Kemi nderin të njoftojmë se në emër të Rektorit, Prof. Asoc. Dr. Milazim Gjocaj, MD, MSc, PhD përfaqësoi me krenari AMECC Rezonanca në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare ICONST EST në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Një falënderim i veçantë për profesorët tanë të shkëlqyer që për tri ditë radhazi prezantuan në këtë ngjarje hulumtuese dhe shkencore të nivelit të lartë, duke sjellë njohuritë dhe përvojat e tyre të çmuara!
Po ashtu, nënshkruam një Marrëveshje Bashkëpunimi me “Association of Kutbilge Academicans” për shkëmbim të stafit dhe studentëve, duke vazhduar rrugën drejt suksesit.