Në Universitetin për Shkenca të Aplikuara Artevelde në Gent, Belgjikë, po zhvillohet kursi ndërkombëtar i Kujdesit Paliativ (Interdisciplinary Programme on Palliative and End-of-life Care – IPPE and IPPE Plus). Ky program mbledh studentë dhe profesorë nga e gjithë Evropa, SHBA dhe Azia, duke ofruar një qasje të avancuar dhe ndërdisiplinore në këtë fushë të rëndësishme të kujdesit shëndetësor.
AMECC Rezonanca mbështet stafin dhe studentët e saj në pjesëmarrjen në këtë kurs të certifikuar në nivel ndërkombëtar.
Këtë vit, përfaqësuesit nga AMECC Rezonanca janë:
🔹 Ligj. Bekim Sejdiu – Udhëheqës i Departamentit të Infermierisë
🔹 Fiolina Fetaj – Studente në drejtimin Infermieri
Përfshirja aktive në trajnime dhe programe ndërkombëtare mbetet një traditë e AMECC Rezonanca, duke siguruar zhvillim profesional dhe mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik.