Fillimi i Semestrit Veror në AMECC Rezonanca!

Ju njoftojmë se më datë 24 shkurt ka filluar semestri veror në Kolegjin e Shkencave Mjekësore AMECC Rezonanca. Me këtë rast, ju urojmë mirëseardhjen dhe një fillim të suksesshëm të këtij semestri akademik.

Dëshirojmë që ky semestër të jetë një periudhë produktive dhe e frytshme për çdo student, e mbushur me mundësi për avancim akademik dhe profesional. Angazhimi dhe përkushtimi juaj do të jenë thelbësore për arritjen e rezultateve të larta.

Leave a Reply