Ftesë për pjesëmarrje në sesionin informues për zhvillim profesional në Gjermani

Kolegji AMECC Rezonanca, në bashkëpunim me Lingua Kosova, fton të gjithë studentët dhe alumnit e programeve Radiologji Diagnostike dhe Infermieri të marrin pjesë në një sesion informues për zhvillim akademik dhe profesional ndërkombëtar, me fokus në mundësitë për karrierë në Gjermani.
 
Data: E hënë, 27 tetor 2025
Ora: 10:30
Vendi: Kolegji AMECC Rezonanca – Amfiteatri (Salla A)
 
Ky sesion ka për qëllim të informojë pjesëmarrësit mbi programin e përbashkët të zhvillimit profesional, i cili përfshin:
  • Kurse të gjuhës gjermane nga niveli A1 deri në B2, pa pagesë
  • Fokus në terminologjinë e shëndetësisë dhe aftësitë komunikative profesionale
  • Ambient mësimor miqësor dhe mbështetës
  • Mundësi për zhvillim profesional, praktika dhe rilicensim në Gjermani
  • Qasje ekskluzive në spitale dhe mundësi hospitimi në Gjermani
Programi synon t’u ofrojë studentëve dhe profesionistëve shëndetësorë një perspektivë të re në karrierën e tyre, duke i përgatitur për tregun ndërkombëtar të punës.
Për më shumë informacione rreth këtij programi dhe mundësive që ofron, ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin informues në datën dhe orën e caktuar.

Leave a Reply