HYRJE
Me ane te kesaj rregullore percaktohen te gjitha ceshtjet e punes se Unionit Studentor (ne tekstin e metejm US) te kolegjit Alma Mater Europaea Campus Rezonanca.
- Unioni i Studenteve eshte organizate e pavarur studentore, e cila eshte e perkushtuar ne ceshtjet edukative, interesat e studenteve si dhe mireqenien e tyre
- Unioni i Studenteve njihet me emrin Unioni i Studenteve te KSHM Rezonanca
- Unioni i Studenteve perfaqeson studentet brenda dhe jashte kolegjit Rezonanca. Perfaqeson studentet dhe organizon ngjarje e aktivitete me interes te studenteve te cilat lidhen me mundesi zhvillimi ndaj tyre.
- Unioni i Studenteve vazhdimisht kerkon qe te kete diversitet dhe barazi te anetareve pa dallime gjinore, fetare, politike, sociale dhe te orientimit seksual.
- Unioni Studentore do te punoje per te mbrojtur dhe rritur te drejten e studenteve per fjalen e lire dhe mbrojtjen e te drejtave te tyre.
- ANTARESIA
2.1. Perberja e Unionit studentor
Unioni Studentor perbehet nga perfaqesuesit e te gjitha gjeneratave te te gjitha programeve studimore te kolegjit dhe kryesia.
- Perfaqesuesit e US, te zgjedhur me shumice vote nga studentet e cdo gjenerate.
- Kryetari/ja e Unionit Studentor, zgjedhur nga perfaqesuesit e studenteve me votim (te hapur, te mbyllur)
- Nje zevendes kryetar zgjedhur nga perfaqesuesit e studenteve permes votimit (te hapur, te mbyllur)
2.2. Perberja e Keshillit te programeve
- Tre student per tri vite te studimeve nga drejtimi Fizioterapi
- Tre student per tri vite te studimeve nga drejtimi Infermieri
- Tre student per tri vite te studimeve nga drejtimi Biokimi
- Tre student per tri vite te studimeve nga drejtimi Radiologji
- Tre student per tri vite te studimeve nga drejtimi Mami
- Pese student per pese vite te studimeve nga drejtimi Stomatologji
- Pese student per pese vite te studimeve nga drejtimi Farmaci (bachelor+master)
2.3. Mandati i Anetareve dhe kryesise se US
- Perfaqesuesit e studenteve kane mandat nje (1) vjecar me mundesi vazhdimi deri ne tre (3) apo pese (5) vite varesisht nga programi i studimeve;
- Kryetari/ja i US ka mandat dy (2) vjecar pa mundesi te rizgjedhjes.
Kandidati/ja per kryetar/e duhet te jete ne vitin e parafundit te studimeve per t’u zgjedhur kryetar/e;
- Zevendes kryetari/ja i US ka mandat nje (1) vjecar pa mundesi te rizgjedhjes.
Kandidati/ja per zevendes kryetar/e duhet te jete ne vitin e fundit te studimeve per t’u zgjedhur ne poziten e lartpermendur.
2.4. Komitetet e unionit studentor
Anetaret e komiteteve te Unionit Studentor zgjidhen nga kryesia dhe perfaqesuesit e unionit, anetaret e komiteteve mund te jene perfaqesuesit e US ose studente tjere nga kolegji qe nuk jane te angazhuar ne Unionin Studentor.
- PARIMET E US
3.1. Roli i Unionit Studentore
- Perfaqesimi i studenteve
- Koordinimi i aktiviteteve studentore brenda dhe jashte kolegjit
- Ure lidhese ndermjet studenteve dhe stafit ekzekutiv te Kolegjit
3.2. Detyrat e Kolegjit
- T’u permbahet pikave te kesaj rregulloreje
- Te siguroje te U.S. te veproj ne menyre te drejte dhe demokratike
- Te bashkpunoje me unionin e studenteve
- Te siguroje nje salle ku do te mbahen mbledhjet e Unionit Studentor
3.3. Detyrat e Unionit Studentor
- T’u permbahet pikave te caktuara te kesaj rregulloreje;
- Te angazhohet ne perfaqesim te denje te studenteve;
- Te bashkpunoj me organizata tjera jashte Kolegjit dhe te krijoje partneritet;
- Te mbaje mbledhje se paku nje here ne muaj deri ne nje here ne jave;
- Te mbaje mbledhje se paku nje here ne muaj me perfaqesues te bordit te Kolegjit Rezonanca.
- KOMPETENCAT E UNIONIT STUDENTOR
- Kryesia ka te drejte te largoj nga Unioni Studentor secilin anetar qe ka 3 mungesa te pajustifikueshme ne mbledhje te Unionit
- Kryesia dhe perfaqesuesit kane te drejte te largojne nga Unioni studentor secilin anetar ne cdo kohe me shumice te thjeshte vote per arsyje te mos permbushjes se detyrave dhe obligimeve ne menyre adekuate kundrejt perfaqesimit te studenteve, me aprovim nga studentet te cilet i perfaqeson perfaqesuesi, pastaj zgjedhet perfaqesuesi i ri me shumice te thjeshte vote nga studentet.
- Kryesia dhe perfaqesuesit kane te drejte te shkarkojne nga pozita kryetarin/zevendes kryetarin ne cdo kohe me shumice absolute vote per arsyje te mospermbushjes se detyrave dhe obligimeve te parapara me kete rregullore.
- Kryetari/zevendes kryetari i shkarkuar mund te vazhdoj te jete anetare i unionit si perfaqesues nese studentet pajtohen te perfaqesohen nga studenti ne fjale.
4.1. Zgjedhja dhe shkarkimi i kryetarit dhe nenkryetarit te US
Kryetari i US duhet te zgjedhet me vota te shumices absolute nga numri i pergjithshem i anetareve te US. Propozimet per kandidat duhet te behen gjate mbledhjes se kryesuar nga anetari me i vjeter i US dhe duhet te votohet ashtu sic parashihet ne rregullore.
Nese asnjeri nga kandidatet nuk fiton shumicen absolute te votave ne radhen e pare te votimit, atehere organizohet radha e dyte e votimit per kandidatin me numer me te madh te votave. Nese kandidati nuk merr shumicen e votave as ne radhen e dyte te votimit, atehere votimi behet ne baze te votave te nje perfaqesuesi per program studimore.
Kryetari mund te shkarkohet nga funksioni i tij me shumicen absolute te votave permes nje votimi ne baze te numrit te pergjithshem ne anetareve te US sic eshte permendur me larte.
Ne rast te doreheqjes apo shkarkimit te kryetarit, zevendes kryetari e merr kryesimin e perkohshem dhe brenda 7 diteve e therret takimin per rizgjedhje te kryetarit. Kryetar i ardhshem mund te zgjedhet edhe zevendes kryetari, pastaj emerohet nje zv. kryetar i ri.
Zevendes kryetari i US zgjedhet nga anetaret e US me shumice te thjeshte te votave. Propozimet per kandidat behen njekohesisht gjate takimit dhe pastaj votohen ne pajtim me kete rregullore.
Ne rast te votave te barabarta, mund te mbahen deri ne dy (2) votime ne mes te dy kandidateve. Nese nuk arrihen rezultate pas dy votimeve te njepasnjeshme, votohet me programe studimore.
Zevendeskryetari mund te shkarkohet nga pozita me shumice absolute te votave permes nje votimi.
Ne rast te doreheqjes apo shkarkimit te nenkryetarit, kryetari therret mbledhjen per rizgjedhje te zevendeskryetarit brenda shtate (7) diteve.
4.2. Mbledhjet
- Kryetari therret dhe kryeson mbledhjet e US
- Nese kryetari nuk ka mundesi ta kryesoje mbledhjen, atehere autorizohet zevendes kryetari te merret me kryesimin e mbledhjes.
- Kryetari i therret takimet e US sipas nevojes. Gjate periudhes se studimeve mbledhjet e rregullta duhet te mbahen se paku nje here ne muaj.
- Takimet e jashtzakonshme mund te mbahen ne cdo kohe, sipas procedurave te parapara, mirepo rendi i dites duhet te kufizohet vetem ne nje pike.
- Mbledhjet mund te jene te hapura per publik pervec nese ne disa raste vendoset ndryshe.
- Anetaret e US duhet te ftohen nga kryesuesi i mbledhjes se paku nje (1) dite para mbajtjes se mbledhjes.
- Kryetari eshte i obliguar ta therras mbledhjen pa vonese, kur kerkojne nje e treta e anetareve te US dhe nese kerkesa me shkrim ka arsyje te forte.
4.3. Pjesmarrja ne mbledhje dhe zevendesimi
- Te gjithe anetaret e US kane te drejte dhe jane te obliguar te marrin pjese ne mbledhje.
- Gjate takimeve, anetaret votojne vetem personalisht.
- Delegimi i votes nuk eshte i lejueshem.
- Anetaret duhet te nenshkruajne ne listen pjesemarrese ne takim te US. Lista e pjesemarrjes eshte pjese perberese e procesverbalit te mbledhjes e cila pergatitet dhe distribuohet nga nenkryetari. Anetari mund te mungoje per shkaqe te ndryshme per te cilat duhet te njoftohet kryetari paraprakisht.
4.4. Fillimi i mbledhjes dhe aprovimi i rendit te dites, rrjedha e mbledhjes, kerkesat
- Kryetari/ja e hap, kryeson, nderpren dhe mbylle mbledhjen.
- Rendi i dites pergatitet nga kryetari dhe zevendeskryetari.
- Kryetari eshte i obliguar te perfshije kerkesat me shkrim ne rend te dites, te cilat duhet te dorezohen ne kohe dhe te cilat kane baze.
- Ne fillim te mbledhjes kryetari konfirmon anetaret pjesemarres
- Kryetari ua jep fjalen anetareve per diskutim, siguron perfundimin e diskutimit per nje mori temash, vendos ceshtjet ne votim, konfirmon aprovimin apo refuzimin e propozimeve, ndermerr masat e duhura per te siguruar qe takimi ka progres, deklaron mbylljen e takimit.
- Anetaret e US kane te drejte te propozojne ndryshime apo te shtojne pika per diskutim
- Materialet apo kerkesat mund te aprovohen me shumicen absolute te votave.
- Pas aprovimit te rendit te dites, vazhdohet me diskutime per ceshtje brenda kornizave te rendit te dites.
- Te gjithe anetaret e pranishem te US mund te marrin pjese ne diskutim
- Kryetari i jep fjalen secilit anetar sipas radhes dhe askush nuk mund te diskutoje pa iu dhene fjala nga kryetari.
- Anetari i cili merr fjalen eshte i obliguar t’i permbahet temes per te cilen diskutohet. Secili anetar i cili konsideron se eshte penguar gjate diskutimit, me aprovim te Kryetarit ka te drejte te merr perseri fjalen. Replika per ceshtjet e njejta eshte e lejuar vetem dy here.
- Kryetari ka te drejte te nderpres mbledhjen per me shume se 30 minuta me pelqim te anetareve pjesemarres te US.
- Kryetari/ja eshte i obliguar ta nderpres mbledhjen nese ai/ajo e konsideron veten jo te afte ta vazhdoj takimin, ose autorizon zevendes kryetarin te vazhdoje mbledhjen.
- Secili anetare ka te drejte te paraqes kerkesa per temat aktuale
- Kryetari ka te drejte te kerkoje qe kerkesa te behet me shkrim
- Kerkesat per rregulla procedurale duhet te justifikohen shkurtimisht. Sipas kerkeses me “pro” ose “kunder”.
- Kryetari dhe te gjithe anetaret e US jane te obliguar t’i permbahen dhe te respektojne dispozitat e kesaj rregulloreje.
- Per shkeljen e rendit ne mbledhje mund te shqiptohen masa:
- Paralajmerim
- Marrja e fjales
- Perjashtim nga mbledhja
- Paralajmerimi mund t’i shqiptohet anetarit te panishem nese ai/ajo me sjelljen e tij/saj dhe me menyren e diskutimit veshtireson ose krijon obstruksione ne procedimin normal te mbledhjes.
- Marrja e fjales i shqiptohet personit i cili permes sjelljes dhe fjalimit pengon procedimin normal te mbledhjes vetem pasiqe i eshte dhene paralajmerimi
- Paralajmerimi jepet nga kryetari ose zevendes kryetari
- Marrja e fjales jepet nga kryetari ose zevendes kryetari
- Anetari perjashtohet nga mbledhja nese ai/ajo edhe pasiqe i eshte marre e drejta e fjales ka vazhduar te pengoje mbledhjen.
- US me shumice te thjeshte te votave mund ta perjashtoje anetarin nga mbledhja.
- Anetari i cili tri (3) here perjashtohet nga mbledhja, automatikisht perjashtohet nga anetaresia e US.
4.5. Procesverbali i mbledhjes
- Procesverbali duhet te mbahet per secilin takim te US. Duhet te nenshkruhet nga kryetari dhe procesmbajtesi (i cili caktohet nga kryetari)
- Procesverbali duhet te permbaje vendin, daten, kohen e fillimit dhe mbarimit te mbledhjes, rendin e dites, listen e pjesemarresve, te gjitha kerkesat dhe vendimet perkatese, pershkrimin e pergjithshem te zhvillimit te diskutimeve.
- Procesverbali duhet te arkivohet bashke me te gjitha materialet sipas radhes dhe rendit te dites dhe te ruhet si dokumentacion afatgjate.
4.6. Dispozitat perfundimtare
- Dispozitat e kesaj rregulloreje vlejne per te gjithe anetaret e US si dhe studentet tjere apo persona te trete te perfshire ne kete rregullore.
- Kryetari eshte i obliguar per implementimin e kesaj rregulloreje
- Ndryshimet dhe plotesimet e kesaj rregulloreje behen ne procedure te thjeshte te njejte si ajo e miratimit te saj.