Publikimet në Kolegj janë të rregulluara me Rregulloren për Publikime të Kolegjit.
Me këtë Rregullore përcaktohen kushtet dhe procedura e botimit, e ribotimit dhe e përkthimit të teksteve bazike, të teksteve të tjera, të praktikumeve, të përmbledhjeve të detyrave dhe të publikimeve të tjera të veçanta (monografi dhe periodikë) të karakterit profesional, shkencor dhe informative.
Publikimet botohen në bazë të planit botues.
Planin botues e miraton Këshilli Botues i Kolegjit për çdo vit akademik, sipas propozimeve të njësive akademike dhe të njësive organizative.
Plani botues propozohet nga njësitë akademike, ndërsa vlen për vitin vijues kalendarik.
Në publikimet e teksteve bazike, të teksteve të tjera, të praktikumeve, të përmbledhjeve të detyrave përfshihet material e një lënde mësimore, përkatësisht e fushës së caktuar.
Publikimet duhet t’i përmbajnë arritjet profesionale dhe shkencore, në pajtim me kërkesat bashkëkohore metodologjike dhe pedagogjike.
Autorë të teksteve mund të jenë mësimdhënësit në marrëdhënie të rregullt pune në Kolegj. Në raste të veçanta, autorë/bashkëautorë mund të jenë edhe nga stafi i pensionuar i Kolegjit.