Fakulteti i Shkencave të Stamatologjisë, me datë 14.02.2025, ka mbajtur takimin me të gjithë Profesorët. 

 

Fakulteti i Shkencave të  Stamatologjis, të AMECC Rezonanca,  të premte me datë 14.02.2025, ka mbajtur takimin me të gjithë Profesorët. 

Në këtë takim, të udhëhequr nga Dekani i Stomatologjisë, Prof. Asoc. Dr. Shefqet Mrasori, dhe Dekani i Shkencave Mjekësore, Prof. Asoc. Dr. Milazim Gjocaj, mori pjesë edhe Prorektori për Mësim, Prof. Asoc. Dr. Blerim Krasniqi. 

Në takim morën pjesë të gjitha njësitë organizative dhe Udhëheqësit e Programeve, ku u diskutua lidhur me: 

  1. Raportin i punës për përfundimin e Semestrit Dimëror 2024-2025; 
  1. Përgatitjet për fillimin e Semestrit Veror 2025; 
  1. Plotësimi i objektivave për semestrin vijues përmes angazhimeve dhe detyrave që dalin nga Plani i punës dhe ai Strategjik i institucionit; 

Në takim u konstatuar se semestri dimëror 2024-2025 është përmbyllur me sukses  nga të gjitha njësitë. 

Vijueshmëria dhe rezultatet e studentëve në provime për këtë semestër ka qenë e kënaqshme. 

Në përgatitjet për Semestrin Verorë 2024-2025 u shpalos plani i punës, detyrat dhe përgjegjësitë për avancimin më të madh të cilësisë së procesit mësimor, përformancës  së mësimdhënësve dhe studentëve si dhe zbatimin e plotë të të gjitha formave në zbatim dhe publikimet në platformën moodle pa vonesë, ashtu siç ka qenë edhe deri me tani. 

Në takim u prezantuan edhe objektivat strategjike dhe ndryshimet e reja që do të fillojnë të zbatohen nga viti i ardhshëm akademik 2025-2026 si dhe u përcaktuan llojet e trajnimeve të stafit për zbatim të këtyre reformave dhe koha e mbajtjes së tyre. 

Takim u mbyll me konstatimin se reformat e filluara kanë dhënë rezultatet e pritshme e të cilat do të avancohen edhe më tutje. 

 

Leave a Reply