Fakulteti i Shkencave Mjekësore dhe Fakulteti i Farmacisë, të AMECC Rezonanca, të enjten me datë 20.02.2025, ka mbajtur takimin me të gjithë Profesorët e angazhuar në këto dy fakultete.

Në këtë takim, të Udhëhequr nga Dekanët, Prof. Asoc. Dr. Milazim Gjocaj dhe Prof. Asoc. Nita Kelmendi, mori pjesë edhe Prorektori për mësim, Prof. Asoc. Dr. Blerim Krasniqi. 

Në takim morën pjesë të gjitha njësitë organizative të këtyre dy fakulteteve me Udhëheqësit e Programeve, ku u diskutua lidhur me: 

  1. Raportin i punës për përfundimin e Semestrit Dimëror 2024-2025; 
  1. Përgatitjet për fillimin e Semestrit Veror 2025; 
  1. Plotësimi i objektivave për semestrin vijues përmes angazhimeve dhe detyrave që dalin nga Plani i punës dhe ai Strategjik i institucionit; 

Në takim u konstatuar se semestri dimëror 2024-2025 është përmbyllur me sukses  nga të gjitha njësitë. 

Vijueshmëria dhe rezultatet e studentëve në provime për këtë semestër ka qenë e kënaqshme. 

Në përgatitjet për Semestrin Verorë 2024-2025 u shpalos plani i punës, detyrat dhe përgjegjësitë për avancimin më të madh të cilësisë së procesit mësimor, përformancës  së mësimdhënësve dhe studentëve si dhe zbatimin e plotë të të gjitha formave në zbatim dhe publikimet në platformën moodle pa vonesë, ashtu siç ka qenë edhe deri me tani. 

Në takim u prezantuan edhe objektivat strategjike dhe ndryshimet e reja që do të fillojnë të zbatohen nga viti i ardhshëm akademik 2025-2026 si dhe u përcaktuan llojet e trajnimeve të stafit për zbatim të këtyre reformave dhe koha e mbajtjes së tyre. 

Takim u mbyll me konstatimin se reformat e filluara kanë dhënë rezultatet e pritshme e të cilat do të avancohen edhe më tutje. 

 

Leave a Reply