
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershorin, studentët e vitit të dytë të programit të Infermierisë në Kolegjin Rezonanca, të mbikëqyrur nga Ligj. Shpresa Makolli dhe Ass. Halit Bajraktari, zhvilluan një vizitë edukative në SOS Fshatin dhe Qendrën Mbështetëse për Fëmijë dhe Familje (QMFF).
Vizita u prit ngrohtësisht nga znj. Arjeta Rexhaj, udhëheqëse e qendrës, si dhe nga stafi multidisiplinar.Qëllimi i vizitës ishte edukimi shëndetësor i fëmijëve për rëndësinë e higjienës personale, me fokus në larjen e duarve dhe parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. Studentët prezantuan pajisje mjekësore si stetoskopi, termometri dhe pulsoksimetri, për të ndihmuar fëmijët të njihen dhe të mos ndjejnë frikë ndaj tyre.
Gjithashtu, u demonstruan teknika të thjeshta të ndihmës së parë nëpërmjet lojërave, si dhe u organizuan aktivitete kreative me vizatime, ngjyrosje dhe shpërndarje dhuratash.