Lista e Fushave me Interes për Hulumtim*
– Hulumtimet nga fusha e shëndetit oral në Kosovë
– Hulumtimet lidhur me ndotjen e ambientit
– Hulutmimet nga lëmenjtë e diagnostikimit radiologjik
– Hulumtimet nga lëmi i trajtimit radioterapeutik të tumorëve
– Hulumtimet nga fusha e dukurisë së abuzimit të duhanit në Kosovë
– Hulumtimet e analizave farmakoekonomike të barnave
– Hulumtimet në fushën e kimisë organike
– Hulumtimet në fushën e infermierisë
– Hulumtimet në fushën e kontrollit sanitar të ushqimit
– Hulutmimet nga lëmenjtë e diagnostikimit laboratorik
Fushat me interes hulumtimi janë përcaktuar në saje të këtyre kritereve të përgjithshme: nevojës për zhvillim të fushës së veçantë me interes publik e shtetëror; ngecjes në zhvillim të asaj fushe shkencore përgjithësisht në Kosovë; prioriteteve për investime nga institucionet vendore e ndërkombëtare në fushat hulumtuese; programeve studimore pasuniversitare në institucion për arsimimin sistematik të brezit të ri të punonjësve shkencorë dhe të hulumtuesve, si ndërlidhje e punës kërkimore-shkencore me shkollimin e lartë pasuniversitar; mundësive për bashkëpunim me institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare; resurseve të mjaftueshme infrastrukturore dhe humane.
PROGRAMET HULUMTUESE nga fushat me interes hulumtimi
Fushat me interes hulumtimi janë përcaktuar në saje të këtyre kritereve të përgjithshme:
Programet hulumtuese të planifikuara për 2022-2024 janë të fokusuara në këta lëmenjë themelorë hulumtues: stomatologji, shëndet publik, farmakoepidemiologji, radiologji, psikiatri dhe fizioterapi.
Projektet shkencore të aprovuara për vitet 2022-2024 janë:
Nr.protok. |
Titulli i projektit |
Lëmi shkencor |
Bartësit e projektit: Udhëheqësi i projektit dhe ekipi hulumtues |
Periudha e realizimit |
Burimet e financimit |
IKSH-01/22- |
Vlerësimi i shëndetit oral në Kosovë |
Stomatologji |
Udhëheqës i projektit: Prof.dr.sc. Veton Hoxha
Ekipi hulumtues: 1. Prof.ass.Lulëjeta Ferisi-Shabani – Pedodonci&Stom.Preventive 2. Prof.ass.Granita Muhaxheri –Periodontologji 3. Prof.ass.Shefqet Mrasori – Endodonci 4. Prof.ass.Jeta Kelmendi-Ortodonci |
2022-2024 |
AMECC “Rezonanca”
|
IKSH-02/22- |
Analiza dhe kontrolli i duhanpirjes në Kosovë: MPOWER matjeve sipas WHO Framework Convention on Tobacco Control (WHO FCTC |
Shëndet Publik |
Udhëheqës i projektit: Prof.ass. Gazmend Zhuri
Ekipi hulumtues: 1. Prof.asoc.Agim Krasniqi – Kardiolog 2. Prof.asoc. Milazim Gjocaj – Shëndet Publik 3. Prof.ass.Valdet Hashani – Mjekësi Familjare 4. Ligj. Ilir Kurtishi – Onkolog |
2022-2024 |
AMECC “Rezonanca”
|
IKSH-03/22- |
Utilizimi i barnave në klinikat e QKUK-së |
Farmako-epidemiologji |
Udhëheqës i projektit: Prof.ass. Ermira Krasniqi
Ekipi hulumtues: 1. Prof.asoc.Besim Memedi-Farmakologji 2. Prof.ass. Selvete Shuleta – Farmakovigjilencë 3. Prof.ass.Nderim Kryeziu – Farmaci 4. Ass. Ardian Rugova – Farmaci |
2022-2024 |
AMECC “Rezonanca”
|
IKSH-04/22- |
Roli i PET/CT në diagnostikimin metastazave të tumorëve dhe vlerësimin e efikasitetit të kimioterapisë |
Radiologji Diagnostike |
Udhëheqës i projektit: Prof.ass. Vildane Goga
Ekipi hulumtues: 1. Prof.asoc.Serbeze Kabashi – Radiologe 2. Ligj. Lavdim Ymeri – Radiolog 3. Prof.asoc. Serbeze Kabashi – Radiolog 4. Ass. Doriana Berberi – Onkologe |
2022-2024 |
AMECC “Rezonanca”
|
IKSH-05/22- |
Vlerësimi i trajtimit të pacientëve dhe organizimit të kujdesit infemieror në Qendrat e Kujdesit Mental në Kosovë |
Psikiatri Farmaci Infermieri |
Udhëheqës i projektit: Prof.asoc. Naim Fanaj
Ekipi hulumtues: 1. Prof.asoc.Ramadan Halimi – Psikiatër 2. Ligj. Hasan Gashi – Infermieri 3. Prof.ass. Gani Shabani – Psikiatër 4. Ligj. Korab Ukella – Farmaci |
2022-2024 |
AMECC “Rezonanca”
|
IKSH-06/22- |
Efektiviteti i metodave Kinesio-taping për menaxhimin e dhimbjeve të shpinës dhe gjurit |
Fizioterapi |
Udhëheqës i projektit: Prof.asoc. Zheralldin Durguti Prof.dr. Kenzo Case
Ekipi hulumtues: 1. Prof.asoc.Bekim Haxhiu – Fizioterapeut 2. Ligj. Feim Gashi – Fizioterapeut 3. Ligj. Visar Memaj – Fizioterapeut 4. Ligj. Blerton Hulaj – Fizioterapeut |
2022-2024 |
AMECC “Rezonanca”
|