sqen
SPITALI

Doktor i Stomatologjisë

Studimet themelore të integruara (Dr.Stomatologjisë, me 300 ECTS):

Programi i Stomatologjisë është i modeluar në objektivat e kualifikimit. Programi i Stomatologjisë i referohet kompetencave akademike, aftësisë për të marrë punësim adekuat për plotësimin e nevojave të tregut të punës, aftësisë për të marrë punësim adekuat duke gërshëtuar aspektin teorik me atë praktik dhe zhvillimin e personalitetit të studentëve në fushat e specializimit.

Programi i Stomatologjisë është në përputhje me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe Kornizën për Kualifikimet e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë. Një vit akademik korrespondon me 60 pikë të kredive ECTS. Një vit akademik ka 1800 orë mësimi. Programi është në përputhje me Direktivën 2005/36/EC dhe 2013/55/EU të Komitetit Evropian për profesionet mjekësore. Si i tillë programi është i krahasueshëm me programet e vendeve të Unionit Evropian. Programi është i hartuar në përputhje me Procesin e Bolonjës, ciklin e parë dhe të dytë të edukimit të lartë profesional, niveli 7 sipas KKK/KEK (EQF). Komponentët individualë të programit kombinohen ashtu që të arrijnë më së miri objektivat e specifikuara të kualifikimit dhe ofrojnë forma adekuate të mësimdhënies dhe të mësuarit.

Disiplinat brenda kurrikulit janë të organizuara në një rrjedhë logjike dhe plotësojnë përkufizimin dhe përcaktimin e saktë të kompetencave të përgjithshme dhe specifike, si dhe pajtueshmërinë me programet e studimit dhe kurrikulat e dorëzuara në ZEAL.

Rezultatet e të nxënit për programin e Stomatologjisë janë:

  • Merr anamnezën, të kryej ekzaminimin fizikal të pacientit në mënyrë të drejtë, të shfrytëzojë të dhënat e laboratorit, të imazheve dhe të shërbimeve referuese, si dhe të organizojë hulumtimet adekuate për pacientitn;
  • Kryej procedurat klinike stomatologjike, duke përfshirë teknikat për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe të çrregullimeve orale dhe dentare;
  • Ndërmerr procedurat themelore në kuadër të hulumtimeve dhe menaxhimit në repart, në klinikë ose në praktikën e përgjithshme, duke përfshirë kujdesin fillestar kompetent të emergjencave më të shpeshta stomatologjike;
  • Shfrytëzojnë një numër shkathtësishë efektive ndërnjerëzore në praktikën stomatologjike, duke u bazuar në kuptimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore, rëndësisë së komunikimit me të sëmurët, me familjarët e tyre dhe me profesionistët e tjerë, të përfshirë në kujdesin e atyre pacientëve;
  • Përdorinë në mënyrë rigoroze dëshmitë cilësore dhe sasiore, duke shfrytëzuar njohuritë shkencore të stomatologjisë, me qëllim marrjeje të vendimeve të arsyeshme dhe të shpjegimeve të qarta, dhe gjithashtu t’i njohin dhe t’i aplikojnë parimet themelore të informimit shëndetësor;
  • Aplikojnë parimet e terapisë racionale, duke zhvilluar planin e tretmanit bazuar në karakteristikat specifike të të sëmurit, të sëmundjes dhe të terapisë tjetër paraprake, në menaxhimin e sëmundjes, në rehabilitimin, në zvogëlimin e vuajtjeve dhe të paaftësisë;
  • Kontribuojnë, sipas mundësive dhe talentit që kanë, në zhvillimin e praktikës mjekësore dhe njohurive themelore të saj nëpërmjet shqyrtimit klinik të punës së publikuar, vëzhgimit të kujdesshëm ose analizimit eksperimentues dhe rigoroz.

Qëndrimet dhe vlerat profesionale

  • Pranojnë angazhimet për përkrahjen e standardeve të cilat i kërkon stomatologjia, respektimin e të sëmurëve dhe ruajtjen e fshehtësisë së pacientit (konfidencialiteti);
  • Praktikojnë ndershmërinë personale dhe përmbushin përgjegjësitë ligjore dhe etike në kuadër të ofrimit të kujdesit ndaj individëve, ndaj grupeve të popullatës dhe ndaj popullatës në tërësi;
  • Ruajnë shprehitë e praktikës reflektuese, të mësimit të vetëdrejtuar dhe edukimit të vazhdueshëm profesional, bashkë me gatishmërinë për të pranuar kufizimet e tyre dhe për të kërkuar ndihmë kur kanë nevojë për te.