sqen
SPITALI

Fokusi i hulumtimit

Lista e Fushave me Interes për Hulumtim*

– Hulumtimet nga fusha e shëndetit oral në Kosovë
– Hulumtimet lidhur me ndotjen e ambientit
– Hulutmimet nga lëmenjtë e diagnostikimit radiologjik
– Hulumtimet nga lëmi i trajtimit radioterapeutik të tumorëve
– Hulumtimet nga fusha e dukurisë së abuzimit të duhanit në Kosovë
– Hulumtimet e analizave farmakoekonomike të barnave
– Hulumtimet në fushën e kimisë organike
– Hulumtimet në fushën e infermierisë
– Hulumtimet në fushën e kontrollit sanitar të ushqimit
– Hulutmimet nga lëmenjtë e diagnostikimit laboratorik

Fushat me interes hulumtimi janë përcaktuar në saje të këtyre kritereve të përgjithshme: nevojës për zhvillim të fushës së veçantë me interes publik e shtetëror; ngecjes në zhvillim të asaj fushe shkencore përgjithësisht në Kosovë; prioriteteve për investime nga institucionet vendore e ndërkombëtare në fushat hulumtuese; programeve studimore pasuniversitare në institucion për arsimimin sistematik të brezit të ri të punonjësve shkencorë dhe të hulumtuesve, si ndërlidhje e punës kërkimore-shkencore me shkollimin e lartë pasuniversitar; mundësive për bashkëpunim me institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare; resurseve të mjaftueshme infrastrukturore dhe humane.