksion të kryerjes së aktiviteteve të lidhura me sigurimin e cilësisë;
- Harton raporte të brendshme të vetëvlerësimit;
- Mbledh dhe arkivon dokumentet e nevojshme ashtu siç kërkohet nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AKA), dhe mban korrespodencën e rregullt me AKA-në;
- Harton planin strategjik për përmirësimin e cilësisë sipas rekomandimeve të ekspertëve ndërklombëtarë, të cilin e dorëzon edhe në AKA;
- Merr pjesë aktive në vlerësimin e përgjithshëm të aktiviteteve në Kolegjit përfshirë stafin akademik, administrative dhe në infrastructure, etj.
- Organizon procesin e akreditimit institucional dhe asiston në procesin e akreditimit të programeve studimore;
- Organizon, administron dhe kontrollon procesin e vlerësimit të stafit akademik, administrativ, atë të shërbimeve për studentë, dhe atë të infrastrukturës etj.;
- Menaxhon procesin e shpërndarjes, dhe publikimit të raporteve të aktiviteteve vlerësuese;
- Ofron asistencë operative për Komitetin për Sigurimin e Cilësisë;
- Udheheqë grupe punuese, sipas propozimit të Komitetit për Sigurimin e Cilësisë në nivel të Kolegjit dhe me miratim të Rektorit, për të realizuar aktivitetet e vlerësimit sipas nevojës;
- Kujdeset që rektorati, njësitë akademike e organizative dhe organet drejtuese të Kolegjit të zbatojnë dinamikën e planeve të veprimit për zbatimin e standardeve të akreditimit dhe rekomandimeve të AKA-së, dhe harton raporte çdo tre muaj për progresin e zbatimit të rekomandimeve dhe standardeve, ku për të njejtat e njofton Rektorin;
- Dy herë në vit koordinatori i Zyrës për Sigurimin e Cilësisë në Kolegj i raporton Senatit për sigurimin e cilësisë brenda Kolegjit;
- Udhëheqë proceset e akreditimit dhe riakreditimit institucional, si dhe të programeve studimore dhe mban komunikim të rregullt me AKA-në, dhe institucionet tjera relevante brenda dhe jashtë vendit.
- Zyra për sigurimin e cilësisë përkrahet nga zyrtarët administrativ dhe akademik në hartimin e analizave të nevojshme për këtë zyrë.
- Ruan proceset e evaluimit të stafit në bazë të procedurës për vlerësim
Zyrtarët e Lartë Administrativë të ZSC janë:
- Jahir Gashi,
- Nora Brajshori,
- Marigona Shala
Zyrtarët e Lartë të ZSC raportojnë te Rektori dhe Prorektori për Marrëdhënie Me Jashtë, Zhvillim dhe Sigurim të Cilësisë.