Ditët e seminareve – Drejtimi Stomatologji

Me rastin e aktivitetit “Ditët e seminareve” që u mbajt me dt. 14.06.2025, në drejtimin Stomatologji, punimet e tyre i prezentuan 17 studentë, prej tyre 1 student në lëndën Siguria e pacientit dhe personelit (viti II), 4 studente në lëndën Gjenetikë orofaciale (viti II), 4 studentë në lëndën Stomatologjia në shëndetin public (viti III), 7 studentë në lëndën Laseroterapia në stomatologji (viti IV) dhe 1 studente në lëndën Metodologjia e hulumtimit në stomatologji (viti V). Prezentimet zgjatën tri orë akademike dhe për këtë është marrë edhe evidenca me shkrim, e cila është e bashkëngjitur si pdf në email, si dhe është bërë evidentimi elektronik në librin e orareve në administratë.

Prezentimet janë përcjellur edhe me fotografi, të realizuara me telefon, të cilat i gjeni të bashkëngjitura në email.

Mbarëvajtja e këtij aktiviteti u përcjell nga komisioni në përbërje:

  1. Asoc. Dr. Lulëjeta Ferizi-Shabani
  2. Prof Asoc. Dr. Venera Bimbashi
  3. Ass. Dr. Sebahate Hamiti-Alidema

Leave a Reply