Alma Mater Campus “Rezonanca” shënon Ditën Botërore të Mamisë me një aktivitet sensibilizues dhe edukativ

Me rastin e Ditës Botërore të Mamisë, studentët e Kolegjit “Rezonanca”, nën shoqërinë e ligjërueseve Fatime Zeneli dhe Afërdita Lahu, realizuan një vizitë në Qendrën “Së Bashku” në Mitrovicë — një hapësirë që ofron mbështetje për personat me aftësi të kufizuara.

Gjatë kësaj vizite, u zhvillua një bashkëbisedim i hapur dhe i ndjeshëm rreth shëndetit riprodhues dhe sfidave që përballen këta individë për shkak të pabarazive shoqërore. Pjesëmarrësit treguan interes të veçantë dhe ndanë përvojat e tyre jetësore, duke ofruar një perspektivë të vlefshme për të gjithë të pranishmit.

Ky aktivitet pati për qëllim jo vetëm sensibilizimin për të drejtat dhe nevojat e kësaj kategorie, por edhe ofrimin e një përvoje të rëndësishme akademike për studentët tanë, të cilët patën mundësinë të mësojnë drejtpërdrejt nga zërat e personave të prekur.

Leave a Reply